Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Një shpjegim dhe falënderim për ndërkombëtarët e Tiranës dhe standardin e dyfishtë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Një shpjegim dhe falënderim për ndërkombëtarët e Tiranës dhe standardin e dyfishtë

Nga Luan Rama, Zevendeskryetar i LSI-se/ Tirana sot ishte në protestë. Me më shumë qytetarë se çdo herë tjetër më parë. E nesër, padyshim do të ketë edhe  më shumë se sot. Ditë pas ditë uragani i revoltës popullore do të vijë duke u rritur, sepse e keqja mundet vetëm me forcën dhe vendosmërinë qytetare!

Varfëria dhe dhimbja që ajo shkakton janë akuzë për qeverisjen, e prej saj shumica e qytetarëve ka zgjedhur protestën që edhe ndërkombëtarët e burokratët e Europës në Tiranë, të kuptojnë se realiteti shqiptar nuk është ai i lulishteve të Rogner-it apo i fluturave me ngjyra në zyrën e Kryeministrit.

Realiteti shqiptar është i trishtë, është i dhimbshëm, është tragjik, e fatkeqësisht, ky realitet po iu imponohet fatalisht qytetarëve, sa ata të thonë se “ishim më mirë kur ishim më keq!”

Eshtë e rëndë, është e turpshme që Shqipëria anëtare e NATO-s që prej 10 vjetësh vazhdon të jetë vendi i vetëm në Europë ku zgjedhjet blihen e vidhen dhe ku qytetari nuk e ka votën të veten!

Eshtë kriminale dhe padyshim, edhe skandaloze, e vërteta që Shqipëria anëtare e NATO-s që prej 10 vjetësh, vazhdon të tregohet me gisht si vendi i krimit të organizuar, si qendra europiane e kultivimit dhe trafikimit të drogës dhe si vendi me Parlamentin që u detyrua të miratojë një ligj për të dekriminalizuar vetveten e për të përzënë prej andej kriminelët që ishin futur me firmat e kryetarëve të partive, kur në fakt të parët duhej të ishin përzënë ata që i kishin bërë kriminelët deputetë!

Është fyese dhe poshtëruese për një popull të tërë të një vendi anëtar të NATO-s, siç është Shqipëria që prej 10 vjetësh, që nga njëra anë të pranosh në raportin zyrtar të ODIHR-it se mbi 20 përqind e votës është blerë në zgjedhjet e vitit 2017, e nga ana tjetër të dëgjosh një “ndërkombëtar” të mbajë leksione për legjitimitetin e Kuvendit të dalë me vota të blera nga kriminelë e trafikantë!

Po në cilin vend tjetër të Europës mund të ndodhë kjo shfaqje dyfytyrësie e hipokrizie?!

Në cilin vend të Europës së vlerave qytetare e demokratike prej nga vini ju zotërinj ndërkombëtarë do të heshtnit po të mësonit se në dosjet e prokurorisë për grupet e krimit të organizuar, ka prova se grupet kriminale kanë blerë vota për të prodhuar deputetë për qeverinë?!

Në cilin vend të Europës do të ishte normale që shteti të mos ketë Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë, të mos ketë Prokuror të Përgjithshëm të zgjedhur në zbatim të Kushtetutës siç ndodh në Shqipërinë anëtare të NATO-s?!

Nga cili vend tjetër i Europës vetëm në 5 vjet janë larguar mbi 400 mijë qytetarë si nga Shqipëria anëtare e NATO-s dhe që kërkojnë azil në dyert e vendeve që ju përfaqësoni zotërinj ndërkombëtarë, dhe ketë të mos e shohësh si një të vërtetë alarmante, por të thuash se vendi po bën progres?!

Përse ky standard i dyfishtë? Përse kjo hipokrizi?

Apo kjo është diplomacia e ndërkombëtarëve?

Sot Tirana dhe gjithë Shqipëria ishte në protestë. Ishte protesta më e madhe dhe më qytetare që është zhvilluar ndonjëherë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Shikojeni këtë protestë ashtu siç ishte zotërinj ndërkombëtarë: si shenjë alarmi që Shqipëria nuk është lulishtja e Rogner-it dhe as zyra me flutura shumëngjyrëshe e Kryeministrit!

E nëse protesta e sotme ishte me më shumë qytetarë se çdo protestë tjetër më parë, merita është edhe e juaja. Për këtë faleminderit!

E në mbyllje të këtyre radhëve, bashkë me falënderimin për ndërkombëtarët e Tiranës, edhe një këshillë për ta; lexojeni poezinë “Laokonti” të Ismail Kadaresë…

Tags: dyfishtëfalenderimnderkombetaretshpjegimstandardintiranes

TË LIDHURA

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese
Politikë

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese

22:30 | 16/12/2025
Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon
Politikë

Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

21:47 | 16/12/2025
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa
Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

21:00 | 16/12/2025
Next Post
(Foto) Kush është 62-vjeçari nga Fieri që iu bë atentat në Tiranë

(Foto) Kush është 62-vjeçari nga Fieri që iu bë atentat në Tiranë

Protesta/ Balla akuza të rënda: Vrasësit e Gërdecit janë kundër drejtësinë e re

Protesta/ Balla akuza të rënda: Vrasësit e Gërdecit janë kundër drejtësinë e re

“Kush flet sot për dhunë është qen bir qeni, e meriton në lule të ballit”

“Kush flet sot për dhunë është qen bir qeni, e meriton në lule të ballit”







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese
Politikë

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese

by mirseda
22:30 | 16/12/2025
0

Pas përfundimit të takimit me strukturat e PD në qytetin e Elbasanit, Ervin Salianji, ka falenderuar demokratët...

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

22:13 | 16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

22:10 | 16/12/2025
Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

21:47 | 16/12/2025
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

21:00 | 16/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com