Në pjesën më të madhe të vendit, vijon të jetë situata mjaft problematike. Zonat e thella të Pukës janë të izoluara nga reshjet e shumta të borës, ndërsa mësimi është pezulluar në të gjitha shkollat.
Po ashtu është bllokuar qarkullimi edhe në rrugët nacionale në këtë zonë. Ndërkaq, në Dibër trashësia e borës ka arritur deri në 1 metër, dhe për pasojë shumë fshatra janë izoluar.
E njëjta situatë paraqitet edhe në qarkun e Korçës dhe të Gjirokastrës. Mësohet se në Korçë trashësia e borës ka arritur 90 cm në zonat malore, dhe 30 cm në qytet.