Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Njihuni me zonën që Veliaj do ta “shkatërrojë”, por Rama do ta rindërtojë

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Njihuni me zonën që Veliaj do ta “shkatërrojë”, por Rama do ta rindërtojë

Fshati Guri i Bardhë, i rrethit Mat, është kthyer në një “fushë beteje”, mes banorëve vendas, bashkisë së Tiranës, dhe vetë qeverisë. Duke qenë se përgjatë tij do të kalojë Rruga e Arbërit, parashikohet se fshati do të kthehet në një pikë turistike, për shkak të vlerave që ai mbart, dhe është zgjedhur si një ndër 100 fshatërat që Rama ka planifikuar të investojë, shkruan Tirana Today. 

Por, nga ana tjetër vlen të kujtojmë se gjatë vitit që lamë pas, ishte Bashkia e Tiranës, e cila me anë të një vendimi propozoi marrjen e burimit të ujit të këtij fshati për të përmbushur nevojat e kryeqytetit.

Banorët, në atë kohë janë shprehur se nuk do të lejojnë askënd që t’i ofrohet burimit të tyre të ujit. Ata janë shprehur, në lidhje me projektin e Erion Veliajt, janë informuar nga media, dhe sipas tyre ky projekt është i papranueshëm.

Në një prononcim për media dhe kreu i bashkisë Klos, Basir Çupa, është shprehur se ideja për marrjen e atij burimi është i papranueshëm. Çupa është shprehur se do të jetë vetë në krye të protestës së banorëve, madje nëse do të jetë e nevojshme çështjen do ta çojnë edhe në gjykatë. Marrja e burimit të ujit në Gur të Bardh të Klosit do të lërë pa ujë 5 fshatra të kësaj bashkie. Aktualisht nga Gurra e Gurit furnizohen fshatra Xibër, Murrizë, Shkallë, Gurë i Bardhë, Petralb dhe fshati Fshat.

Me  implementimin e këtej projekt, Veliaj do të lërë pa ujë një zonë turistike. Pak ditë më parë vetë kryeministi Edi Rama foli lidhur me projektin e 100 fshatrave turistikë, ku ndër to është dhe fshati Guri i Bardhë i rrethit Mat.

Sipas Ramës, 100 fshatëra në të gjithë vendin do të përfitonin ndërhyrje rrënjësorë në infrastrukturë dhe në mbështetje për bizneset.. Kryetari i Bashkisë Klos, Basir Çupa është shprehur se qeverisë i është dërguar trekëndëshi fshati “Fshat”, “Guri i Bardhë” dhe “Shkallë”.

Arsyeja e përzgjedhjes së “Gurit të Bardhë” sipas Çupës, është bërë për shumë arsye, pasi përmban histori kulturë dhe mundësi zhvillimi ekonomik.

“Ne patëm tre projekte dhe patëm aplikuar në institucionet përkatëse. Ishin tre projekte që përfshinin tre zona të ndryshme. Pra realisht u përzgjodhe trekëndëshi fshati “Fshat”, “Guri i Bardhë” dhe “Shkallë”. Kështu qeveris shqiptare ka zgjidhur të investojnë në fshatin Guri i Bardhë, ku do të ketë ndërhyrje pësa i përket infrastrukturës, përsa i përket trashëgimisë, dhe objekteve të trashëgimisë kulturore. Pra do të jetë një fshat model. Ata që e kanë zgjedhur pasi në kufi të këtij fshati ndodhet kalaja e Petralbës, ndodhet kalaja e Xibrit, dhe vetë Guri i Bardhë është një fshat mjaft piktoresk. Në këtë fshat ndodhet dhe shtëpia e “Pjetër Budit”, ura e Vashës, ura e Skurës, ura e Hoxhës, që janë objekte të një rëndësie të veçantë”, u shpreh kryebashkiaku Çupi për Mat tv.

Projekti  “100 fshatrat”

Qeveria ka deklaruar tashmë nismën e saj për mbështetjen e ekonomisë jobujqësore në të paktën 100 fshatra të cilat do të jenë pjesë e një program 4 vjeçar. Së fundmi nga 188 fshatra të propozuar Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka mbyllur listën me të përzgjedhurit ku bien në sy një pjesë e mirë e fshatrave që njihen si destinacione turistike NGA Dardha, Voskopoja, Razma apo Bosboshtica. Në këtë listë nuk mungojnë as fshatra të tjerë që në lajme i kemi dëgjuar për gjithçka përveç turizmit si Lazarati apo Kalivaçi. Mëposhtëm lista me 100 fshatrat ku do shtrihen investimet dhe mbështetja në programin 4 vjeçar.

 Lista me 100 fshatrat

  1. Shkodër , Malësi e Madhe

Lëpushë, Razëm/Vrith, Theth, Drisht, Qelëz, Kryezi, Mjedë, Zogaj

  1. Kukës, Tropojë

Valbonë, Cahan, Shtiqen, Shishtavec

  1. Lezhë

Fishtë, Ishull-Lezhë, Orosh, Skuraj, Kukël,

  1. Dibër , Bulqizë

Radomirë, Bushkash, Rabdisht, Zerqan, Guri i Berdhë,

  1. Durrës, Krujë

Halilaj, Shetaj, Radë, Metaliaj, Shënvlash, Gjepalaj

  1. Tiranë, Kavajë

Prezë, Marikaj, Shesh, Laknas, Shëngjergj, Pëllumbas, Pezë, German, Karpen, Vilë Bashtovë

  1. Elbasan, Librazhd

Stëblevë, Dardhë, Rrajcë, Skënderbej, Shushiucë, Gjinar, Shënavlash, Sotirë, Shtremen, Pajovë, Seferan

  1. Lushnjë, Fier

Goricaj, Krutje, Ardenicë, Libofshë, Luar, Siceqë, Hekal, Çakran

  1. Berat, Skrapar, Kuçovë

Kozarë, Malas Breg, Roshnik, Qafë Dardhë, Kapinovë, Blezenckë

  1. Vlorë, Sarandë

Zvërnec, Drashovicë, Plloçë, Kaninë, Dhërmi/Vuno, Kuç, Lukovë, Rusan, Çukë, Mesopotam, Mursi, Tragjas

  1. Gjirokastër

Kalivaç, Nivicë, Peshtan, Kosinë, Malëshovë, Leuse, Antigone, Zhulat, Dhoksat, Lazarat, Nepravishtë, Sotirë

  1. Korçë, Pogradec

Lin, Tushemisht, Gurras, Zvirinë, Zaroshkë, Voskopojë, Boboshticë, Dardhë, Arrëz, Nikolicë, Rehovë, Borovë,

 

Çfarë është Programi i Integruar për Zhvillimin Rural

Programi i Integruar për Zhvillimin Rural (PIZHR) – Programi i 100 fshatrave synon të koordinojë ndërhyrjet zhvillimore në hapësirën rurale të 100 fshatrave, përcaktuar në shtojcën B të kësaj strategjie, sipas qasjes ndërsektoriale dhe me shumë aktorë, duke u shkëputur nga ndërhyrjet e copëzuara dhe me qasje strikte sektoriale, që po ndodhin apo pritet të ndodhin në vend. Qasja e integruar për zhvillimin rural do të targetojë objektiva të matshëm për zhvillimin e hapësirës rurale, nëpërmjet fokusit të qendërzuar (programim i integruar dhe i koordinuar) i investimeve publike, atyre të donatorëve dhe investimeve private, në hapësirën e mirë përcaktuar të 100 fshatrave, me potenciale të larta zhvillimi ekonomiko-social, agroturizmit dhe turizmit rural, natyrës dhe mjedisit si dhe të trashëgimisë kulturore.

  1. ii) Objektivat e Programit

PIZHR do të programojë ndërhyrjet me investime të integruara në zonat e përcaktuara (100 fshatra), nëpërmjet 3 objektivave si më poshtë:

  1. a) Përmirësimi i infrastrukturës publike(mbështetja për infrastrukturë rrugore, rivitalizime hapësirash publike/urbane, infrastrukturë komunitare, shërbime publike, infrastruktura mjedisore, turistike, monumente të trashëgimisë kultutrore, qendra multifunksionale komunitare, peizazhi mjedisor etj.)
  2. b) Zhvillimi ekonomik nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve ekonomike( përmirësimi i potencialit turistik në hapësirat rurale, agroturizëm dhe turizëm rural, investimet në përmirësimin e shërbimeve tregtare, investime ne prodhimin e produkteve tradicionale dhe shërbime te tjera ekonomiko-financiare etj. Mbështetja për inkubatorë të produkteve rurale tradicionale, promovim dhe marketim të zonave rurale, shërbime transporti, panaire dhe festat lokale etj.)
  3. c) Zhvillim i kapitalit social dhe njerëzor,(mbështetje për krijimin e rrjeteve rurale, grupeve lokale të veprimit si dhe shoqërinë civile në zonat rurale, trajnim profesional për të rinjtë dhe gratë, mbështetje të trashëgimisë kulturore, mbështetje për promovimin e traditave dhe jetesës në fshat, etj.)

“Programi i Integruar për Zhvillimin Rural –Programi i 100 fshatrave”, do të zbatohet në periudhën 2018-2020.

Harta me fshatrat 

TIRANA TODAY

Tags: NjihuniramarindërtojëshkatërrojëVeliajzonën

TË LIDHURA

Flakët shkrumbojnë gjithçka, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e zjarrit
Aktualitet

Flakët shkrumbojnë gjithçka, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e zjarrit

18:28 | 14/04/2026
Hajdari takim me sipërmarrësit në Vilëbashtovë: Premton përmirësim të vijës bregdetare
Aktualitet

Hajdari takim me sipërmarrësit në Vilëbashtovë: Premton përmirësim të vijës bregdetare

18:22 | 14/04/2026
Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT
Aktualitet

Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT

18:15 | 14/04/2026
Next Post
Gruevski në telashe me “Gardën e vjetër” në partinë e tij, ja çfarë i kërkojnë

SHBA-të vëzhgojnë gjyqin ndaj Gruevskit

Burgjet/Xhafajt i dalin skarco 150 punonjës policie

Burgjet/Xhafajt i dalin skarco 150 punonjës policie

Gripi në Kosovë po bën kërdinë

Gripi në Kosovë po bën kërdinë







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Flakët shkrumbojnë gjithçka, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e zjarrit
Aktualitet

Flakët shkrumbojnë gjithçka, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e zjarrit

by mirseda
18:28 | 14/04/2026
0

Një helikopter i ka ardhur në ndihme ekipeve zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit,...

Hajdari takim me sipërmarrësit në Vilëbashtovë: Premton përmirësim të vijës bregdetare

Hajdari takim me sipërmarrësit në Vilëbashtovë: Premton përmirësim të vijës bregdetare

18:22 | 14/04/2026
Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT

Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT

18:15 | 14/04/2026
Shmanget rreziku/ Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore

Shmanget rreziku/ Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore

18:11 | 14/04/2026
Zgjerohet zjarri te “Arlis” pranë QSUT-së, zjarrfikësit kontrollojnë apartamentet

Zgjerohet zjarri te “Arlis” pranë QSUT-së, zjarrfikësit kontrollojnë apartamentet

18:08 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com