Njerëzit ndajnë mendime të ndryshme nëse mund të pini ujë para se të flini, apo jo. Por mjekët janë të mendimit se nuk duhet të konsumoni ujë para se të flini.
Ata këshillojnë që të paktën dy orë para gjumit të mos pini ujë. Në këtë mënyrë, ke zbrazur edhe fshikëzën e urinës dhe nuk do të zgjohesh gjatë natës.
Sipas tyre, nëse zgjohesh gjatë natës, të paktën një herë dhe për çdo natë, atëherë nuk do të flesh aq orë sa të çlodhesh, apo aq sa trupi ka nevojë. Mungesa e gjumit mund të shkaktojë shumë probleme më vonë, ndaj duhet ndjekur këshilla e mjekëve.











