Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nuk është problemi te ‘dhoma e luksit’ e ministres Gjonaj

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Nuk është problemi te ‘dhoma e luksit’ e ministres Gjonaj

Nga: Fitim Zekthi

Ministrja shqiptare e drejtësisë Etilda Gjonaj është vënë përballë akuzave të shtypit se shpenzoi 700 euro nga paratë e qytetarëve për të fjetur një natë në një hotel. Debati është bërë shumë i ashpër për arsye të kuptueshme.

Pavarësisht se sa në rregull me ligjin nga pikëpamja formale mund të ketë qenë ministrja, të shpenzosh 700 euro për të fjetur një natë është e papranueshme. Ato janë paratë e qytetarëve të cilat qeveritarët kanë përgjegjësi t’i përdorin me shumë kujdes. Bota demokratike i ka kushtuar  një rëndësi të madhe mënyrës se si politikanët sillen me paratë e njerëzve, duke bërë që kushdo që kapet në shpërdorim, qoftë edhe me një biletë kinemaje, apo me një faturë telefoni, detyrohet të largohet nga detyra.

Megjithatë debati te ne, ndonëse shumë i ashpër nuk shkon kurrë te thelbi. Ministrja Gjonaj është personi ndaj të cilit u zbulua ky fakt, por ministra të tjerë, zyrtarë të tjerë, qeveritarë të lartë apo edhe kryeqeveritari sillen me paratë e njerezve në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme.

Pa hyrë në diskutime mbi tendera apo koncesione të dyshimta, me miliona euro, për të cilat duhet të flasë Prokuroria, mjafton të shohësh mënyrën se si vishen, se çfarë makinash përdorin, se çfarë shtëpish kanë, se çfarë jete bëjnë, se si i dërgojnë fëmijët nëpër shkolla apo për pushime të shtrenjta në botë, për të kuptuar se këta njerëz kanë një marrëdhënie mjaft shqetësuese me paranë publike, të cilën në shumë raste e shohin si diçka tek e cila mund të fusin duart lehtë.

Ky abuzim me paratë publike, ky shpërdorim i parave të njerëzve, nxjerr në fakt një problem më të thellë se sa vetëm shpërdorimi ose vjedhja të cilat janë padyshim kriminale. Para se të shkojmë te ky problem duhet pranuar që shumica e njerëzve të qeverisë, shumica e funksionarëve të lartë të cilët janë vetëm punonjës shtetërorë me paga të buxhetit të shtetit, janë pasuruar vetëm nga abuzimi. Janë shumë të paktë zyrtarët që vijnë nga biznesi, apo që kanë qenë të pasur para se të hynin në politikë.

Në thelb problemi i vërtetë është kulturor. Ky problem nuk ka prekur vetëm qeveritarët apo zyrtarët e lartë, ku problem është sot një lloj sëmundjeje e rëndë që po shkatërron tërë shoqërinë.

Ministrja Gjonaj duke zgjedhur të shkojë në një dhomë hoteli që kushton 700 euro ka zgjedhur të shkojë në dhomë luksi. Kryeministri Rama ndërron gati çdo ditë kostumet dhe këmishat. Kryeministri Rama është shfaqur para publikut me veshje nga më të famshmet dhe më të shtrenjtat, që nga brekushet te tutat, nga xhaketat te bluzat etj. Kryeministri jeton në një shtëpi në periferi të Tiranës e cila duket shumë e veçantë dhe shumë e kushtueshme. Ministrat dhe ministret vishen si njerëz të botës së filmave apo të modës.

Deputetët dhe ministra, vetë kryeministri, shihen në stadiumet e Torinos apo të Barcelonës, të Munihut apo të Romës duke parë ndeshje futbolli ku biletat janë disa qindra euro. Kryeministri është parë edhe në pallatet e sportit të SHBA-së për të parë ndeshje të NBA-së.

Është një kulturë e tërë e ndjekjes së luksit, e ekzaltimit të kënaqësive që të jep veshja, hoteli i shtrenjtë, pasja e makinave të fundit, e zotërimit të vilave, e mbajtjes së bizhuterive etj. Kjo lloj kulture ka infektuar rëndë gati të gjithë rininë, thuajse të gjithë studentët, të gjithë adoleshentët.  Kjo lloj kulture ka shtyrë me siguri edhe ministren Gjonaj të shkojë në një dhomë hoteli që kushton 700 euro. Kjo lloj kulture e bën kryeministrin Rama të shkojë në ndeshje të NBA-së, apo në stadiume të Torinos, kjo lloj kulture e bën ministren Spiropali apo ish ministrin Ahmetaj të ecin me makina që kushtojnë deri mbi 50 mijë euro, kjo lloj kulture i shtyn qeveritarët të bëjnë gjithçka për të patur vila, kjo lloj kulture i shtyn adoleshentët të ëndërrojnë makina të shtrenjta dhe femra të bukura, të ëndërrojnë luksin etj.

Por ndyshe nga të rinjtë dhe adoleshentët që ëndërrojnë luksin, makinat, paratë, hotelet e shtrenjta dhe femrat e bukura, të cilët thjesht zhysin në kolaps jetët e tyre me këto ëndërrime dhe me ndjekjen e këtyre ëndërrimeve, qeveritarët apo politikanët, ministrja Gjonaj apo kryeministri Rama, ish-ministrat Ahmetaj apo Gjiknuri, deputetët Balla apo Hyseni etj., nuk shkatërrojnë jetët e tyre (padyshim që edhe atë e bëjnë). Ata shkatërrojnë jetët e shoqërisë dhe të institucioneve dhe e bëjnë një vend të mos ketë kurrë sundim të ligjit dhe të së drejtës.

Dëshira për luks ose joshja për të jetuar mes vilave, veshjeve të shtrenjta, modës etj., është diçka e përhapur gjerësisht nga kultura e sotme, jo vetëm te ne. Megjithatë, politika kudo i përqesh, i përçmon qeveritarët që jetojnë në luks dhe i përzë, i ndëshkon qeveritarët që jetojnë në luks dhe që janë pasuruar nga të qenit në politikë. Rastet janë pafund, por po përmendim vetëm dy. Një ministër në Norvegji u dorëhoq vetëm sespe kishte marrë celularin e punës në një udhëtim familjar. Sekretari i Shëndetësisë, Tom Price, në SHBA dha dorëheqjen vetëm sepse kishte shpenzuar para nga buxheti duke bërë fluturime pune me çarter. Sigurisht, që ai nuk e kishte thyer ligjin, por kishte harxhuar shumë.

Joe Biden është sot kandidat për president në SHBA. Ai ka qenë 8 vjet zv/President dhe rreth 30 vjet senator. Kur u sëmur djali i tij Beau Biden (i cili vdiq) zv/Presidenti Biden nuk kishte para për spitalin dhe kërkoi të shesë shtëpinë e tij. Pra, shihet se çfarë jete larg abuzimit me paratë e njerëzve bënte Biden.

Sa i takon aspektit më të gjerë, dëshirës për luks apo të joshjes nga makinat, veshjet, seksi dhe femrat e bukura, hotelet dhe vilat, shembulli më madhor është ai i Alesandro Serenelit. Sereneli, kur ishte 20 vjeç, në fillim të shekullit të kaluar, u përpoq të përdhunojë fqinjën 11-vjeçare, Maria Goreti. Kur ajo po mbrohej nga sulmi i tij duke i kërkuar mëshirë, ai e qëlloi me thikë 14 herë. Në shtratin e vdekjes Maria Goreti tha se e falte Serenelin. Sereneli vuajti 27 vjet në burg. Kur ishte në burg Serenelit iu shfaq Maria dhe kjo gjë e tronditi. Kur doli nga burgu ai filloi një jetë të re, u bë kopshtar në një manastir. Shkoi tek e ëma e Marias dhe i kërkoi falje dhe pajtim. Pas disa vitesh në manastir, kur ishte 80 vjeç Sereneli shkroi një testament ku thoshte se ishte në fund të jetës dhe po përcillte një mesazh.

“Kur shoh pas në jetë, tha ai, në rininë e hershme e kuptoj se hyra në një rrugë krejtësisht të mbrapshtë. E pashë botën atëherë nga lajmet, nga shfaqjet e show bizzit, nga shembujt e këqij, nga jeta e luksit që shfaqej si joshje, nga dëshira për para, veshje, etj.”

Pra, shoqëritë në vendet demokratike, megjithë shumë e shumë probleme, përpiqen t’i qasen tmerrit që rri mbi kryet e rinisë dhe të gjithë njerëzve duke u fokusuar te shembuj si dorëheqja e Price, ose te shembuj si zv/Presidenti Biden dhe, padyshim, te shembuj si pendimi i Serenelit.

Ne jemi, për fat të keq, fokusohemi tek e kundërta.

Tags: Etilda GjonajFitim Zekthihotelishpenzimet

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Robert Aliaj largohet nga “Dance With Me 6”, zbulohen çiftet e konfirmuara

Robert Aliaj largohet nga “Dance With Me 6”, zbulohen çiftet e konfirmuara

Banorët gjejnë turistin e bllokuar në Theth

Banorët gjejnë turistin e bllokuar në Theth

E rëndë/ Ndahet nga jeta vajza 9-vjeçare e ish-trajnerit të Barcelonës

E rëndë/ Ndahet nga jeta vajza 9-vjeçare e ish-trajnerit të Barcelonës

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com