Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një pasqyrë e huaj për të parë fytyrën e Ramës

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një pasqyrë e huaj për të parë fytyrën e Ramës

Nga Andi Bushati

Një pjesë e gazetarëve shqiptarë dhe e shoqatave për lirinë e mediave po brohorasin si një fitore të angazhimit të tyre, konkuzionet e Venesias kundër paketës antishpifje.

Fakti se nga nga juristët e regjur të komisionit u fshikullua roli i institucioneve të “pavarura”, si “AMA”, se u kundërshtuan gjobat e larta që rrezikojnë mbylljen e mediave on line, apo shmangia e gjyqësorit në zgjidhjen e konfikteve mes gazetarëve dhe “viktimave” të punës së tyre, me sa duket e varrosi përfundimisht këtë projekt të çmendur të qeverisë.

Madje, thirja për vetërregullim nga komuniteti i gazetarëve dhe jo nga politika, i dha fund një përpjekje autokratike për kontrollin e mediave të reja.

Por, sado e fortë të jetë fitorja e pushtetit të katërt ndaj atij politik, rëndësia e kësaj beteje nuk qëndron në ngadhënjimin e fjalës së lirë.

Opinioni i fundit i Venecias nuk ka vlerë vetëm se shërbeu si një mburojë për mediat on line (kazanët sipas Ramës), por se me anë të tij ne dekriptojmë më mirë fytyrën e regjimit që kemi mbi krye.

Në këtë kuptim, ai nuk duhet duhet parë i shkëputur nga leximet e fundit që komisioni i ka bërë realitetit shqiptar.

Fillimisht ky grupim me përvojë juristësh ndërkombëtarë arriti në konkluzionin se pretendimet e ngritura nga rilindja për shkarkimin e presidentit të republikës, nuk përbënin shkelje serioze.

Pra në një kohë kur në Shqipëri bëhej gurguleja se Ilir Meta ka shkelur kushtetutën duke dekretuar një datë tjetër për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Venecia as nuk mendonte kështu, dhe as gjente justifikime të vlefshme që Edi Rama të kapte edhe presidencën.

E njëjta situatë u përsërit edhe për emërimet e Gjykatësve të rij kushtetues. Tentativa e shumicës parlamentare për ta kapur këtë institucion, përmes lojrave meskine të Adrian Dvoranit, i cili në bashkëpunim me parlamentin donte të shpinte në këtë gjykatë besnikët e partisë, u fshikullua nga ky komision.

Venecia në dokumentin e saj vulosi se rruga e ndjekur nga KED dhe parlamenti “krijoi një situatë në të cilën të gjitha emërimet… ishin bërë potencialisht në një mënyrë antikushtetuese”.

Pra, për atë që ka ndodhur realisht në Shqipëri gjatë vitit të fundit (qershor 2019-qershor 2020) Venecia na ka dhënë një pasqyrë të qartë.

Ajo në thelb na ka treguar se pushteti i Edi Ramës, po kërkon të mposhtë me rrugë ekstraligjore të gjitha kundërpushtetet në vend, edhe mediat edhe gjykatën madje edhe të shkarkojë kreun e shtetit.

Mënyrë më të mirë për të kuptuar se po kalojmë nga një sistem monist drejt një regjimi autokratik nuk ka.

Pas portretizimit të errët që i bënë gazetat më të mëdha perindimore, pas prishjes së Teatrit Kombëtar, ish artistit që u shndërrua në një politikan ‘barbar” dokumentet që na ka shpalosur para syve Venecia, janë pasqyra më e panshme për të kuptuar trokitjen e një diktature.

Dhe për këtë nuk është nevoja të besohen as kazanët vendas, as makineria opozitare e baltës.

Mjafton të shfletosh shtypin e huaj dhe sidomos, juristët me reputacion ndërkombëtar, që na kanë lënë mbi duar, opinionet e fundit nga Venecia.

Tags: edi ramafytyrepasqyre

TË LIDHURA

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Next Post
Pse Shkodra është kthyer në vatër infeksioni? Shifrat janë alarmante

'Mjekët janë një potencial i madh infektimi'/ Mesazhi i fortë nga Ilir Alimehmeti

Zbardhet skandali/ Maturantët kishin siguruar tezat para se të mbahej provimi

Zbardhet skandali/ Maturantët kishin siguruar tezat para se të mbahej provimi

Koronavirusi, OBSH në Shqipëri bën paralajmërimin e fortë

Koronavirusi, OBSH në Shqipëri bën paralajmërimin e fortë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë
Aktualitet

U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë

by mirseda
12:35 | 08/12/2025
0

Një mosmarrëveshje për afatet e qëndrimit në një dhomë me qira është bërë shkak të përshkallëzimit të...

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

10:01 | 08/12/2025
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

08:58 | 08/12/2025
Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

08:26 | 08/12/2025
Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

22:05 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com