E enjte, 17 Qershor, 2021
23.5 C
Tirana

O votë për emigrantët, o gjithçka hipokrizi

Nga Artan Fuga

Me emigrantët ka vetëm një qëndrim, vetëm një sjellje, vetëm një politikë:

Të sigurohet e drejta e tyre për të votuar atje ku ndodhen!

Të tjerat : qarje oh na dhemb shpirti, o u boshatis Shqipëria!!!, qurravitje : oh ai iku, ti ike, ti mos-ike, e të tjera hipokrizi si këto, oh unë ndejta, ne të mirë, ju të këqij – idiotizma, me shoqata, ministria, nuk kanë pikë vlere!

Emigrantët duhet të votojnë! Tani, këtë radhë!

Do shohim pastaj se çfarë impakti pozitiv social, financiar, kombëtar, psikologjik do të krijohet!

Nuk dini ta bëni?

Flisni o gra, o burra, se ka përvoja për këtë! Bëhet lehtë, pa tronditje, pa korrupsion, pa zhvatje, pa blerje vote, pa tarfiqe dhe pa fallcifikime.

Pse ore e kujt është Shqipëria??? Nuk është edhe atyre që anë e mbanë botës si shqiptarë robtohen në punë, përballin namin e keq të vendit të tyre, i bëjnë ballë braktisjes që u bëjnë qeveritë, rrisin fëmijët si shqiptarë, derdhin paratë për prindërit e tyre, kujdesen për të afërmit në Shqipëri, rrinë me kokë në Internet për lajmet nga Shqipëria, që dinë se çfarë është bota përtej propagandave qeveritare të çdo lloji?

Kombet e tjera janë të mençur nuk janë budallenj t’i bien vetes me shqelma!

O pika thuaj!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një vit hetime/12 të arrestuar, 6 në kërkim për shpërndarje droge në Tiranë

12 persona janë arrestuar dhe 6 janë shpallur në kërkim, pasi kanë qenë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Pas...

Arrestohen dy vrasësit me pagesë për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia

Dy persona janë vënë në pranga për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, ngjarje kjo e ndodhur në 27 prill të 2020 në...

Zhvillimet në rajon në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në rajon në 24 orët e fundit, njihuni me zhvillimet kryesore 1- Kosnett: Kosova e ka detyrim të formojë Asociacionin 2- Vuçiç: Nuk...

Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

“Tirana Today” po ju sjell titujt kryesorë të lajmeve në 24 orët e fundit 1- “Tullumbacet e zjarrit”, armët e reja të konfliktit Izrael-Palestinë 2- Putin...

Biletat e avionëve nga Rinasi janë shtrenjtuar, Kukësi jo aq i lirë sa u tha

Pak përpara mbylljes së kufijve ajrorë nga pandemia në mars të vitit të kaluar, çmimet e biletave nga Rinasi kishin shënuan një rënie të...