Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Noizy në tekstet shkollore? “Lëreni në ‘shenjtërinë’ e tij!”

7 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Noizy në tekstet shkollore? “Lëreni në ‘shenjtërinë’ e tij!”

Monologu i djeshëm i Mustafa Nanos në “Provokacija”, është fokusuar te përmendja e Noizy-t në tekstet shkollore. Ai çuditi mbarë opinionin publik me postimin e tij, ku tregon se atë mund ta gjeni edhe në tekstet shkollore.

Nuk dihet se për cilin libër bëhet fjalë, dhe as për çfarë klase, por në imazhin e postuar prej reperit shkruhet vetëm “në libra shkolle”. Reperi është bërë pjesë e një pyetësori, ku nxënësit duhet të plotësojnë fjalën e munguar. Mustafa Nano e cilëson si një fenomen shqiptar. Kur e kishte marrë këtë lloj informacioni, sigurisht që edhe gazetari kishte mjaft pikëpyetje.

Por Noizy nuk ishte bërë personazh antologjish letrare. Mes të tjerash ai thotë se Noizy është këngëtari më i njohur për të rinjtë shqiptarë. Kaq ishte historia e Noizy-t, që u bë lajm në të gjitha portalet e rrjetet sociale.

Nga Mustafa Nano*

E njihni Noizin? Me siguri, po. Në mos e keni ndjekur, ia keni dëgjuar emrin. Edhe unë ia kam dëgjuar emrin, ndonëse nuk e kam ndjekur. Ca copëza këngësh ia kam dëgjuar, sidoqoftë.

Njëherë në një stacion radioje. Njëherë në një nga ato stacionet televizivë me vetëm muzikë. E njëherë tjetër ngaqë dikush i afërt më ka futur këngë të tijat në një usb që unë e mbaj në makinë.

Shkurt, Noizit nuk i fshihemi dot. Kështu ndodh gjithnjë me personazhet që janë shumë popullorë, me personazhet që janë shndërruar në një fenomen. Dhe ai është shndërruar në një fenomen shqiptar. Ky është fakt.

Mua më thanë këto ditë se Noizy ishte futur edhe në tekstet shkollore. Ai që ma tha, ma tha me një lloj alarmi. Dhe nuk është se dinte detaje. Nuk është se e dinte se në ç’formë ishte futur në tekstet shkollore.

E t’ju them të drejtën, në mungesë të informacionit, më kapi edhe mua një lloj shqetësimi. Mendova se mos ishte bërë personazh antologjish letrare.

Siç është bërë Bob Dylan në SHBA, apo këngëtarë të tjerë të mëdhenj në Europë. Sepse ka një numër këngëtarësh që, për shkak të popullaritetit, por mbi të gjitha për shkak të revolucionit që kanë shkaktuar në muzikë. E për shkak të mesazheve që përcjellin me këngët e tyre, studjohen edhe nëpër shkolla.

Kënga e Celentanos, fjala vjen, me titull “Il ragazzo della via Gluck” nuk ka pse të mos studjohet në shkolla. Ajo është një nga këngët e para ekologjike të botës. Në mos e para fare.

Po Noizin për çfarë ta kenë futur në antologjitë letrare tonat?, thoja me vete. Tekstet e këngëve të tij janë mbushur me vargje të tipit: “S’ka mo gili vili, kush o ma i miri e dini.

“Se kur Noizy mrena hini, ju metët krejt si Çaplini”, ose “Ndryshon situata për punë sekondash/Thehet shishja n’kokë për pun sekondash/Shef veten n’tokë për punë sekondash”.

Ose “t’varim ke shtylla si varëse rrobash”, ose “Tash a ka mundësi me m’fal, ti shko qije veten/Ti bon gam gam, por na krejt e dimë t’vërtetën”.

“Ta dhiva suksesin dhe krejt ata që t’mshtesin”, ose “Na jena çunat e natës, me ne s’ka llafe”. “Kapuçat n’kry krejt me patllake”. “Heke orën dhe varësen prej qafe/qiti tan paret, m’i jep si dhuratë”. “Ti je biznesman, unë jom biznesboy/ti ki karta banke, për to kom nevojë”, etj, etj.

Ja, ky është Noizy. Dhe prandaj unë thoja me vete: “Noizy nëpër antologjira? Mos o Zot? Vetëm këtë nuk ka mundësi ta kenë bërë”.

Në fakt, nuk e kishin bërë. U informova mirë për se bëhej fjalë, dhe u lehtësova. Noizy nuk ishte bërë personazh antologjish letrare. Për ta thënë me t’folmen e Noizit, “veç sa ishte përmen”.

Në një tekst të klasave fillore, në mes të fjalive, ishte edhe kjo: Noizy është ….. më i njohur për të rinjtë shqiptarë. Dhe nxënësit do duhej ta plotësonin fjalinë e të vinin në vend të pikave fjalën: këngëtar. Noizy është këngëtari më i njohur për të rinjtë shqiptarë. Kaq ishte historia e Noizy-t që u bë lajm në të gjitha portalet e rrjetet sociale.

Dhe nuk është se ka ndonjë gjë që nuk shkon në këtë mes. Nuk ka ndonjë rrenë. Noizy është vërtet këngëtari më i njohur për të rinjtë shqiptarë. Mirëpo…. Mirëpo prapëseprapë unë nuk mendoj se Noizy duhej përmendur.

T’i përmendësh emrin dikujt në librat shkollorë do të thotë t’ia legjitimosh popullaritetin. Ta uficializosh atë, të japësh idenë se sistemi e ka pranuar, e ka bërë pjesë të vetën. Por nuk ka se si të jetë kështu. Nuk janë shijet popullore që i imponohen sistemit, sidomos sistemit të edukimit.

Po të ishte kështu, nxënësit do të mësonin nëpër shkolla vargjet e këngës “Gëzuar Baftjar”, që është nga më të ndjekurat në Youtube. E jo vargjet e poezive të Fatos Arapit: “Unë e desha përtej vdekjes/Ashtu dashurova unë/Edhe prap s’ia fal dot vetes/S’i s’e desha pak më shumë….”.

Këto vargje i dinë a s’i dinë 200 veta.

Kështu që le ta lëmë Noizin në “shenjtërinë” e tij. Le ta lëmë të bëjë muzikën që ai dëshiron të bëjë, t’i gëzohet popullaritetit të vet. Madje edhe popullaritetit mes fëmijëve, por kur këta të fundit janë në shkollë, Noizy nuk duhet të ketë vend mes tyre.

Shkolla është një tempull. Dhe tempulli nuk duhet lënë të përdhoset. Ju kujtohet fabula e ungjijve, e të katër ungjijve kanonikë?

Jezu Krishti hyn në tempull në Jeruzalem, dhe aty gjen shitës bagëtish, kambistë, tregëtarë. “Dilni jashtë”, iu thotë. “Ky nuk është vendi juaj; ky është tempulli i Zotit”.

Dhe i vuri përpara me kamzhik. Tempullin e mbajti të pastër. Morali?

Tregtarët bëjnë një punë të nevojshme, por ata nuk kanë vend në tempull. Po kështu edhe Noizy. Ai bën një muzikë, të cilën ia pëlqejnë, dhe kjo është OK, por ai duhet nxjerrë jashtë nga tempulli. Që në këtë rast është shkolla.

*Monologu i gazetarit në emisionin e tij, Provokacija në ABC News

 

Tags: mustafa nanoNoizy

TË LIDHURA

Mungesa e komunikimit: 10 sjellje që ‘e heshtin’ dashurinë
Kuriozitete

Mungesa e komunikimit: 10 sjellje që ‘e heshtin’ dashurinë

20:58 | 30/05/2025
“Rikthimi i Covid-19: Simptomat e njëjta, përhapje më e shpejtë”
Bota

“Rikthimi i Covid-19: Simptomat e njëjta, përhapje më e shpejtë”

16:07 | 30/05/2025
Shkencëtarët paralajmërojnë: Toka mund të hidhet jashtë orbitës nga një yll
Kuriozitete

Shkencëtarët paralajmërojnë: Toka mund të hidhet jashtë orbitës nga një yll

09:17 | 30/05/2025
Next Post
“Kopshti i Ferrit”, kafshët do merren në mbrojtje

"Kopshti i Ferrit", kafshët do merren në mbrojtje

Foto/Fundi tragjik i motorçiklistes më seksi

Foto/Fundi tragjik i motorçiklistes më seksi

Zbulohen shifrat marramendëse. Ja sa paguhen VIP-at shqiptarë, për një postim në Instagram

Zbulohen shifrat marramendëse. Ja sa paguhen VIP-at shqiptarë, për një postim në Instagram

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?
Showbizz

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

by mirseda
22:54 | 30/05/2025
0

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave...

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

22:50 | 30/05/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Maj 2025

22:47 | 30/05/2025
“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

22:45 | 30/05/2025
“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

22:41 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com