E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Njeriu ekran

Nga: Frrok Çupi

Nuk di si ka zbritur nga zonat katolike të Veriut, por tani jeton në një shtëpi të mirë në rrethinat e Vorës. Është një mik i këndshëm; flet e flet dhe bën ‘gropa’ në bisedë: ‘A fola shumë?! A të mërzita?’, pyet pa pushim.

-Jo, Ndue, nuk më mërzite; ti fol, se më mirë është për ty e për mua.

-Epo mirë… Ja kështu,  njerëzit shpëtuan por gjithë çatia e shtëpisë mu ba copë kur shpërtheu Gërdeci, e këta komunista nuk po më japin lekët…

-Komunistat?!

-Po, po, komunista. Prandaj nuk m’i japin lekët e Gërdecit, sepse jam i djathtë…

‘Gërdeci’- sipas Ndojt, quhet ajo katastrofa gjigande, shpërthimi më i madh në shekuj që ka ndodhur në Shqipëri. Një punishte e demontimit të armëve të të gjitha llojeve shpërtheu në 15 mars 2008, ora 12.05. Biznesi i armëve përfshihej ndër prioritetet e qeverisë së vendit që kryesohej nga Partia Demokratike.

Nga shpërthimi u vranë 26 vetë, disa vdiqën në vend, ndërsa të tjerë në spitale. U plagosën dhjetëra të tjerë që mbushën spitalet si në kasaphanë, shumica të gjakosur e të gjymtuar, pa duar e pa këmbë. U shembën e u dogjën qindra shtëpi. Lajmi shkundi botën; gazeta amerikane ‘The New York Times’ shkroi për afera korruptive që shkonin shumë lart në piramidën qeveritare shqiptare…

Ndoj, banor i zonës, e ka harruar shpërthimin e tmerrshëm dhe kujton vetëm faktin se qeveria që erdhi në fuqi pesë vjet pas shpërthimit, nuk po i jep lekët e dëmit… Unë e kam mik këtë njeri interesant, por a nuk do të ishte edhe një ‘njeri eksperiment’ për Zigmund Frojdin?! Për këtë lloj njeriu, studiuesi i madh i mendjeve njerëzore, ka ardhur në përfundimin se ‘mund t’i emërtoj si njerëz me kujtime- ekran’.

Guxova ta ndërpres bisedën e nxituar të njeriut përballë, i bëra një pyetje:

‘Po mirë, o Ndue, cili të ka më shumë borxhe, ai që shkatërroi shtëpinë tënde dhe njëmijë të tjera, apo ky që nuk po të shlyen lekët e dëmit?’.

-Këta!- tha tjetri vetëtimthi.- Këta, se po të më japin lekë këta, mua më bëhet mirë.

Sa njerëz vuajnë nga amnezia infantile, mes turmave që na rrethojnë? Me siguri askush nuk i ka numëruar; këta më shumë rreshtojnë vetveten se sa i numëron ndonjë institucion. Vetveten e shënjojnë duke u shfaqur në mediat sociale ose edhe në ekrane; përveçse të tmerrojnë po të kapën në rrugë dhe në dasma…Por nuk janë vetëm ‘infantilë’, që do të thotë mungesë e kujtimeve të fëmijërisë. Jo, ka të tjerë që kujtojnë ngjarjen e thellë dhe harrojnë këtë që ndodh sot. Disa kujtojnë se komunizmi ishte një ‘mrekulli’ për qetësinë e për ‘nderin’; ndërsa të tjerë e quajnë diktaturë ‘maskën anti Covid’, që ndodh sot.

Lexo edhe :   Qysh sot, çdo ditë të jetë 21 Janar

A janë këta aq të rrezikshëm sa ç’janë, për shembull, skizofrenët agresivë ose të marrët e bezdisshëm? Dëmi do të ishte kolosal sikur të ndodhte që këta, në një moment të caktuar, të përbënin atë grupimin, i cili në gjuhën angleze, quhet ‘king- maker’. Grupimi me këtë nofkë, zakonisht, edhe pse  në pakicë, gjen rast të bashkohet me një shumicë dhe të bëjë qeverinë. Kemi pasur rastin e partisë LSI si ‘king- maker’, parti që nuk ka lidhje me amnezinë, por që ka shfrytëzuar amnezinë popullore dhe ka futur duart në financa e në thesar, ku ka bërë namin.

Lexo edhe :   Pse preket Franca nga një fjalë?

Grupimi i njerëzve me ‘kujtime- ekran’, edhe pse në minorancë, mund t’i bëjë namin gjithë kombit duke i vënë vulën e zezë të ‘kombit pa kujtesë’. Bie fjala, sikur miku im i Vorës të flasë prapë tani për gazetën amerikane dhe t’i thotë se ‘fajin nuk e kanë ata që shpërthyen Gërdecin, por këta që nuk më japin lekët’, atëherë gazetari do të tmerrohej dhe media e botës do të shkruante se çfarë specie ka zbuluar te shqiptarët.

Edhe disa pak herë të tjera e kemi dëshmuar ‘amnezinë infantile’, por akoma nuk quhemi të tillë si komb. Në vitin 2005 erdhi në fuqi e njëjta qeveri që kishte shkaktuar dhe udhëhequr luftën e tmerrshme të vitit 1997; ishin vrarë rreth 3000; ishin plagosur mijëra;  ishte shkatërruar shteti; veriun e ngritën kundër jugut; arka e shtetit u boshatis; fuqitë e huaja dërguan 6000 ushtarë roje për shqiptarin kundër shqiptarit… Por autorët u votuan pa u kujtuar për atë që sapo kishte kaluar.

Ishte krijuar edhe një psikozë e tillë në vitin 1991, mars; kur populli i vuajtur nga diktatura komuniste votoi në shumicë për komunistët. Si në vitin 2005. Se ‘kujtimet- ekran’ nuk kanë vetëm një kahje, si me thënë që të fshihen kujtimet e para dhe të mbetën kujtimet e fundit. Jo. Ekrani lëviz sa prapa në kujtesë, sa përpara në sekondën e fundit. Më të shumtë janë ata që në fakt nuk janë të sëmurë me amnezi, por stimulojnë veten me vdekjen e kujtesës…

Po sikur prapë të ketë njerëz që të votojnë pro qeverisë që vuri zjarrin në Gërdec dhe vrau e shkatërroi mijëra? Njerëz që nuk i bëjnë pyetje vetes, edhe mund të bien në amnezi. Për shembull, miku im nga Vora, edhe pse nuk është i sëmurë, e ka gati përgjigjen: ‘Ata që bënë tërmetin e Gërdecit janë më të mirë…’.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...