Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Njihuni me dy kongresmenet e para myslimane në SHBA

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Njihuni me dy kongresmenet e para myslimane në SHBA

Rashida Tlaib në Michigan dhe Ilhan Omar në Minnesota kanë fituar garën në zgjedhjet mes mandatit në Amerikë.

Demokratet, Rashida Tlaib në Michigan dhe Ilhan Omar në Minnesota kanë fituar garën në zgjedhjet mes mandatit në Amerikë duke u bërë kështu edhe gratë e parë muslimane të zgjedhura për Kongres.

Tlaib do të zërë vendin e përfaqësuesit demokrat të Michiganit, John Conyers, i cili është larguar nga ky post vitin e kaluar pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale.

Omar do ta zërë postin e liruar nga përfaqësuesi i Minnesotës, Keith Ellison, muslimani i parë i zgjedhur në Kongres. Ky i fundit zgjodhi të kandidojë për Prokurorin e Përgjithshëm të Minnesotës këtë vit.

42 vjeçarja Tlaib dhe 37 vjeçarja Omar ishin pjesë e një numri rekord të kandidatëve muslimanë, të cilët garuan në këto zgjedhje, një numri shumë të madh të grave veçanërisht grave me ngjyrë – që ishin nominuar, transmeton Klan Kosova.

“Unë qëndroj këtu para jush sonte, si kongresmenja e zgjedhur nga ju, duke bërë historinë si e para në shumë gjëra. Gruaja e parë me ngjyrë që përfaqësoj shtetin tonë në Kongres, gruaja e parë që mban hixhab, refugjatja e parë e zgjedhur në Kongres dhe një nga gratë e parë muslimane të zgjedhura në Kongres”, ka thënë Omar në fjalimin e saj pas fitores, mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve të zjarrta.

“Ne në Minnesota, jo vetëm i mirëpresim emigrantët por edhe i dërgojmë në Washington”, ka thënë ajo.

Tlaib dhe Omar i bashkohen grave të tjera me ngjyrë që e bënë historinë të martën – dhe që së bashku do të përmbysin pamjen e korridoreve në Kongres, të mbushura me burra dhe të bardhë.

Alexandria Ocasio-Cortez u bë gruaja më e re e zgjedhur në Kongres derisa Ayanna Pressley në Massachusetts u bë kongresmenja e parë me ngjyrë në shtetin e saj.

“Alexandria, Ilhan, Ayanna. I dua krejt këta emra. Po, ju do të duhet të mësoni se si t’i thoni emrat tanë”, kishte thënë Tlaib në një samit në muajin shtator duke folur për gratë më ngjyrë në politikë.

Tlaib është bërë po ashtu gruaja e parë palestinezo-amerikane në Kongres. Nëna e dy fëmijëve e kishte shkruar po ashtu historinë në vitin 2008, duke u bërë gruaja e parë muslimane në legjislaturën e Michiganit.

“Dua që ju ta dini se nëna ime që vjen nga një fshat i vogël në West Bank, është ‘ngjitur’ para televizorit gjyshja ime, tezet , axhallarët dhe hallat në Palestinë – janë ulur para televizorit duke e parë mbesën e tyre”, ka thënë 42 vjeçarja, imigrante nga Palestina, pas fitores së saj duke shpërthyer në lot.

Omar që është lindur në Somali dhe ka kaluar katër vjet në një kamp refugjatësh në Kenia, para se të shkojë në Amerikë në moshën 12 vjeçare – është bërë somalezo-amerikanja e parë e zgjedhur në Kongres.

Ajo më herët e kishte shkruar historinë kur ishte zgjedhur në legjislaturën e Minnesotas në vitin 2016, si somalezo-amerikanja e parë.

“Shpresoj se kandidatuara ime do të lejojë njerëzit që të kenë guximin për të inkurajuar njerëzit që nuk përshtaten në një demografi të caktuar për të kërkuar poste të ndryshme”, kishte thënë nëna e tre fëmjëve për HuffPost.

Tags: dye parakongresmenetmyslimaneNjihuniSHBA

TË LIDHURA

Trump “i shtrëngon lakun” Putinit, Rusia ka vetëm 50 ditë kohë, ja “arma sekrete” e presidentit amerikan
Bota

Trump “i shtrëngon lakun” Putinit, Rusia ka vetëm 50 ditë kohë, ja “arma sekrete” e presidentit amerikan

10:15 | 15/07/2025
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

18:28 | 14/07/2025
Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Indonezinë, nuk raportohen të lënduar
Bota

Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Indonezinë, nuk raportohen të lënduar

14:17 | 14/07/2025
Next Post
Kacifas/ Grekët organizohen, nisen qindra me autobusë nga Athina

Kacifas/ Grekët organizohen, nisen qindra me autobusë nga Athina

Video/Mbappe i pandalshëm? Mbrojtësi i Napolit e bën për “ujë të ftohtë”

Video/Mbappe i pandalshëm? Mbrojtësi i Napolit e bën për “ujë të ftohtë”

“Furtunë” në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Shkodër, pushohen 22 persona

“Furtunë” në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Shkodër, pushohen 22 persona

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba
Politikë

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

by mirseda
15:20 | 15/07/2025
0

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ka dalë me një njoftim zyrtar pas aksionit të fundit...

Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

14:42 | 15/07/2025
Berisha: Të bëhen publike takimet e prokurorëve të SPAK me zyrtarët e lartë, një i tillë u bë në Kryeministri 10 ditë më parë

Berisha: Skema e blerjes së votave me 44 milionë euro të bujqësisë

14:34 | 15/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Fiorentina e ka seriozisht, Kristjan Asllani shndërrohet në prioritet kryesor

Fiorentina e ka seriozisht, Kristjan Asllani shndërrohet në prioritet kryesor

14:07 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com