Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Njihuni me 10 qytetet evropiane, ku kanë kriminalitetin më të lartë

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Njihuni me 10 qytetet evropiane, ku kanë kriminalitetin më të lartë

Kur krahasohen me ato amerikane, qytetet evropiane mund të konsiderohen si shumë më të sigurta për sa i përket numrit të vrasjeve. Evropa nuk renditet në listën e 50 qyteteve më të dhunshme në botë, bazuar në shkallën më të lartë të vrasjeve.

Edhe qyteti “më vdekjeprurës” në Evropë, ka më pak se një të dhjetën e vrasjeve për 100.000 banorë sesa qyteti amerikan me shkallën më të lartë të vrasjeve. Gjithsesi këto janë 10 qytetet evropiane me shkallën më të lartë të vrasjeve, sipas një raporti të vitit 2019 të Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin:

10- Amsterdam, Hollandë

Kryeqyteti i Hollandës, ka një normë prej 2.2 vrasje për 100.000, ose mesatarisht 16 vrasje në vit. Nga shtëpitë e shumta publike, deri tek drogat e legalizuara, turistët e huaj nuk janë të vetmit që e vizitojnë Amsterdamin për të kaluar një natë “mëkatarësh”. Aty shkojnë apo jetojnë edhe shumë eksponentë të krimit të organizuar, nga e gjithë Evropa dhe jo vetëm.

9- Budapest, Hungari

Edhe shkalla e vrasjeve në kryeqytetin hungarez ishte 2.2 vrasje për 100.000 banorë. Policia hungareze raportoi 99 vrasje në vitin 2017. Budapesti, me një popullsi prej rreth 1.75 milionë banorësh, është i njohur për banjot e tij të famshme, dhe quhet nganjëherë edhe “Parisi i Lindjes”. Megjithatë, policia raportoi rreth 62.870 krime të të gjitha llojeve vetëm në vitin 2017.

8-Tampere, Finlandë

Në dallim nga 2 qytetet e para, Tampere është më i vogël. Ai ka një popullsi prej rreth 236.000 banorësh. Megjithatë, ka raportuar një normë të ngjashme prej 2.2 vrasje për 100.000 banorë. Finlanda, ka nivelet më të larta të krimit mes vendeve nordike.

7-Belfast, Irlanda e Veriut

Belfasti, kryeqyteti dhe qyteti më i madh në Irlandën Veriore, ka një shkallë prej 2.4 vrasjesh për 100.000 banorë, ndërsa ka një popullsi prej rreth 300 mijë banorësh. Një studim i botuar në “Irish Times”, zbuloi se shkalla e krimit në Irlandë është vetëm 60 përqind e asaj të Irlandës së Veriut. Studimi zbuloi se krimi në Irlandën e Veriut, ishte 10-fishuar që nga viti 1945.

6-Celje, Slloveni

Qyteti i tretë më i madh në vendin ballkanik, kishte në vitin 2017 një shkallë prej 2.6 vrasje për 100.000 banorë. Megjithatë atë vit, qyteti slloven kishte një popullsi prej vetëm 38.000 banorësh.

5-Debrecen, Hungari

Debrecen, qyteti i dytë më i madh në Hungari pas Budapestit, kishte në vitin 2017 një normë prej 3 vrasje për 100.000 banorë. Një qendër e njohur kulturore e Hungarisë, qyteti ka një popullsi prej 202.000 banorësh.

4-Marsejë, Francë

Një nga qytetet portuale më të populluara përgjatë Deti Mesdhe, Marseja është një ndër qendrat kryesore të trafikut të drogës në Evropë. Ajo njihet si një pikë tranziti, në të cilën heroina trafikohet nga Turqia për në Francë, dhe më pas kalon në SHBA dhe Kanada. Edhe pse një destinacion kryesor turistik, Marseja kishte në vitin 2017 një normë prej 3.5 vrasje për 100.000 banorë. Ajo ka një popullsi prej rreth 860.000 banorësh.

3-Klaipeda, Lituani

Kishte një normë prej 3.9 vrasje për 100.000 banorë në vitin 2017. Po atë vit, niveli i krimeve në Lituani u rrit, pasi vendi balltik forcoi ndjeshëm ligjet kundër drejtimit të makinës në gjendje të dehur. Në vitin 2017, ky qytet kishte një popullsi prej 172.272 banorësh.

2-Vilnius, Lituani

Shumica e krimeve që raportohen në kryeqytetin lituanez, vijnë për shkak të numrit të madh të turistëve. Por vjedhja e parave dhe sendeve të tjera, mbetet kërcënimi më i zakonshëm. Vilnius, kishte gjithashtu një normë prej 3.9 vrasje për 100.000 banorë në vitin 2017. Atë vit kishte një popullsi të përgjithshme prej 697.691 banorësh.

1-Kaunas, Lituani

Në vitin 2017, u rendit si qyteti më vdekjeprurës në Evropë, me një shkallë prej 5.4 vrasjesh në 100.000 banorë. Kaunas, qyteti i dytë më i madh në Lituani, kishte atë vit një popullsi prej rreth 383.764 banorësh. Gjithsesi edhe kjo shkallë, është më pak se një e dhjeta e nivelit më vdekjeprurës të vrasjeve në qytetin amerikan Mo në Sent Ljuis, që kishte një normë prej 60.9 vrasje për 100.000 banorë në vitin 2018.

TIRANA TODAY

 

Tags: policiaqytetet evropianesituata kriminale

TË LIDHURA

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV
Rajoni

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim
Bota

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe
Aktualitet

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Next Post
Alarmi i rremë për tërmetet/ Fuga: Po budallallëku a parashikohet?

O votë për emigrantët, o gjithçka hipokrizi

Agron Llakaj përzë nga puna Xhevahir Zenelin. S’do ta besoni çfarë ka ndodhur

Agron Llakaj përzë nga puna Xhevahir Zenelin. S’do ta besoni çfarë ka ndodhur

Kreu i gardës në lupën e vettingut: Probleme me pasurinë, punësoi mbesën juriste

Vetting/ Kreu i  Gardës kërkon “kohë shtesë” për të pastruar figurën, arsyeja







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com