Kosova ka thyer një tjetër rekord me të infektuarit. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 514 raste të reja me COVID-19. Tre persona kanë humbur jetën, duke çuar kështu në 681 numrin e viktimave nga ky virus.
Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.750 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 514 raste pozitive.
Sot Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, në një konferencë për mediat, pas mbledhjes së Komitetit për parandalimin e pandemisë, ka bërë publike masat e reja të marra për mbrojtjen nga COVID-19. Këto masa do të analizohen brenda 2 javëve, dhe do të rishikohen.