Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Nomofobia, ja si po ndikon në jetën tuaj varësia nga smartfonët

6 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Nomofobia, ja si po ndikon në jetën tuaj varësia nga smartfonët

Varësia ndaj telefonave tanë inteligjentë, është bërë një problem gjithnjë e më shqetësues. Shumica prej nesh, merren me to gjatë pjesës më të madhe të ditës, me apo pa vetëdije. Ndonjëherë, ne mund të ndiejmë nxitjen për t’u hedhur një sy telefonave tanë, edhe kur e dimë se nuk ka ndonjë njoftim për t’u kontrolluar.

40 për qind e amerikanëve janë plotësisht të ndërvarur nga smartfonët e tyre

Sipas një studimi, rreth 40 për qind e amërikanëve, ka një varësi të theksuar nga smartfonët. Ndërkohë, 58 për qind e burrave dhe 47 për qind e grave, vuajnë nga Nomofobia, që është frika e të mbeturit pa smartfon. Një tjetër studim në vitin 2013, vlerësoi se 12 për qind e përdoruesve i përdorin telefonat e tyre edhe kur janë në dush.

Shumica e njerëzve nuk mund të “mbijetojnë” as edhe një ditë pa telefonat e tyre

Telefonat janë shndërruar në një domosdoshmëri për shumicën e njerëzve. 44 për qind e njerëzve kanë deklaruar në një studim, se kaplohen nga ankthi kur e humbasin telefonin celular, dhe janë pa një të tillë për një javë të tërë.

Shumica e njerëzve i kontrollojnë vazhdimisht smartfonët e tyre, pa ndonjë arsye

Njerëzit kanë tendencën të kontrollojnë telefonat e tyre pa ndonjë arsye, sidomos kur ata janë të ndërvarur prej tyre. Pavarësisht se i kanë kontrolluar telefonat 2 sekonda më parë, ata priren t’i kontrollojnë sërish ato. Shumica e njerëzve i mbajnë celularët e tyre në duar, dhe do të vazhdojnë të mbajnë ndezur ekranin e tyre, për t’u siguruar se mos u ka shpëtuar ndonjë njoftim, telefonatë ose mesazh. Në disa raste, e ndezin ekranin për forcë zakoni apo nga mërzia. Një person e kontrollon telefonin 110 herë në ditë, më të varurit 900 herë në ditë.

Shumica e të ndërvarurve nga telefoni, do të përjetojnë dridhjet “fantazmë”

Dridhjet “fantazmë” ose kumbimi i telefonit, është bindja e gabuar se telefoni juaj po vibron apo ka marrë një njoftim, edhe pse kjo nuk është e vërtetë. Rreth 80 për qind e njerëzve, kanë raportur se kanë përjetuar dridhje të rreme të celularit, dhe rreth 30 për qind e tyre kanë dëgjuar zile që thjesht nuk ekzistonin. Sa më shumë që një individ e përdor telefonin e tij, aq më shumë ka të ngjarë të bjerë pre e këtyre dukurive.

Prindërit që kalojnë më shumë kohë me telefonin e tyre, kanë më shumë prirje t’u bërtasin fëmijëve të tyre

Sipas një studimi, prindërit e ndërvarur nga telefonët e tyre, kanë më shumë të ngjarë të kalojnë më shumë kohën e tyre me ta, përkundrejt shpenzimit të kohës me fëmijët e tyre. Kjo gjë mund të shkaktojë një zhgënjim në rritje tek fëmijët, të cilët e shfaqin atë në mënyra të ndryshme. Kjo shkakton një situatë të tensionuar mes të dyja palëve.

1 në 3 njerëz preferojnë të heqin më mirë dorë nga seksi, sesa nga telefoni i tyre

Nga sondazhet e ndryshme, është zbuluar se disa nga njerëzit e ndërvarur nga celulari, e përdorin atë dhe kur kryejnë marrëdhënie seksuale. Dhe sipas një studimi, 1 në 3 njerëz preferojnë të heqin më mirë dorë nga seksi, sesa nga telefoni i tyre.

Varësia nga telefonit celular, prish marrëdhëniet njerëzore

Studiuesit kanë zbuluar se përdorimi i vazhdueshëm i telefonave, mund të ndikojë negativisht për marrëdhëniet e ndryshme njerëzore. Përveç kësaj, varësia nga telefoni celular është gjithashtu shumë e bezdisshme, dhe normalisht konsiderohet si një sjellje e vrazhdë, veçanërisht kur jeni në shoqërinë e njerëzve të tjerë.

Shumë aksidente automobilistike, kanë si shkak telefonat celularë

Telefonat celularë janë mjaft tërheqës, siomos për ata që janë të ndërvarur prej tyre. Dhe përderisa vëmendja krysore është tek ata dhe jo tek rruga, ekziston një probabilitet i madh që kjo shmangie e vëmendjes të shkaktojë aksidente, në jo pak raste fatale. Kjo gjë nuk është problematike vetëm për atë që drejton mjetin, por edhe për njerëzit e tjerë që ndodhen në atë makinë.

Varësia nga smartfonët, mund të shkaktojë sëmundje mendore si OCD dhe depresioni

Një ekspert i varësisë, ka deklaruar se sa më shumë të jetë i lidhur një individ me teknologjinë, aq më shumë ka të ngjarë të përjetojnë një krizë të shëndetit mendor. Ekspertët thonë se varësia nga smartfoni mund të shkaktojë simptoma të tilla si depresioni, pagjumësia dhe ankthi. Ai shkakton çlirimin e më shumë kortizoni brenda trupit dhe trurit të njeriut. Ky hormon i stresit është kardio-toksik, dhe mund të jetë shumë negativ për shëndetin mendor të një individi, por edhe për marrëdhëniet e tij personale.

Çdo 100 orë që kalohen duke folur në telefon, rrisin me 5 për qind rrezikun e kancerit në tru

Studimi më i fundit që është kryer në këtë fushë, ka arritur në përfundimin se përdorimi i telefonave celularë për një kohë të gjatë, mund të sjellë një rrezik të rritur të gliomës, lloji më i zakonshëm i tumorit të trurit. Ky është padyshim një sinjal paralajmërues, sidomos për ata njerëz që janë të varur nga të folurit vazhdimisht në telefonët e tyre.

TIRANA TODAY

 

Tags: shendeti mendortelefonetvaresia

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Vetëmbytet në lumin Bistricë 55-vjeçari

Vetëmbytet në lumin Bistricë 55-vjeçari

Vrasja e biznesmenit/ Policia gjen provën e fortë që mund të çojë tek autorët

Vrasja e biznesmenit/ Policia gjen provën e fortë që mund të çojë tek autorët

Morën peng 52 diplomatë për 444 ditë/ Konfliktin SHBA-Iran e nisën studentët

Morën peng 52 diplomatë për 444 ditë/ Konfliktin SHBA-Iran e nisën studentët







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare
Bota

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

by mirseda
20:01 | 28/11/2025
0

Agjencitë shtetërore të lajmeve raportuan se Roskomnadzor, organi mbikëqyrës i komunikimeve në Rusi, ka kërcënuar të bllokojë...

I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

19:57 | 28/11/2025
Brukseli thirrje Kievit: Dënoni zyrtarë e korruptuar nëse doni të anëtarësoheni në BE

Brukseli thirrje Kievit: Dënoni zyrtarë e korruptuar nëse doni të anëtarësoheni në BE

19:53 | 28/11/2025
Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj

Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj

19:41 | 28/11/2025
Liderët europianë ironizojnë takimin Orbán-Putin: Do ketë “sukses” si herën e kaluar!

Liderët europianë ironizojnë takimin Orbán-Putin: Do ketë “sukses” si herën e kaluar!

19:31 | 28/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com