Një tjetër familje shqiptare, së shpejti do të shohë dritën e diellit. Kryeministri Rama ka vizituar familjen e Age Palit, e cila rrit mes skamjes tre fëmijë.
Ndonëse çatia i pikon, e mundësitë ekonomike janë të pakta, ajo ia ka dalë mbanë që të rrisë tre vajzat.
Fëmijët kanë humbur të atin, e ndërsa e ëma e tyre i është dedikuar me kohë të plotë.
Tre vajzat morën një dhuratë simbolike nga ana e kryeministrit, e së shpejti ato do të kenë një shtëpi të ngrohtë ku të jetojnë.











