Humbja e Barcelonës ndaj Liverpool ka shkaktuar mërzi, inat por edhe shpërthim teksa katalanasit i thanë ‘lamtumirë’ finales së Champions League.
Anglezët fituan 4-0 në Anfield ndaj Barcelonës, teksa lojtarët Origi dhe Wijnaldum shënuan nga dy gola secili.
Një nga fansat e Barcelonës, këngëtari kinez Su Xing, ka shpërthyer pas humbjes, duke iu vërsulur televizorit.
Këngëtari goditi me shkelma dhe grushta televizorin, kur po transmetohej imazhi i Kloop, duke takuar lojtarët e Barcelonës.