6-vjeçarja Alina Yakupova është cilësuar si vajza më e bukur në botë. Ajo e ka nisur modelimin që në moshën 4-vjeçare dhe aktualisht numëron mijëra ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.
Vogëlushja ka rrëmbyer zemrën e të gjithëve me ëmbëlsinë dhe bukurinë e jashtëzakonshme që e karakterizon. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që një vajzë e vogël nga Rusia cilësohet si “më e bukura në botë”. Para Alina-s, këtë “titull” e zotëronte Anastasia Knyazeva, e cila ka tipare afërsisht të njëjta me Alina-n.