E martë, 21 Shtator, 2021
18.5 C
Tirana

“Kush flet sot për dhunë është qen bir qeni, e meriton në lule të ballit”

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehu ka komentuar në studion e Mbrëmje në ABC News, protestën e sotme të opozitës që sipas tij ishte protesta më e madhe e organizuar. Shehi thekson se nuk shqetësohet që Rama nuk iku sot, pasi një ditë do ikë duke parë trendin në rritje të protestave.

Duke vlerësuar protestat e opozitës se në to nuk ka asnjë aktdhune, ai shprehet se situatë kaq të paqtë protestash në Shqipëri nuk ka patur, por ka një paralajmërim për ata që mendojnë të kundërtën.

“Sot Rama e ata që e drejtojnë patën një lojë fantazie se do kishte dhunë, të rrethojnë institucionet dhe duke zhgënjyer sot qeveritarët që prisnin për dhunë dhe ndërkombëtarët. Situatë kaq të paqme protesta në Shqipëri e botë nuk ka patur. Kush thotë sot dhunë është qen bir qeni që meriton dhunën në lule të ballit. Sot nuk pati asnjë lloj dhune”.

Për gazin lotsjellës të policisë ai u bën apel të gjithë opozitarëve se kush proteston duhet të jetë gati edhe për këtë gjë, pasi situata është e rëndë, kur një njeri i vetëm po vjedh shumëçka në këtë vend.

“Policia i hodhi ato gaz lotsjellës që po ta kishin të një cilësie të mirë nuk do na shqetësonte, megjithatë u them opozitarëve që kush del të protestojë të bëhet gati edhe për gaz se një njeri i vetëm po na vjedh liritë, përveç financave”.

Për Shehin strategjia e opozitës është largimi i Ramës, krijimi i një qeveria tranzitore që të miratojë dy reformat kyçe.

“Strategjia jonë është kjo të largohet Rama, të bëjmë një qeveri tranzitore, të bëjë dy reforma të mëdha reformën  zgjedhore. Ne besojmë te zgjedhjet si mënyra e vetme për të shkëmbyer pushtetet. nëse kemi 4-5 oligarkë që kanë vjedhur financat shqiptare  të largohen. Nëse nuk balancohen pushtetet, president nga populli dhe lista të hapura, mandate te kufizuara, që bëre 8 vjet largohu Shqipëria do prodhojë vazhdimisht Rama. Kjo është bindja ime”. /abcnews.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...