Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Njeriu i rusëve/Ish-menaxheri i Trump rrezikon 305 vite burg, ja fija ku “lidhet” me Bashën

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Njeriu i rusëve/Ish-menaxheri i Trump rrezikon 305 vite burg, ja fija ku “lidhet” me Bashën

Lobimi  i partive politike në Shqipëri dhe në vende e tjera, kryesisht është bazuar në metoda aspak transparente. Krahas problematikave në vendet e tjera, edhe në Shqipëri ka patur akuza për lidhje të fshehta të burimit të parave-shkruan Tirana Today.

Kjo akuzë është ngritur pas një  investigimi të revistës “Mother Jones”, e cila nënvizon se lobimin i Bashës në SHBA është paguar nga biznesmenë rusë. Dilemat dhe  dyshimet për ndërhyrjen e rusëve në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar furtunë në drejtësinë amerikane-shkruan Tirana Today.

Podesta Group është një kompani e njohur edhe në Shqipëri. Qeveria e Partisë Demokratike e punësoi atë në vitin 2011 deri në vitin 2013, me një tarifë prej 60 mijë dollarësh në muaj, të cilat u paguan me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Zyrtarisht, Podesta duhej të lobonte për përmirësimin e marrëdhënieve politike mes qeverive të të dy vendeve. Podesta pati lobuar në disa faqe konservatore amerikane për të bërë shkrime negative kundër Edi Ramës, në atë kohë, kreu i opozitës, ndërkohë që qëndroi edhe pas fushatave elektorale të PD-së.

Kjo kompani është mbyllur për shkak të hetimeve dhe lidhjet e mundshme me rusët. Pritet që pas hetimeve të kryera të zbardhet e gjithë skema dhe roli i kësaj kompania në ndikimin e Rusisë në zgjedhjet  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo akuzohet se është përfshirë në kurimin e imazhit të ish-liderit autokrat të Ukrainës, Viktor Janukoviç si dhe në manovrat e ish-menaxherit të fushatës elektorale të Donald Trump, Paul Manafort mbi lidhjet e këtij të fundit me Rusinë, të cilën SHBA e ka akuzuar se ka ndërhyrë në zgjedhjet e fundit amerikane.

Kujtojmë se edhe Nick Muzin i kotraktuar nga PD-ja për të lobuar në SHBA ka qenë pjesë e  fushatës së Trump, por menjëherë pas zgjedhjeve ai është larguar nga “skuadra” e tij.  Ajo se çfarë   ka ngjallur dyshime të forta është mënyra dhe personat që financuan PD-në në Amerikë. 

Sipas  revistës amerikane, një pjesë të parave të lobimit të Partisë Demokratike janë paguar nga bi znesmenë rusë. Si këmbim rusët kërkonin të ngrinin një plan  de stabilizimi në Ballkan, por kjo është hedhur poshtë nga ambasada ruse në Tiranë.

Pyetja është  pse Basha zgjodhi lobistin amerikan, i cili kishte dhe lidhje me rusët dhe bizneset e tyre. Kjo natyrisht pritet të mësohet e plotë, vetëm pas përfundimit të hetimeve tashmë të nisura. Edhe Muzin njëjtë me Paul Manafort, akuzohet për shmangie taksash dhe ky i  fundit vijon të përballet me akuzat e ndërhyrjes në zgjedhjet e SHBA-së dhe lidhjet me rusët.

Manafort rrezikon burgun

“Paul Manafort mund të përballet me drejtësinë  dhe mund të dënohet  me mbi  300 vite burg”-deklaroi të martën një gjykatës federal. “Duke pasur parasysh natyrën e akuzave kundër të pandehurit dhe peshën e dukshme të provave kundër tij, i pandehuri përballet me mundësinë reale të kalimit të pjesës tjetër të jetës së tij në burg,” gjykatësi federal T.S. Ellis III i Gjykatës së Qarkut të SHBA-së në  Rajonin Lindor të Virxhinias.

Gjykatësi  javën e kaluar dha masën e sigurisë arrest shtëpie për Manafort. Ai do të monitorohet përmes  sistemit të GPS duke vendosur një garanci financiare prej 10 milionë dollarë. 68-vjeçari Manafort, ka qenë nën arrest të ngjashëm shtëpi për një rast të veçantë në Uashington, DC. Të marra së bashku, ish-kryetari i fushatës së Trump përballet me kufizime të rrepta dhe pasoja të mundshme pasi ai pret dy gjyqe që rëndojnë mbi të.

Nëse Manafort do të zgjidhte për të shmangur gjyqin dhe për të ndryshuar qëndrimin për fajësinë, ashtu siç bëri  bashkëpunëtori i tij Rick Gates , prokurorët specialë të Robert Mueller munt ta detyrojnë  për të ndarë detajet që ai i di rreth kontaktit të zyrtarëve të fushatës Trump me rusët dhe shtetasve të huaj. Manafort për dekada me radhë ka bërë biznes duke krijuar marrëdhëniet me ukrainasit simpatizantë rusë dhe politikanët e tjerë të fuqishëm evropianë,  ndërsa ka mbajtur kontakte me ta gjatë drejtimit të fushatës së  Donald Trump.

Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij. Ellis tha se Manafort ka burimet  e tij financiare dhe lidhjet ndërkombëtare dhe mund të largohet para gjyqit dhe mund të jetojë në  liri të plotë”. Manafort aktualisht  monitorohet nga  dy sisteme GPS,  një nga gjykata federale në Virxhinia dhe një nga gjykata federale në DC. Manafort përballet me një maksimum prej 305 vjetësh burgim, nëse gjendet fajtor për të gjitha akuzat në Virxhinia.

Akuzat 

Akuzat në lidhje me shmangien e taksave përballet vetëm në Virxhinia.  Dënimi i tij i mundshëm do të jetë 8 vjet, thanë prokurorët në një dosje të paraqitur më herët nga ana e gjykatës. Ai gjithashtu përballet me 9 akuza të tjera  për mashtrim bankar dhe komplote të tjera, çdo akuzë nëse faktohet është e dënueshme me  30 vite burg. Pra për këto 9 akuza  ai rrezikon 270 vjet burg.

Në çështjen e DC-së, Manafort përballet me një dënim të mundshëm prej 15 -20 vite burg nëse dënohet atje me pesë akuza të komplotit total dhe shkelje të lobimit të huaj. Pretendimet e ngritura në aktakuzat  penale, të paraqitura nga zyra e Muellerit këtë vjeshtë dhe dimër, përshkruajnë një skemë të kompanive të huaja dhe llogaritë bankare “of  shore”që Manafort i fshehte të ardhurat e tij nga lobimi për politikanët ukrainas. Ai dyshohet se përdori ato fitime për të marrë hipotekë dhe për të blerë renovime në shtëpi dhe mallra luksoze.

10 korrik 2018, gjyqi ndaj Manafort

Gjyqi i Manafort do të  mbahet  më 10 korrik. Manafort aktualisht ka për të informuar të dy gjykatat në DC dhe në Virxhinia nëse dëshiron të largohet nga shtëpia për ndonjë arsye, përveç emergjencave mjekësore, shërbimeve fetare dhe për t’u takuar me avokatët e tij ose të dalë para gjykatës.

Urdhri i gjyqtarit të Virxhinias të martën ka përcaktuar që ai nuk duhet të përdorë pije të shumta ose të përdorë medikamente që nuk i janë përshkruar atij, ai është i bllokur në 24 orë dhe në monitorim të rreptë. Autoritetet federale i kanëe bllokuar dokumentet dhe nuk mund të aplikojë për dokumente të reja për udhëtim.

“Ai është mjaft i qartë dhe e di rrezikun e fluturimit. Ai ka pasuri të konsiderueshme personale dhe përballet me një periudhë  të konsideërueshme  burgimi nëse shpallet fajtor për akuzat e ngrituira”, tha Ellis në gjyq javën e kaluar Manafort do dalë në  gjyq në Virxhinia më 10 korrik, ndërsa në  Uashington më 17 shtator. TIRANA TODAY

Tags: 305Basheni rusëveish-menaxherija fijanjeriurrezikonTrumpvite

TË LIDHURA

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë
Aktualitet

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë

20:44 | 25/06/2025
Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura
Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura

20:39 | 25/06/2025
Ballkani përballet me temperatura përvëluese
Aktualitet

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

19:42 | 25/06/2025
Next Post
Kryemadhi s’i ndahet Ramës: Jo vetëm rrezik kombëtar, por edhe rajonal

Kryemadhi: Edi Rama do të ikë nëse nuk hapen negociatat

Messi e bën “baltë”, dy herë “tunel” Courtois (Video)

Messi e bën “baltë”, dy herë “tunel” Courtois (Video)

Dokumentet/Zbardhen financat e PS dhe LSI, ja kush ua “mbush” arkat

Dokumentet/Zbardhen financat e PS dhe LSI, ja kush ua “mbush” arkat

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë
Aktualitet

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë

by mirseda
20:44 | 25/06/2025
0

Një turist nga Kosova ka pësuar një dëmtim në këmbë gjatë një shëtitjeje në zonën malore të...

Tronditëse/ 56-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve gjendet e pajetë nga vëllai

Tronditëse/ 56-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve gjendet e pajetë nga vëllai

20:41 | 25/06/2025
Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura

Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura

20:39 | 25/06/2025
Irani pranon vrasjen e komandantit Shadmani pas goditjeve izraelite

Irani pranon vrasjen e komandantit Shadmani pas goditjeve izraelite

20:38 | 25/06/2025
Erdogan nga Samiti i NATO-s: Sa të jetë KFOR-i turk në veri të Kosovës, nuk do të ketë probleme

Erdogan nga Samiti i NATO-s: Sa të jetë KFOR-i turk në veri të Kosovës, nuk do të ketë probleme

20:37 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com