Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Nuk është gjithë faji i Ronelës!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Dritan Hila

Kënga e Ronela Hajatit nuk është rrufe në qiell të pastër. Madje Ronela nuk është përfaqësuese e fundit që kemi kapur, pasi nuk ka zë të keq dhe nuk është faji i saj pse do t’i përshtatet për të mbijetuar një tregu që nuk e ka deformuar ajo.

Ka kohë që jemi në një degradim të kulturës tonë në të gjitha fushat, por sidomos në fushën e muzikës.

Tekste që në botë quhen demencialë; muzikë që më shumë është një grumbull tingujsh dhe individë që nuk kanë asnjë të dhënë vokali, kanë zënë skenat shqiptare duke bërë që publiku me shije t’i largohet produktit shqiptar.

Në muzikë një këngëtar cilësor e ka pothuajse të pamundur të mbijetojë me të ardhurat e punës së tij. Shijet e ulëta të tregut si pasojë e bombardimit me plehra zanore; pirateria muzikore e nivelit afrikan; tregu i vogël, e bëjnë të pamundur që arti cilësor të mbijetojë.

Për të mbajtur familjen, një këngëtar me nivel do t’i duhet ose të kërkojë reklamë, por edhe kjo fushë po zvogëlohet pasi bizneset më shumë preferojnë të subvencionojnë këngëtaret që i zënë dashnore, kurse klubet më shumë duan artistë që në vend të vokalit, praktikojnë leap dance.

Ndërkohë publiku shqiptar është i malluar që të dëgjojë një këngë normale ku i këndohet dashurisë, ndarjes, dhimbjes, në mënyrë normale.

Do të duhej subvencion nga shteti që këngëtarët e muzikës së lehtë të mbijetojnë, por këtu çështja komplikohet. Si do shpërndaheshin këto para dhe kush do t’i vlerësonte nga administrata shtetërore artistët cilësorë?

Rasti i Festivalit në RTSH i cili është i mirësubvencionuar dhe ku mendohet që selektorët janë profesionistë, është ai që në fund na jep produktin e Ronelës. Ç’ka lë një shije të hidhur dhe dyshim të madh se edhe nëse do të jepeshin para, kjo administratë do t’i bënte rishtas tym. Dyshim i cili kthehet në bindje kur shikon se degradimi i këtij eventi, juritë qesharake që janë më ibret sesa ajo që lejojnë në skenë, ka kohë që ka filluar.

Dhe këtu nuk dua të merrem aspak me vajzën në fjalë. Ajo thjesht na bëri përshtypje pasi ranë dritat e skenës mbi të. Por tregu ynë është i mbushur me këngëtare që më shumë se zërin, ekspozojnë asetet fizike dhe të cilave vështirë se mund t’iu gjesh një album në qarkullim; me deficentë që nën tinguj të vonuarish mendorë dhe me tekste analfabetësh flasin për jetë mes drogës, makinave luksoze, armëve dhe dashnoreve si skllave seksi.

Gjithë ky reagim i publikut në vetvete nuk është ndaj Ronelës e cila thjesht i dha emër një fenomeni; aciditeti i publikut ndaj fenomenit nuk është konservatorizëm ndaj rrymave të reja muzikore por një veleritje ndaj llumit që zë skenat, ndaj degradimit në tekste, muzikë dhe këngëtarë që më shumë ngjajnë me eskorta apo shpërndarës droge.

Fenomene të tilla të “trash culture” ekzistojnë edhe në botë por nuk janë përfaqësuese të vlerave të një kombi. Njerëzit janë të revoltuar pasi vetë shoqëria jonë është pa filtra; supervizorët e artit të babëzitur kurse përfaqësuesit e shtetit pa frena.

Pastaj situata është dëshpëruese kur merren me kilet e Ronela Hajatit, apo me biografinë e saj. Këtu pastaj jemi në fushën e psikiatrisë, që tregon se shumëkush në këtë vend vuan degradimin.

Tags: Dritan HilaEurovisionRonela Hajati

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Ç’lidhje ka l*fta e Ukrainës me krimin kibernetik?

Supermarketet nisin kufizimet e shitjes së vajit të lulediellit nga 3 deri 6 litra për konsumatorin

"Jetoj me tre burra në shtëpi"/Çiljeta në një rrëfim ndryshe për jetën e saj







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vrasja e policit në Lozhan,reagon Begaj:Ngushëllime familjes,solidaritet në emër të shtetit shqiptar

by mirseda
10:03 | 04/06/2026
0

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku një polic...

Polici u vra gjatë një operacioni, kolegu u plagos, ministri i Brendshëm dënon aktin kriminal

09:49 | 04/06/2026

Ngjarja në Maliq, Rama shpall ‘Dëshmor i Atdheut’ efektivin e vrarë: Ndëshkim maksimal për autorin

09:33 | 04/06/2026
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Dosja “Balluku”/ Igli Tare paraqitet në SPAK

09:31 | 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:29 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com