Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një rrugë për ti dhënë një shans Shqipërisë

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një rrugë për ti dhënë një shans Shqipërisë

Nga: Jorida Tabaku

Tashmë që të dhënat ekonomike janë kokëforte dhe që kanë kthyer vendin në një prodhues krize dhe që për rrjedhojë po e zbrazin atë përditë nga shtresa e mesme që është motori ekonomisë, lipset të parashtrojmë një rrugë për të dalë. Hapi i parë është ai i kapjes së demit nga brirët! Shqetësimi kryesor i bizneseve dhe qytetarëve te ne përputhet në një pikë: korrupsioni. Kjo është lubia që e ka kapluar vendin tonë dhe ka krijuar një kulturë të thellë pandëshkueshmërie edhe papërgjegjshmërie për aktet e kryera.

Për të luftuar korrupsionin lipset nevoja për një vullnet politik dhe gjithashtu edhe domosdoshmëria për instrumente ligjore dhe institucione, që në fakt ndërpresin lidhjen kapilare të korrupsionit. Në këto vitet e fundit është vërejtur rritja e korrupsionit në nivelet më të larta të administratës civile dhe njëkohësisht ministrave, siç edhe rasti i inceneratorëve dëshmoi.

Tanimë, beteja është që t’ua bësh më të vështirë mekanizmave korruptivë për t’ia arritur qëllimit. Kjo mund të arrihet përmes përforcimit të legjislacionit në mënyrë të tillë që zinxhiri korruptiv të bëhet më i vështirë. Kështu nëpunësit civilë të kenë mundësi më të madhe për t’u mbrojtur nga ligji dhe gjithashtu për të mbrojtur institucionet nga ministra apo drejtorë apo dhe eprorë më të lartë që duan të shkelin ligjin.

Hapi i dytë është ndërtimi i një procesi ligjvënës që mundëson parashikueshmërinë ligjore. Kjo përkthehet në krijimin e një Kodi Fiskal dhe Tatimor që do t’i japë fund njëherë e mirë politikës së ndryshimit të taksave sipas interesave të vogla apo të një numri të vogël biznesesh. Klima e biznesit në vend ka vënë re që në fakt politikat fiskale janë ato që kanë përkeqësuar dhe kanë venitur çdo përparësi ekonomike dhe gjeografike që ka vendi jonë. Raportet e fundit si nga DASH edhe nga institucionet e tjera ekonomike vlerësojnë me të drejtë se këto probleme shkaktojnë pasiguri në investime.

Ndaj rruga e vetme mbetet ajo e goditjes së këtyre nismave siç duhet. Janë këto dy hapa që do të prodhojnë një mundësi për të goditur sistemin oligarkik dhe mungesën e konkurrencës, nga e cila lëngon sot sistemi ynë ekonomik dhe politik. Favorizimet fiskale apo dhe legjislative, që tanimë janë një sekret publik, kanë krijuar një ambient të pandershëm dhe jokonkurrues.

Tregu dhe liria e tij ofrojnë një mundësi për konkurrencën dhe për zhvillimin e sipërmarrjeve, historia e njerëzimit dhe vetë historia e kapitalit në Shqipërinë posttotalitare janë një shembull. Për sa kohë qeveritë kanë punuar për të zhvilluar dhe për të mbajtur një treg të shëndetshëm dhe konkurrues për aq kohë dhe sipërmarrja ka prodhuar një shtresë të mesme e të shëndetshme.

Bota sot kërkon inovacion dhe treguesit në vendin tonë janë të tillë që mbështesin tezën se Shqipëria i ka të gjitha shanset të jetë inovatore në fushën e teknologjisë, por mungojnë mekanizmat. Ato qindra të reja dhe të rinj që largohen nga Shqipëria e bëjnë sepse ambienti inovativ nuk është ai që kërkohet. Natyrisht, ne mbahemi si një shtet që fatkeqësisht prodhojmë inovacione në fushën e amnistive fiskale e penale, por jo si një qeveri që nxit inovacionin në fushën e teknologjisë.

Produkti i Shqipërisë siç e kemi është dorëzimi pa kushte përpara çdo krize dhe justifikimet e pafundme të qeverisë për ato që na ndodhin. Në të vërtetë, problemet e sotme të vendit tonë po evidentohen më mirë nga kriza. Shqipërisë i mungon konkurrenca, i mungon inovacioni dhe këto janë dy elementet kyç që e bëjnë ekonominë tonë jo atraktive. Në mungesë të tyre ne kemi korrupsionin dhe një legjislacion të dedikuar pak bizneseve duke prodhuar një ekonomi ineficiente.

Në botën e globalizuar që jetojmë veç këto dy elementë do të mund të shndërronin vendin në një “hub” natyral për inovacionin dhe teknologjinë në rajon. Pra, ajo që mund ta shpëtojë vendin sot është qasja tërësisht ndryshe ndaj ekonomisë dhe ndërmarrja e nismave për të luftuar korrupsionin me vullnet dhe mjete ligjore dhe institucionale. Sikundër dhe për të mundësuar një treg të lirë.

Vetëm duke krijuar një strukturë të re dhe tërësisht të përshtatshme për eficiencën në treg dhe maksimizimin e aftësive të çdo shqiptari ne mund të shohim më tej për një vend që krijon dhe u jep mundësi qytetarëve të tij. Pra, ajo që ofrohet nga PD nuk është vetëm një politikë e ulët e taksave, por një reformim i thellë i qasjes ndaj tregut, politikës, rregullave dhe perspektivës ekonomike.

Reforma ekonomike, duke luftuar oligopolet, monopolet dhe oligarkinë do të lehtësojë akoma më tej implementimin e politikave fiskale me taksa të sheshta pasi ekonomia do të çlirohet nga helmi i tregut të kapur.

Problemet strukturore ekonomike dhe mbi të gjitha vizioni i qeverisë kanë rritur efektin e goditjeve që ka kriza në ekonominë tonë. Ato më herët kanë prodhuar një sistem të pandershëm dhe jo konkurrues, që më tej është shoqëruar me një vend që po thahet nga mendjet e reja dhe konkurruese për të prodhuar stanjacionin.

Nëse do të duam një rrugë për të dalë nga kjo krizë, por mbi të gjitha për të ndryshuar rrënjësisht qasje ndaj problemeve, atëherë momenti është sot dhe treni nuk duhet humbur.

Tags: ekonomiaJorida Tabakushqiperia

TË LIDHURA

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Dhuron 20 miliardë dollarë, Bill Gates zotohet të heqë dorë nga lista e të pasurve në botë

Dhuron 20 miliardë dollarë, Bill Gates zotohet të heqë dorë nga lista e të pasurve në botë

Saimir Koreshi ironi me qeverinë: Futët një drejtësi me gogla, asnjë s’po thërret bingo

Saimir Koreshi ironi me qeverinë: Futët një drejtësi me gogla, asnjë s’po thërret bingo

Sërish temperatura të larta, si parashikohet moti për sot

Sërish temperatura të larta, si parashikohet moti për sot







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Shirat rrisin prurjet në Fier, rrezik përmbytjeje në Vjosë
Aktualitet

Shirat rrisin prurjet në Fier, rrezik përmbytjeje në Vjosë

by mirseda
21:06 | 21/11/2025
0

Shirat intensive gjatë ditës së sotme kanë mbajtur në nivele të larta prurjet në lumenjtë e qarkut...

Ultimatumi i Trump për luftën në Ukrainë, udhëheqësit evropianë thërrasin takim urgjent

Ultimatumi i Trump për luftën në Ukrainë, udhëheqësit evropianë thërrasin takim urgjent

20:21 | 21/11/2025
Aksident i rëndë në afërsi të Rrëshenit, një i vdekur dhe disa të plagosur

Aksident i rëndë në afërsi të Rrëshenit, një i vdekur dhe disa të plagosur

20:03 | 21/11/2025
Më 28 dhjetor zgjedhjet/ KQZ miraton afatet, 12 ditë fushatë elektorale në Kosovë

Më 28 dhjetor zgjedhjet/ KQZ miraton afatet, 12 ditë fushatë elektorale në Kosovë

19:43 | 21/11/2025
Putin konfirmon planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, që sjell paqen

Putin konfirmon planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, që sjell paqen

19:07 | 21/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com