Një 50-vjeçar ka preferuar burgun, sesa qëndrimin me gruan në shtëpi. Mediat botërore i kanë bërë jehonë rastit të një 50 vjeçari nga Italia, i cili ishte dënuar nga gjykata me masën “arrest shtëpie” për grabitje. Jetesa i ishte kthyer në një makth të vërtetë, dhe e kishte të pamundur që të jetonte në një banesë me bashkëshorten e tij.
Pas një grindje rutinë, ai ka hequr byzylykun elektronik dhe është paraqitur në burgun e Giarres, duke iu shpjeguar rojeve se preferonte që të qëndronte në qeli. Për të, burgosja ishte shumë herë më mirë sesa bashkëjetesa me gruan.
Tentativa e tij ka dështuar, pasi gjykatësi vendosi ta kthente sërish në “arrest shtëpie”.