Deputetja e “Grupit 6+”, Duda Balje është tashmë shumë e njohur për publikun falë lajmeve të shpeshta që bëhen për të nëpër portale. Duda ka rënë shumë në sy për format bombastike dhe pamjen tërheqëse duke u kthyer kështu në një nga deputetet më të komentuara në media. Ajo ishte sot e ftuar tek “Rudina” ku foli për fillimet e karrierës, atëherë kur nuk dinte asnjë fjalë shqip.
“Unë kam lindur në Prizren por 10 ditë më vonë jemi larguar për në Vojvodinë. Edhe sot atje i kam prindërit. Unë jam martuar dhe vazhdoj të jetoj në Prizren. Fillimi në politikë për mua ka qenë shumë i vështirë sepse nuk dija asnjë fjalë kur kam hyrë në parlament. Më pas vendosa të mësoj gjuhën shqipe dhe tashmë nuk jam shumë e kënaqur me gjuhën por mundëm të kuptoj. Unë flas shqip, bëj gabime, por provoj. Kam patur presion dhe dëshirë për të mësuar shqip dhe kjo ma ka bërë më të lehtë”, tregoi Duda.