Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Nuk është problem marrëveshja, rëndësi ka produkti i saj

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Nuk është problem marrëveshja, rëndësi ka produkti i saj

Nga: Ervis Iljazaj

Që nga 2017, marrëveshjet midis Ramës dhe Bashës shihen me skepticizëm, si një pazar, dhe ku gjithmonë del fitimtar Edi Rama. Për hir të vërtetës, jo të gjitha këto opinione janë të pabaza, duke parë se si shkoi marrëveshja e 17 majit midis Bashës dhe Ramës. Edhe kesaj herë, sapo opozita mori pjesë në tryezën e reformës zgjedhore, aq me tepër pas nje viti të aksionit opozitar radikal, me djegie mandatesh dhe bojktotim të zgjedhjeve të 30 qershorit, dhe ku opozita u përbetua se s’do të merrte pjesë në zgjedhje me Ramën kryeministër, kritikat vërshuan ndaj Lulzim Bashës.

Akuzat ishin të tipit se tradhtoi kauzën opozitare, se ju nënshtrua pushtetit të Edi Ramës, apo se këtë tryezë e kishte edhe një vit më parë, kështu që nuk ishte nevoja për të djegur mandatet.

Ky gjykim, është një gjykim i shpejtuar, pasi askush nuk e di se çfarë do të dalë nga ajo tryezë, dhe se çfarë garancish shtesë do të marrë opozita për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Për të dhënë një gjykim, duhet të presim muajin mars kur të dalë produkti i kësaj marrëveshje. Në këtë kuptim, marrëveshja midis opozitës dhe mazhorancës nuk përbën asnjë problem për të gjykuar nëse opozita ka vepruar drejtë apo jo, rëndësi ka se çfarë produkti do të dalë nga ajo. Për këtë gjë duhet të presim deri në mars.

Së dyti, ulja e opozitës duhet parë në një kontekst të ri ku ndodhen ngjarjet politike sot. Një kontekst i cili është totalisht i ndryshëm nga ai i para 30 qershorit. Prandaj, ulja në tryezë me mazhorancën nuk është një inkoherencë, por një konteskt totalisht i ndryshëm.

Për një vit me radhë, aksioni opozitar sensibilizoi opinionin publik për disa nga kauzat e saj më të rëndësishme, të cilat tashmë janë ngulitur  në memorien kolektive. Djegia e mandateve mund të konsiderohet një fushatë elektorale e gjatë. Në këtë kuptim, opozita i ka disa arritje. Prandaj, argumentat se opozita e kishte tryezën zgjedhore edhe para një viti dhe s’kishte pse të sillej në këtë mënyrë, janë argumeta që nuk qëndrojnë. Politika ka strategjitë dhe taktikat e saj për të arritur qëllimin.

Edhe për faktin se nëse do të gjykonim politikanët nga koherenca e veprimeve dhe fjalimeve, me shumë mundësi 70 përqind e tyre në të gjithë botën do të ishin larguar nga politika. Prandaj, Një veprim politik ka kuptim në momentin e duhur dhe në kohën e duhur.

Përtej të gjitha këtyre arsyeve, egziston dhe një arsye tjetër se përse opozita nuk duhet paragjykuar për uljen e saj me mazhorancën, dhe s’ka përse të kompleksohet për këtë veprim. Të gjithë ata që kërkojnë revolucionin e opozitës, nuk marrin parasysh një elementë të rëndësishëm. Opozita mund të bëjë revolucion vetëm me një kusht. Vetëm nëse i shpall luftë Shteteve të Bashkuara dhe BE-se, gjë e cila është totalisht e pamundur, jo vetëm për pamundësinë, por edhe për faktin se Partia Demokratike është një parti tërësisht perëndimore, dhe s’mund të bjerë pre e konfliktit me ShBA-në.

Që në krye të herës, opozita shqiptare kur dogji mandatet nuk i bëri llogaritë me qëndrimet e ndërkombëtarëve në Shqipëri, të cilët nuk mund ta mbështesnin kurrsesi një veprim të tillë, pasi për nga natyra diplomacia është formale dhe procedurale.

Edhe kjo tryezë nga të gjitha të dhënat ishte një tryezë e mundësuar nga ndërkombëtarët për të filluar zbatimin e kushteve të Bundestagut, të cilat mund të konsiderohet dhe një fitore e opozitës.

Prandaj, vazhdimi i opozitës në konflikt me aleatët ndërkombëtarë të Shqipërisë do të ishte një vetasgjësim i saj. Duam apo s’duam ne, ndërkombëtarët në Shqipëri për shumë arsye vazhdojnë të jenë shumë të rëndësishëm.

Kështu që, kritikat e inkoherencës së opozitës bëhen vetëm nga ata që nuk e njohin as politikën dhe as kontekstin e ri që është krijuar. Në politikë, akti i fundit i koherencës është lufta./Gazeta Liberale

 

Tags: bashaMarrëveshjarama

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Gruaja, shtylla kryesore e familjes. Figura e saj në statutet e Shkodrës

Gruaja, shtylla kryesore e familjes. Figura e saj në statutet e Shkodrës

Koncesioni i sterilizimit, SPAK merr në pyetje mjekun Artan Koni

Koncesioni i sterilizimit, SPAK merr në pyetje mjekun Artan Koni

Kroacia merr presidencën e BE-së/ Soreca: Historike

Kroacia merr presidencën e BE-së/ Soreca: Historike







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

LAJMI I FUNDIT: Balliu tenton t’i mbyllë mikrofonin Ballës, tensione në Kuvend
Politikë

LAJMI I FUNDIT: Balliu tenton t’i mbyllë mikrofonin Ballës, tensione në Kuvend

by mirseda
19:27 | 05/03/2026
0

Ka rifilluar me tensione seanca e pasdites në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetari i Kuvendit ia ka ridhënë...

Agron Shehaj: Në Rrjoll po shkruhet historia e protestave, “Mundësia” në krah të qytetarëve

Agron Shehaj: Në Rrjoll po shkruhet historia e protestave, “Mundësia” në krah të qytetarëve

19:25 | 05/03/2026
VIDEO: Raketë balistike iraniane godet fabrikën e naftës në Bahrein, shpërthejnë flakët

VIDEO: Raketë balistike iraniane godet fabrikën e naftës në Bahrein, shpërthejnë flakët

19:19 | 05/03/2026
Erdogan bisedë me Macron: Zgjatja e konfliktit rrezikon gjithë botën

Erdogan bisedë me Macron: Zgjatja e konfliktit rrezikon gjithë botën

19:13 | 05/03/2026
Aksident në aksin “Manëz–Durrës” 24-vjeçari përplaset me një automjet të parkuar, dërgohet në spital

Aksident në aksin “Manëz–Durrës” 24-vjeçari përplaset me një automjet të parkuar, dërgohet në spital

19:11 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com