E martë, 27 Tetor, 2020
19 C
Tirana

VIDEO/ 1925: Serbët paguan 100 mijë dinarë për “kokën” e Bajram Currit

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Vdekja e njërit prej atdhetarëve më të shquar shqiptarë, Bajram Curri, mbetet një enigmë edhe sot pas 94 vitesh. U vra apo u vetëvra? Kush e vrau plakun e maleve? A u tradhtua dhe përse? Ishin shqiptarë apo serbë, ata që e ndoqën deri kur ai dha shpirt? Përgjatë dekadave dhe periudhave të ndryshme historike, janë dhënë hipoteza nga më të ndryshmet, pamundur që të zbardhet tërësisht se si qëndron e vërteta.

Po kush ishte Bajram Curri? Kush ishte realisht i interesuar për ta vrarë, dhe pse Zogu i bëri ceremonial shtetëror? I lindur në Krushë të Madhe në vitin 1862, një fshat në krahinën e Gjakovës, mbi një karro i rrethuar prej bajonetave turke, kur prindërit e tij të njohur për tradita patriotike, po dërgoheshin në burgun e Prizrenit në Kosovë. Gjashtë muajt e parë të jetës i kaloi në burg me të ëmën.

Bajram Curri, fëmijërinë e tij e kaloi në Gjakovë, ku nuk kishte asnjë shkollë shqipe. Që i vogël, ai ishte dëshmitar i masakrave serbe ndaj njerëzve të tij. Si pinjolli i një familje të mirë dhe patriotike, u rrit me urrejtje për serbët. Që më 1899, kohë kur u formua Lidhja Shqiptare e Pejës, Bajram Curri ishte përkrah Haxhi Zekës. E ndihmoi lëvizjen dhe ndonëse ishte i pa shkollë i donte të shkolluarit, duke këmbëngulur që shqiptarët të shkollohen në gjuhën e tyre.

Në prag të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, vihet në krye të kryengritjeve popullore, duke u përleshur me ushtritë pushtuese serbo-malazeze në Plavë e në Guci, në Krasniqe dhe Gash. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” e zgjodhi anëtar, dhe i ngarkoi detyrën e përfaqësuesit në Konferencën e Paqes për mbrojtjen e çështjes shqiptare. Bajram Curri zgjeroi shumë lidhjet me popullsinë e Malësisë së Veriut.

Pajtoi gjaqet e shumta në zonën e Gashit e të Krasniqes, kreu kuvende që lidhën besën midis krahinave, midis Nikaj-Mërturit, Shalës e Postribes, dhe vendosi bashkëpunimin me qarqet antizogiste në Shkodër. Veprimtaria e shumanshme atdhetare e Bajram Currit, spikati me forcë edhe në jetën politiko-shoqërore shqiptare të viteve 1920-1924.

Ai dha një ndihmesë të dorës së parë, si në luftën për konsolidimin e shtetit të pavarur shqiptar, ashtu edhe në konfrontimet që i hapnin rrugë demokratizimit të jetës politike në Shqipëri. Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes në vitin 1920, gjeti tek ai një mbështetje të fuqishme dhe prijësin që i duhej për të shpartalluar çdo pengesë në rrugën e sigurimit dhe konsolidimit të pavarësisë së vendit.

Pavarësisht vendimeve të Konferencës së Londrës, Bajram Curri nuk e kishte braktisur vendlindjen e vet, Gjakovën. Ai madje thuhej se po përgatitej për organizimin e një kryengritje mbarëshqiptare në Kosovë kundër regjimit shtypës jugosllav. I shqetësuar nga raportimet në terren, Beogradi kontaktoi me Ahmet Zogun në Tiranë, duke i kujtuar të shpërblente ndihmën e dhënë, për t’u rikthyer në Tiranë në dhjetorin e vitit 1924.

Zhvillimet politike herë-herë konfliktuale, si dhe martesa e Ceno Bej Kryeziut me motrën e Ahmet Zogut, ndikuan në ftohjen e marrëdhënieve të Bajram Currit me Zogun. Për rrjedhojë, nga marsi 1922, Bajram Curri zgjodhi rrugën e veprimit të armatosur kundër institucioneve shtetërore shqiptare.

Ai qe një ndër protagonistët kryesorë në Revolucionin e Qershorit 1924. Pas Triumfit të Legalitetit (24 dhjetor 1924), u tërhoq në Krasniqe, duke qëndruar si mik i bajraktarit të Krasniqes, Sali Manit nga ku vazhdoi përpjekjet e tij të dëshpëruara, për organizimin e një lëvizjeje të re kundër pushtetit legjitim në Tiranë.

Më 2 janar 1925, Bajram Curri mbledh parinë e Krasniqes dhe një ditë më pas deklarohet besa e Krasniqes “për me i kundërshtue çdo mësymjeje qeveritare”. Më 8 janar, rreth agimit, forcat e Currit nga Krasniqja sulmojnë Gashin dhe mbas një luftimi ku mbetën 10 të vdekur dhe 1 i plagosur nga forcat qeveritare, dhe 1 i vrarë e 1 i plagosur nga mbështetësit e Currit, Bajram Curri merr vetëm Tropojën, qendrën e Gashit.

Për të shuar këtë rebelim të ri në Veriun e Shqipërisë, Ahmet Zogu, që në atë periudhë ishte kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme, emëron komandant Operacioni për Veriun, Ceno Bej Kryeziun.

Me 9 janar 1925, Ceno Kryeziut iu dërgua telegram urgjent, përmes të cilit kryeministri Ahmet Zogu urdhëronte: “Currin gjallë a vdek duhet ta zini, dhe fuqinë e tij duhet ta shkatërroni krejt, tue marrë gjithë masat që kështu të shuhet revolucioni i Kosovës e të mos përsëritet ma”.

Në vijim të veprimeve operacionale, më 29 janar 1925, Ceno Begu me forcat qeveritare mbërrinë në Gash dhe të nesërmen sulmoi Krasniqen. Sipas informacioneve që vinin nga Prefektura e Shkodrës, rezultonte që Bajraktari i Bujanit, Sali Mani, me 60 veta i ka shkuar në ndihmë Currit.

Kur janë rrethuar në Shpellën e Dragobisë nga forcat zogiste, Mani ka pyetur Bajram Currin se çfarë duhej të bënin? Curri mësohet të jetë përgjigjur se duhet luftuar dhe se nuk mund t’i zihet besë për t’u dorëzuar.

Pas disa orësh luftime, është përhapur lajmi se Bajram Curri, kishte vrarë veten. Por, ky variant është vënë në dyshim. “Nuk e besoj se Bac Bajrami të vriste veten. Por duhet ta kenë vra në pabesi”- thuhet të ketë deklaruar më vonë një nga bashkëluftëtarët e Shpellës së Dragobisë.

Pas vdekjes së Bajram Curri, Sali Mani dhe luftëtarë të tjerë, u arratisën në Gjakovë, prej nga nuk do të mund të lëviznin për rreth 7 vjet, nën kërcënimin me vrasje të Zogut.

Trupi i Bajram Currit u bart prej Krasniqes, nëpër Bytyç dhe u varros në Krumë zyrtarisht. Për kryerjen e ceremonive përkatëse u shpenzuan 400 franga ari, ndërsa morën pjesë mbi 2 mijë persona. Ndërkohë, me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme Ahmet Zogut, xhandarët që kishin marrë pjesë në vrasjen e Bajram Currit u gostitën për 6 ditë, duke shpenzuar 2 mijë franga.

Ndërkohë, në telegramin zyrtar nr.42/III, datë 6 prill 1925, të prefektit të Kosovës Hasan Kryeziu, drejtuar Ministrit të Punëve të Brendshme, përmendet shuma prej 500 napolonash ari, për informatorin që do të jepte të dhënat për vendndodhjen e Bajram Currit. Në vijim të telegramit 42/III, më 10 maj 1925, prefekti Kryeziu do të dërgonte telegramin shifër 42/VI, ku “lutej të merrej parasysh shpenzimi i bám për qëllimin në fjalë tue dërgue këtu të hollat prej andejmi”.

Ceno Kryeziu, do të emërohet Ministër i Brendshëm për eliminimin e armikut nr.1 të Ahmet Zogut. Por, nuk do ta gëzonte gjatë këtë post. Më 14 tetor të vitit 1927, ndërsa po dilte nga një restorant në Pragë të Çekosllovakisë, Ceno Kryeziu do të vritet me pistoletë nga studenti shqiptar Alkibijad Bebi, që e kishte ndjekur Kryeziun edhe gjatë qëndrimit të tij në Beograd.

Pas kryerjes së atentatit në Pragë, Bebi nuk u largua nga vendngjarja, por dorëzohet te organet policore. Pyetjes në gjyq se përse e kishte kryer atentatin, dhe kush qëndronte pas tij, ai përgjigjet: “E kam vrarë Ceno Kryeziun, sepse ai është serbofil, i cili ka bërë përpjekje për t’ia shitur Shqipërinë Jugosllavisë”.

Alkibijad Bebi u vra në sallën e gjyqit nga Zijah Vushtria, një spiun serb nga Kosova, që më vonë u lirua me ndërhyrjen e autoriteteve të Beogradit. Vetë agjentët serbë e kishin arrestuar si të dyshuar, por e kishin liruar në mungesë të fakteve. Disa dokumente, por edhe dëshmi, pretendojnë se autoritetet e Beogradit dhanë plot 100 mijë dinarë për vrasjen e Bajram Currit. Në këtë mënyrë, ata do të shmangnin një kryengritje të mundshme në Kosovë./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Të njoh nga Forumi Rinor i PD”, Eni Vasili debat me Murrizin: A je mirë?

Përplasje të forta mes të ftuarve janë shkaktuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, ku shpeshherë deputeti Myslim Murrizi ka ngritur zërin dhe ka...

Rritje e frikshme e infektimeve, Çekia i rikthehet izolimit

Çekia njoftoi të martën për 10.273 raste të reja me COVID-19. Ndodhur në kushtet kur pandemia ka mbërthyer vendin, janë rikthyer masat kufizuese. Qeveria...

“Janë veprime fëmijësh”, reagon ish banorja e ‘Big Brother’ që i zuri vendin

Në puntatën e radhës në emisionin “Dy Botë” në Rtv Ora, nisi moderimin e emisionit Xhensila Pere, kjo një prurje e re. Ajo ka folur...

Mbi 30 milionë kinezë banojnë ende në shpella, ja cila është arsyeja

Rreth 30 milion kinezë jetojnë ende në shpella. Dhe mbi 100 milionë të tjerë banojnë në shtëpi me një ose më shumë mure të...

Kryemadhi-Veliajt: I ke deklaruar fustanet Dolce & Gabbana të gruas, po vilat?

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur të gjitha akuzave të parashtruara nga ana e kryebashkiakut Veliaj, për vilën private në Gjirin e...