Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një parti që po nis ta shohë humbjen si normalitet

5 vjet ago
in Editorial - Opinione
Janë zgjedhjet e LSI

Nga Skënder Minxhozi/

 

Lulzim Basha as dha dorëheqje të parevokueshme, as iku të paktën disa ditë nga zyra, derisa të rizgjidhet formalisht në mes të qershorit. Tregoi se nuk i beson as atyre që prej javësh “bëjnë be” për kokë të tij dhe etiketojnë çdo njeri që del kundër kryetarit, si të shitur tek Edi Rama. As ky tabor zyrtarësh të sapozgjedhur që po mbushin studiot televizive me një pathos qesharak prej humbësi që e shet 25 prillin si fitore, nuk i japin vetëbesim tek rizgjedhja, kryetarit aktual të PD.

Është një situatë kaq groteske, sa humbja e rëndë politike në zgjedhjet e fundit po fillon të përjetohet si një normalitet tashmë i “konsoliduar”. Pse reagoni, kemi marrë shumë vota, thonë servilët e Lulzim Bashës, a thua se ky i fundit e ka marrë zyrën e kryetarit për të përmirësuar rezultatet e tij personale, e jo të mundë palën që ka përballë!

Partia Demokratike po përthyhet sipas karrierës së lakuar dhe plot kryqe të kuqe të Lulzim Bashës. Një forcë e madhe politike po vihet në shërbim jo të fatit të vet, por të destinit të një njeriu që ka vendosur ta marrë me vete partinë, drejt një fundi që akoma nuk duket sa i thellë dhe sa i largët mund të jetë. Sinjalet alarmante të Nishanit, Kadillit e Ristanit ndodhen kësaj radhe përballë një muri edhe më të shurdhët të lidershipit të partisë, se në vitin 2017. Atëhere Lulzim Basha bëri një “lëshim” të vogël statutor: vendosi të ngrijë funksionet e tij. Këtë herë gara me Kadillin dhe eventualisht të tjerët që do të kandidojnë, do të jetë tërësisht e pabarabartë edhe nga ana formale, pasi do të ketë një garues në listë që do të jetë kontrollori dhe urdhëruesi i çdo dege, strukture apo liste demokratësh që do të votojnë për kreun e ri të PD.

Me këtë proces fals, të inicuar paradokalisht nga një politikan që  akuzon nga mëngjesi në darkë qeverinë për vjedhje votash, Partia Demokratike po shkon drejt një mpirjeje afatgjatë. Po projektohet një katërvjeçar tjetër i lehtë për Edi Ramën, i cili më së pari do të marrë legjitimimin e zgjedhjeve me fillimin e sezonit politik në shtator, e më pas do të shohë drejt votimeve të tjera në horizont me qetësinë e atij që e njeh mirë kundërshtarin e dobët që ka përballë.

Nga ana e vet, PD do të ketë makthin që do t’i dorëzojë edhe një herë frenat e punëve dhe të drejtimit të saj, në duart e dridhura dhe krejt të pabesueshme të Lulzim Bashës. Mund të tingëllojë e pakuptimtë, por opozita e djathtë po vendoset në pozitën që të urojë që zgjedhjet e rradhës të vijnë sa më rrallë dhe të jenë sa më larg, pasi personi që ka në pultin e drejtimit nuk di ta navigojë anijen drejt pushtetit. Dhe ky vetëdorëzim tek fati gri i opozitës së përjetshme është faji më i madh i Lulzim Bashës ndaj partisë së vet./javanews

Tags: lulzim bashaPDskender Minxhozi

TË LIDHURA

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje
Editorial - Opinione

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Next Post
Avokati efektivit të RENEA-s: Ai nuk e njeh atë që futi drogën në makinë

Avokati efektivit të RENEA-s: Ai nuk e njeh atë që futi drogën në makinë

Vaksinimi kundër Covid-19/ Vuçiç: Të gatshëm të ndihmojmë edhe shqiptarët

Vuçiç: Pa marrëveshje me liderët e rajonit për kufijtë

Duhet të dorëhiqet Basha apo jo? Si përgjigjen Artur Zheji dhe Arian Çani

Duhet të dorëhiqet Basha apo jo? Si përgjigjen Artur Zheji dhe Arian Çani







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com