Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Një test i vetëm për Covid-19 dhe gripin

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Një test i vetëm për Covid-19 dhe gripin

A është infeksion bakterial apo viral? Dhe nëse po, çfarë lloj virusi është ai? Deri para pandemisë aktuale, jo të gjithë ishin aq të interesuar sa të mësonin origjinën e simptomave të tilla si ethe, kollë dhe ftohje. Por tani që njohim virusin e Covid-19, kjo pyetje ka fituar një rëndësi të re.

Në SHBA, vend që falë fushatës masive të vaksinimit po sheh daljen graduale nga emergjenca pandemike, kanë nisur të përhapen testet e shpejta që janë të afta të kërkojnë tek mostra e pacientit jo vetëm praninë e mundshme të koronavirusit SARS-CoV-2, por edhe të patogjenëve të tjerë që sulmojnë traktin respirator, duke filluar me viruset e gripit.

Dimrin që sapo lamë pas, masat parandaluese kundër Covid-19 e kanë eliminuar praktikisht sezonin e gripit. Krahasuar me frikën fillestare të një vale të dytë epidemike shoqëruese, një numër rastesh me grip gati afër zeros janë regjistruar në të gjithë botën.

Por rikthimi i ngadaltë në jetën shoqërore normale, i mundësuar nga vaksinat do të favorizojë një kthim të madh të viruseve të frymëmarrjes sezonale, kundër të cilave do të jemi më pak të mbrojtur pasi kemi “kapërcyer disa radhë”.

Për më tepër, megjithëse në një masë të kufizuar dhe me simptoma më pak të rënda, koronavirusi i ri do të vazhdojë të qarkullojë dhe (ndoshta do të bëhet endemik). Dallimi i tij në kohë, do të lejojë dhënien e kujdesit shëndetësor në kohë për pacientët, dhe të ndalojë valët e reja të epidemisë.

Një artikull i fundit i botuar në “The New York Times” flet për disa nga këto teste. “Test quad”, i zhvilluar nga kompania kaliforniane “Cepheid”, dhe i autorizuar nga FDA që në shtatorin e vitit të kaluar, përdor një formë shumë të shpejtë të reaksionit zinxhir të polimerazës (PCR:e njëjta që përdoret në tamponët klasikë dhe të besueshëm ) për të identifikuar një mostër mukusi, materialin gjenetik apo koronavirusin e ri,apo të 3 patogjenët e tjerë, dy lloje të virusit të gripit apo virusin sincitial të frymëmarrjes (RSV, që shkakton bronkit dhe pneumoni sidomos tek fëmijët).

Disa kompani farmaceutike si “Roche”, kanë marrë autorizimin e përdorimit emergjent të testeve që bëjnë dallimin midis Covid-19, gripeve të tipit A dhe tipit B. Ndërkohë kompanitë tjera, janë specializuar në prodhimin e testeve diagnostikuese për pacientët që kanë një imunitet të brishtë, dhe që janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj infeksioneve virale dhe bakteriale.

Kompania franceze “bioMérieux” ka menduar për një test PCR,i cili përveç koronavirusit identifikon praninë e 21 patogjenëve të tjerë, përfshirë viruset dhe bakteret. Në këtë mënyrë rriten shanset e identifikimit të pranisë së shumë infeksioneve, të cilat përndryshe nuk mund të identifikohen:për shembull,një pacient me grip mund të preket njëkohësisht edhe nga infeksioni i pneumokokut.

Njëkohësisht, po shkohet drejt testeve që identifikojnë antigjenët viralë (d.m.th. proteinat karakteristike të viruseve, të tilla si proteina në formë gozhde SARS-CoV-2), përgjithësisht më të lehtë dhe më të shpejtë për t`u përdorur edhe në ambiente jo-spitalore, siç janë për shembull dhomat e mjekëve të përgjithshëm apo shtëpitë.

Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë Santa Cruz kanë zhvilluar një test antigjeni me çip, i aftë të zbulojë me saktësi nga tamponët që aplikohen në hundë proteinat e virusit kovid dhe të gripit A. Testi, i përshkruar në detaje në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave, bazohet në një bio-sensor me optikë të integruar për të analizuar molekulat e vetme virale. Me pak fjalë, është e sigurt se muajt e ardhshëm do të kemi një ide shumë më të qartë rreth qarkullimit të patogjenëve që bllokojnë traktin tonë të frymëmarrjes

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/scienza/salute/un-unico-test-per-covid-e-influenza

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: COVID-19Gripitest

TË LIDHURA

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.
Bota

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat
Bota

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim
Aktualitet

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026
Next Post
Mësimi i bukur i Covid-19, fshin dhjetëra partitë tona

Basha, mes përrallës dhe historisë?

”Zgjedhjet u vodhën”/ Spaho: Basha nuk ka arsye për të dhënë dorëheqjen

''Zgjedhjet u vodhën''/ Spaho: Basha nuk ka arsye për të dhënë dorëheqjen

Nuk e njeh si shtet/ Kazakistani anulon miqësoren me Kosovën

Nuk e njeh si shtet/ Kazakistani anulon miqësoren me Kosovën







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë pranë QTU-së, një makinë shkrumbohet nga flakët
Aktualitet

Aksident i rëndë pranë QTU-së, një makinë shkrumbohet nga flakët

by mirseda
08:14 | 04/04/2026
0

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në afërsi të QTU-së, rreth orës 02:00 pas mesnatës. Sipas...

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026
Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com