Në prag të Ditës së Falendërimeve, jepet alarmi lidhur me sigurinë e produktit të gjelit të detit.
Shërbimi i Sigurisë Ushqimore dhe Inspektimit të Departamentit të Bujqësisë të SHBA-së ka bërë thirrje që qytetarët të tregohen vigjilentë pasi dyshohet se salmonela është gjetur në produktin e gjelit të detit.
Në një shitore ku shitej gjel deti i papërpunuar, testi për përmbajtjen e salmonelës rezultoi pozitiv. Madje, këto produkte janë shpërndarë në mbarë botën. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të paktën 74 raste të salmonelës, një prej të cilëve vdekjeprurës, lidhen me përmbajtjen e këtij bakteri në produktet e gjelit të detit.
Simptomat e salmonelës përfshijnë diarre dhe dhimbje të stomakut, si dhe zgjasin 4 deri në 7 ditë. Shumica e njerëzve shërohen pa asnjë trajtim, ndërsa në raste të rralla, infeksioni mund të shkaktojë vdekje të pacientit nëse nuk trajtohet me antibiotikë.
Autoritetet amerikane bëjnë thirrje se në rast të gatimit të gjelit të detit, të jeni supër të kujdesshëm. Këshillohet që të lani duart pasi ta prekni atë, dhe ta gatuani mirë produktin, si dhe të blini gjelat e detit që ndodhen në frigorifer, jo në banak./ TIRANA TODAY