Një burrë dhe një vajzë, që mendohet se janë atë e bijë, po kërkohen nga të gjithë! Fotoja e tyre e shkrepur nga një turiste para katedrales së famshme, pak para se të binte zjarri shkatërrues, është bërë virale tashmë.
Fotoja tregon një djalë dhe një vajzë që luajnë të lumtur para katedrales Notre Dame, disa minuta para ngjarjes që shokoi botën.
Turistja Brooke Windsor, 23 vjeçe ka shkrepur foton në fjalë dhe e ka postuar atë në Twitter, duke menduar që personat në foto do të donin ta kishin këtë kujtim kaq të ëmbël.
«E shkrepa këtë foto teksa po linim Notre Dame rreth një orë para se të binte zjarri. Unë thuajse shkova te babai dhe e pyeta nëse e donte. Tani do doja ta kisha bërë vërtetë. Twitter nëse ke pak magji, ndihmoje atë ta gjejë këtë (foto)», shkroi vajza teksa publikoi foton, e cila çuditërisht është bërë virale teksa është shpërndarë rreth 66 mijë herë në mbarë botën.
Vajza nga Miçigani pranoi që nuk ishte e sigurt nëse ata ishin babë e bijë, por ky ishte një moment mjaft special që mbase do të donin ta kishin.
Windsor e cila po viziton Parisin me një shoqe, tha se një orë pasi shkrepi foton, pa me trishtim zjarrin që ra në katedrale./ Tirana Today
I took this photo as we were leaving #NotreDame about an hour before it caught on fire. I almost went up to the dad and asked if he wanted it. Now I wish I had. Twitter if you have any magic, help him find this ?? pic.twitter.com/pEu33ubqCK
— Brooke Windsor (@brookeawindsor) April 16, 2019