Amerikani Timothy Ray Brown, i cili është një nga njerëzit e paktë që kaloi me sukses virusin HIV, po i rrezikohet jeta nga leukemia.
Brown ishte diagnostikuar me virusin HIV kur ishte student në Berlin në 1995. Asokohe ai ishte diagnostikuar gjithashtu me leukemi dhe si pjesë e trajtimit ka kryer operacione transplanti të shtyllës kurrizore, nga donatorë që kishin mutacionin e njohur si CCR5 Delta 32. Njerëzit me këtë mutacion kanë një sistem të imunizuar ndaj HIV.
“Kam marrë qeliza embrionale për herë të dytë në shkurt 2008. Rekuperimi prej këtij trajtimi nuk ishte i mirë, u bëra delirant, thuajse u verbova dhe u paralizova. Por më në fund mësova të eci përsëri në një qendër për pacientë me dëme të rënda në tru”, ka thënë ai.
Leukemia e tij u dobësua dhe pas disa testimeve rezultoi se kishte kaluar me sukses virusin HIV.