E diel, 13 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

I vodhën 350 milionë, çudit avokati: Nuk e di sa para kisha në kasafortë

Fillimisht u fol për një shumë prej 35 milion lekë të reja të cilat ishin vjedhur bashkë me kasafortën, por në denoncimin që avokati dha në policinë e Durrësit, kjo shumë nuk u deklarua.

Ngjarja ka ndodhur të premten e javës së shkuar, në lagjen 4 në Durrës, ndonëse ky rast është tentuar të mbahet i rezervuar nga familjarët e avokatit.

Vetë avokati Edmond Saliu, kur ka konstatuar vjedhjen e kasafortës, i është drejtuar rajonit të policisë. Ai u ka thënë hetuesve se nuk kishte dijeni sa para ishin në kasafortën që i vodhën brenda në shtëpi.

Policia fillimisht ka dyshuar tek familjarët, kjo pasi nuk kishte thyerje të derës e dritareve.

Me marrjen e denoncimit nga avokati, këtë të martë çështja është referuar në prokurori, dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen dhe gjetjen e autorëve.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien...

Itali: Vaksinimi me AstraZeneca, vetëm për personat mbi 60 vjeç

Vaksina Astrazeneca në Itali do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç. Lajmi vjen pas rasteve të rralla të trombozës që kanë ndodhur...

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës, por me cilat prioritete?

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për...