Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Një vizitë në burgun e Prishtinës, femrat e dënuara rrëfejnë historitë e tyre

9 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Një vizitë në burgun e Prishtinës, femrat e dënuara rrëfejnë historitë e tyre

Nga Shqipe Gjocaj – BIRN/ Siguria qe e shtrënguar në burgun e vetëm për gra në Kosovë, një fortesë me tela me gjemba dhe beton rrethuar nga fusha prej 20 kilometrash në jug të Prishtinës. Nuk lejohen çantat dhe kamerat. Duke mbajtur vetëm bllokun e shënimeve dhe lapsin, kalova një rojë në kopsht dhe hyra në objekt.

Qendra Korrektuese për Gratë dhe Minorenët në komunën e Lipjanit strehon 33 gra të burgosura, që kanë një ndërtesë të veten krah ndërtesave të ndryshme për të dënuarit meshkuj. Me nga dy veta në qeli, ajo strehon gra të dënuara për krime që variojnë nga vjedhja dhe korrupsioni, te trafikimi dhe vrasja. Shtatëmbëdhjetë po vuajnë dënimin për vrasje.

Në një dhomë të mbushur plot me karrige të vjetra, takoj një të burgosur që e quajnë “minorenia”. Ajo është 20 dhe po përgatitet të bëjë provimet e maturës pas dy vite e gjysmë studimesh pas hekurave.

Ajo ishte 17 vjeçe kur u dënua për bashkëpunim në vrasjen brutale të një punonjësi operator telefonik, të cilin ajo ndihmoi të joshej drejt vdekjes – për 200 euro. I dashuri i saj dhe një tjetër burrë kryen vrasjen. “Isha aty”, tha ajo. Si të rritur, ata u dënuan me 25 vjeç. Si minorene, ajo mori nëntë vjet burg.

“Fëmijëria ime ka qenë një katastrofë,” tha ajo, duke përshkruar vitet e abuzimit nga babai i saj, të cilin më vonë ajo e fali. Në Kosovë, lidhjet e besnikërisë në familje janë shpesh të forta. Edhe kur çojnë në katastrofë.

“Familjet nuk duhet t’i neglizhojnë kurrë fëmijët e tyre. Nëse ata nuk e mbrojnë, ajo do të abuzohet nga burrat dhe do të përfundojë me kalimin e kohës në burg”.

Me flokët ende të lagura nga dushi, një e dënuar 45-vjeçare erdhi në dhomën e intervistës për të rrëfyer historinë e saj. Asaj i kishin bërë martesë me shkuesi, tha ajo. Zgjati vetëm pesë muaj.

“Ai më rrihte, më torturonte dhe më provokonte me telefonata dhe mesazhe anonime. Një ditë, ndodhi.”

Me këtë ajo nënkupton që e vrau.

Hapësira është e vogël në burgun e grave, ndaj të burgosurat nuk janë të ndara nga mosha, serioziteti i krimit apo ndonjë klasifikim tjetër. Kriminelët e nivelit të ulët ndajnë qelitë me vrasëset.

Disa gra me të cilat fola m’u ankuan se u duhej të jetonin bashkë me “të çmendurën”. Oficerët kishin një emër tjetër për të “e trafikuara”, edhe pse ajo u dënua si trafikante për vete.

Sipas rrëfimit të saj, ajo ishte 13 vjeçe kur gjysmë vëllai i saj filloi ta përdhunonte. Ai më pas e trafikoi atë në tregtinë e seksit, për shtatë vite të tmerrshme. Ajo më tregoi shenjat në krahë nga burrat te të cilët ishte shitur. Ajo tha se ata e ndëshkonin edhe për shenjën më të vogël të mosbindjes.

Në moshën 35 vjeçe, ajo u dënua për trafikim të një adoleshente të cilën e takoi në një strehimore. Si shumica e grave që intervistova, ajo protestoi për pafajësi.

Duke folur me zë të qetë dhe në dhimbje, ajo pranoi se kishte probleme me shëndetin mendor. “Nuk duhet të jem këtu. Kam jetuar prej 11 vitesh me terapi psikiatrike tashmë. Duhet të jem në një spital duke marrë trajtim mendor. Ka çaste kur çmendem. Ulëras dhe bërtas sepse dëgjoj zëra dhe shoh burra me thika që sulmojnë vajzat e mia të vogla”.

Në total, intervistova tetë granë burg. Duke dëgjuar mënyrën si flisnin me njëra-tjetrën, ishte e qartë se shumë kishin krijuar miqësi, pavarësisht krimeve dhe të shkuarës së tyre. Mund edhe ta quash thuajse solidaritet.

Shumica kishin shpresa për të ardhmen, kur të mund të bënin diçka me jetën e tyre jashtë.

Duke kaluar në dosjet e grave, e njëjta formë përsëritej: fëmijëri të vështira, dhunë në familje, abuzim seksual, varfëri dhe analfabetizëm. Por dukej se kishte edhe diçka më shumë – një peshë shtesë të paragjykimeve në një shoqëri shumë patriarkale.

“Kur një burrë vret dikë, është burrëri. Kur një grua bën të njëjtën gjë, quhet tragjedi,” tha një e dënuar, duke kritikuar këtë mentalitet në Kosovë.

Një nga oficeret thotë ndryshe. “Gruaja e fut djallin në shishe,” tha ajo duke u ankuar se ishte mendërisht shterruese të punoje me të burgosurat. Ajo po citonte një shprehje të vjetër shqiptare që sugjeron se natyra e gruas është manipuluese.

Pesë minuta pas intervistës sime të fundit, qelitë filluan të zbrazen. Ishte koha për sporte.

Tags: burgkosovePrishtinete denuarat

TË LIDHURA

Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”
Aktualitet

Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”

13:47 | 14/04/2026
Vodhi 40 mijë paundë nga dollapi i marketit! Zbulohen detajet
Aktualitet

Vodhi 40 mijë paundë nga dollapi i marketit! Zbulohen detajet

13:43 | 14/04/2026
Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
Aktualitet

Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

13:26 | 14/04/2026
Next Post
Maqedoni, deputetët e VMRO tentojnë bllokimin e seancës për zgjedhjen e zv/ministrave

Maqedoni, deputetët e VMRO tentojnë bllokimin e seancës për zgjedhjen e zv/ministrave

Agron Llakaj i shkruan Nishanit: Ke harruar të dekorosh këtë artist!

Agron Llakaj i shkruan Nishanit: Ke harruar të dekorosh këtë artist!

Shpallet aksioni për vëzhgimin e zgjedhjeve të 25 qershorit; SHBA-të, rol kryesor

Shpallet aksioni për vëzhgimin e zgjedhjeve të 25 qershorit; SHBA-të, rol kryesor







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”
Aktualitet

Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”

by mirseda
13:47 | 14/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku,...

Vodhi 40 mijë paundë nga dollapi i marketit! Zbulohen detajet

Vodhi 40 mijë paundë nga dollapi i marketit! Zbulohen detajet

13:43 | 14/04/2026
Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

13:26 | 14/04/2026
Akuzohet se vrau fqinjin e tij me çekiç, Gjykata e Apelit dënon me burg përjetë Isuf Hasën

Akuzohet se vrau fqinjin e tij me çekiç, Gjykata e Apelit dënon me burg përjetë Isuf Hasën

13:05 | 14/04/2026
Ktheu magazinën në ‘fermë bari’, kapet në arrati i kërkuari

Ktheu magazinën në ‘fermë bari’, kapet në arrati i kërkuari

12:56 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com