Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Presidenti, shanset më të mira zgjidhja e keqe

Nga: Preç Zogaj

Në Ditën e Pavarësisë së SHBA, Shqipëria, Kosova dhe kombi shqiptar festojnë aleancën e fortë me këtë vend të madh pishtar të demokracisë dhe zhvillimit në shkallë botërore.

Asnjë shembull tjetër në historinë tonë nuk u afrohet sadopak të mirave që kanë përfituar Shqipëria dhe shqiptarët nga miqësia me SHBA.

Në kontrast me humbjet e mëdha dhe çmimin e lartë të mbijetesës që na është dashur t’u paguajmë pushtimeve, orekseve aneksioniste me mbështetje ruse të fqinjëve sllavë-ortodoksë, realpolitikës cinike të disa fuqive europiane, komunizmit më vonë, dalja e SHBA-ve në skenën e politikës botërore ka qëlluar të jetë vetvetiu fati ynë i kthyer nga e mbara.

Për ketë arsye, në çdo matje të preferencave të tyre për orientimin, shqiptarët zgjedhin në shumicë absolute Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë zgjedhje të lirë, pa asnjë mendim provokativ ndaj vendeve mike të Europës Perëndimore, janë shkrirë në një të vetme mirënjohja, admirimi, vetëdija e tyre për mikun me të mirë.

Sondazhet kanë treguar ndërkaq ekzistencën në një përqindje shumë të vogël, sa për të trembur syrin e keq, të shqiptarëve antiamerikanë. Do të ishte çudi të mos kishte fare në një vend të bombarduar për gjysmë shekulli nga dogmatizmi totalitar ultramajtist. Ku Rusia ka pasur e ka jo vetëm nostalgjikë, por edhe celula agjenturore në shërbim të politikës së destabilizmit dhe minimit të demokracisë sonë të brishtë. Të shtojmë këtu edhe individë që zgjedhin për snobizëm apo se ashtu e mendojnë të mos jenë ne vendin më bamirës të atdheut. Asnjë shqetësim sa kohë që ky konglomerat është kaq i vogël në numër.

Por ka ndodhur diçka e re në raport me SHBA nga viti 2017 e këndej. Antiamerikanët në përcaktim, si këta që përshkruam më lart, janë zgjeruar me antiamerikanë “që nuk e dinë” ose bëjnë sikur nuk e dinë se janë të tillë. Së bashku kanë nisur të shprehen në forma denigruese, si asnjëherë tjetër që nga koha e komunizmit, kundër SHBA-ve. Dy janë ngjarjet burimore të këtij shpërthimi taleban në thelbin e vet, pa asnjë lidhje me kriticizmin e shëndoshë apo edhe të hidhur, por të mbështetur në argumente, që përfaqëson një vlerë mbi të cilin vetë SHBA-të mbajnë gjallë korrigjimin ripërtëritës. Është mënyra si e ka përcjellë e paraqitur për ndjekësit e tij Sali Berisha zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe shpalljen e tij non gratta nga SHBA. Në të dyja rastet, duke shkuar përtej denoncimeve konkrete të rasteve të selektivitetit politik në zbatimin e vetingut e tjerë, siç kanë bërë shumë politikanë dhe gazetarë, madje edhe partnerët amerikanë e europianë, apo përtej së drejtës së tij për t’u mbrojtur në rrugë ligjore nga sanksionimi non grata, Berisha u ka prezantuar ndjekësve të tij një SHBA rrumpallë ku Presidenti, Sekretari i Shtetit, Departamenti i Drejtësisë, ai i Thesarit dhe institucionet e tjera që kanë marrë pjesë në hartimin e vendimeve të lartpërmendura të qeverisë amerikane, janë marioneta që i lëvizin inatet e vogla kundër Sali Berishës.

Berisha nuk ka mundur të harmonizojë reklamimin e amerikanizmit real me qëndrimet e tij kundër shpalljes non grata dhe reformës në drejtësi. Të përqafojë reklamimin do të thotë të rrëzojë qëndrimet e tij. Të mbrojë qëndrimet e tij do të thotë t’u kundërvihet institucioneve amerikane. Në këto kushte, për oportunitet, ai është përpjekur t’i përmbahet një amerikanizmi abstrakt që nuk i përfshin institucionet amerikane në fuqi.

Prej këtu nuk ka asnjë të papritur që fansat e tij më të zjarrtë të shfrenojnë fantazinë me fraza dhe epitete të arsenali të Enver Hoxhës kundër SHBA. Duke e pasuruar këtë arsenal me një togfjalësh të ri që nuk e përdorte Enveri. Atë që Amerika është komuniste!

Ka një përpjekje të madhe në vendin tonë për t’i izoluar ngjarjet vendore nga konteksti ndërkombëtar, për ta mbajtur Shqipërinë me kokë në thes. Në thesin e krundeve të saj. Mjerim! Po fatmirësisht ngjarjet dhe fryma e botës nuk na harrojnë. Nuk na kanë harruar kur ishim të izoluar e jo më tani që jemi vend i hapur. Kush mund të mendonte se në agimet e demokracisë shqiptare, në korrik të vitit 1991, shqiptarët do të vërshonin spontanisht, si një masë oqeanike, për të pritur Sekretarin e Shtetit, Baker.

Arsyeja dhe intuita janë busulla e saktë e popullit. Një shumicë antiamerikane në Shqipëri është e pamundur. Por edhe një pakicë nuk na bën nder. Më shumë se kaq, është turp. /Panorama.al

 

Tags: dita e pavaresise se SHBAkosovaPrec zogajshqiperia

TË LIDHURA

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
Next Post
Shkrumbohet nga flakët një biznes në Tiranë, ja çfarë thotë policia

Zjarr në katin e parë të spitalit të Fierit

Post Kufitare e Lëvizshme në brigjet shqiptare, Çuçi shpjegon lehtësitë për turistët

Post Kufitare e Lëvizshme në brigjet shqiptare, Çuçi shpjegon lehtësitë për turistët

Pranga dy personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, fshiheshin në Lushnje dhe Tiranë

Pranga dy personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, fshiheshin në Lushnje dhe Tiranë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Vendimi i Apelit për 3 të akuzuarit e vrasjes së Martin Çeços, Avokati: Bie ndesh me ligjin
Aktualitet

Vendimi i Apelit për 3 të akuzuarit e vrasjes së Martin Çeços, Avokati: Bie ndesh me ligjin

by mirseda
12:45 | 16/01/2026
0

Avokati Nevzat Tarelli, avokati i tre të akuzuarve për vrasjen e Martin Çeços në vitin 2022, ka...

“Që ta bëni si Franca, ju duhet të jeni Franca”/ Rama jep këshilla: E kam bërë dhe unë këtë gabim

“Që ta bëni si Franca, ju duhet të jeni Franca”/ Rama jep këshilla: E kam bërë dhe unë këtë gabim

12:40 | 16/01/2026
Rama u tërheq vëmendjen ministreve për negociatat me BE: Duhet shumë më tepër punë, informoni …

Rama u tërheq vëmendjen ministreve për negociatat me BE: Duhet shumë më tepër punë, informoni …

12:34 | 16/01/2026
“Nuk duhet falur askush”, Rama vendos ‘piketat’  për rrugën në BE: Siguria ushqimore problematike,

“Nuk duhet falur askush”, Rama vendos ‘piketat’ për rrugën në BE: Siguria ushqimore problematike,

12:14 | 16/01/2026
Rama mblodhi sot grupin e PS: Evidentuam sfidat dhe vendosëm piketat për 2026!

Rama mblodhi sot grupin e PS: Evidentuam sfidat dhe vendosëm piketat për 2026!

12:11 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com