Një operacion policor është duke u zhvilluar në kryeqytet, për llogari të SPAK-ut. Operacioni po zhvillohet pas hetimeve që u kryen mbi tenderin me uniformat e Policisë së Shtetit.
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar ka goditur një tjetër rast të korrupsionit të tenderave. Bëhet me dije se po hetohen disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, në lidhje me tenderat e uniformave të Policisë së Shtetit.
Dhjetëra kontrolle janë ushtruar brenda Ministrisë së Brendshme, dhe në banesat e disa prej zyrtarëve që janë të përfshirë në tenderin e uniformave të Policisë.