Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një memorial, që duhet të na bëjë të skuqemi

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një memorial, që duhet të na bëjë të skuqemi

Nga Armand Bora:

Nëse një ditë në Tiranë do të ngrihej busti i Pavel Litvinov, unë do të shkoja i pari bashkë me fëmijët e mi për t’u treguar atyre se si duhet të sillet një qytetar ndaj lirisë dhe demokracisë, kudo dhe kurdo që ajo cenohet. Në Shqipëri, pak kush mundet ta njohë Pavel Litvinov, fizikanin rus, i cili shprehu revoltën kundër pushtimit rus të Çekosllovakisë dhe mbështetjen e tij për popullin çek dhe sllovak, duke shpalosur te Sheshi i Kuq në Moskë një pankartë ku shkruhej: “Për Lirinë Tuaj dhe Tonën”. Unë nuk e di se për kë parti votonte apo cilin lider ndiqte Pavel Litvinov, por di që veprimi i tij, është një veprim që meriton të kthehet në një simbolikë të përgjegjësisë qytetare.

Të drejtën për t’u përjetuar në një bust, shtatore apo në një memorial, nuk ta jep fakti që ke një emër, që i përket një kombi, apo se beson dhe ndjek një lider politik; të drejtën për t’u përjetuar simbolikisht në një vepër arti e fiton nëse ke bërë një xhest apo një veprim i cili vlen të përkujtohet në kohë. Furtuna mediatike, që shpërtheu si reagim kundër vendosjes së memorialit në kujtim të veprimit të qytetarëve turq, shërbeu dhe vlejti më shumë për të nxjerrë zbuluar disa probleme ndaj të cilave vlen të bëhet kujdes.

Fakti që si rrjedhojë e këtij debati, opinioni publik u kujtua edhe për memoriale, varreza apo objekte të tjera përkujtuese, të ngjashme, diku më shumë e diku më pak, me memorialin e dëshmorëve kundër grushtit të shtetit në natën e 15 korrikut në Turqi, tregon se ka një arsye se pse për ngjarje apo veprime të ngjashme, ka reagime dhe sjellje të ndryshme. Ajo që kuptohet kësaj here është se reagimi energjik ndaj memorialit është shprehje edhe e tensioneve të tjera politike, ekonomike apo edhe fetare, të cilat vijnë edhe shkarkohen si një energji negative ndaj një memoriali që simbolizon veprimin e një grupi jo të vogël në numër, qytetarësh turq. Në rastet e tjera, me shtete dhe vende të tjera nuk kanë ekzistuar këto ngarkesa negative dhe si rrjedhojë, jemi kursyer prej skenave dhe reagimeve të tilla.

Fatkeqësisht, prej pjesës më të madhe të reagimeve kundër këtij memoriali, lexohej qartazi një pozicionim politik apo edhe fetar ndaj Turqisë dhe Presidentit të saj. Guximi në shprehjen e opinioneve shkon deri atje sa jepen mendime dhe konsiderata edhe mbi vërtetësinë e grushtit të shtetit. Tingëllojnë tërësisht absurde dhe aspak humane dyshimet rreth vërtetësisë së grushtit të shtetit, kur ato zhvillohen në sfondin e një memoriali që vërteton me jetë njerëzish ekzistencën e tij.

Një tjetër fakt, që vërteton idenë se edhe kësaj here memoriali ishte vetëm sebepi për të rindezur një fushatë agresive, ku interesat e palës që nxiti dhe e mbajti gjallë këtë debat, është ndërfutja në këtë histori e interesave dhe synimeve grupimesh interesi. Ndërkohë që inaugurimi i memorialit u realizua në një indiferencë mediatike dhe sulmi ndaj tij shpërtheu si një shkarkesë elektrike, ne si shoqëri kemi humbur një rast të mirë për të analizuar dhe reflektuar ndaj një fenomeni jo pak të rëndësishëm; fenomeni i familjarizimit të shoqërisë shqiptare me vrasjet kriminale, shkaqe banale apo motive të dobëta.

Ngritja e një memoriali apo forme tjetër përkujtimore shënon shkëputjen e ngjarjes apo të personazhit nga shkalla e një vërtetësie historike në shkallën e simbolikës ku personazhi nuk ka më vlerë për atë çfarë është personale dhe individuale, por vlerë merr simbolika e veprimeve të tij, të cilat bëhen pjesë e vlerave të shoqërisë. Këto simbolika nuk kanë as atdhe, as kohë.

Ndërkohë që u morëm me emrat, nga ishin, çfarë besimi apo kujt partie i përkisnin dhe nuk na bëri përshtypje xhesti i sakrificës ekstreme që ata e dëshmuan si qytetarë, të cilët besonin si idealistë te demokracia. Ata qytetarë nuk e sakrifikuan jetën e tyre as në një mënyrë të rastësishme dhe as aksidentale. Ata shkuan me koshiencë drejt një situate dhe veprimi i cili rrezikonte të ishte me koston më të lartë: me jetën. Nuk mundet askush të na bindë që ata ishin njerëz të paguar apo të punësuar prej pushtetit. Edhe sikur të keni dyshime për grushtin e shtetit, ashtu sikurse edhe ju pëlqen disave, ata 251 qytetarë nuk ishin aktorë që aktruan me vdekjen e tyre.

Tirana kishte nevojë për një memorial të tillë; jo për të na kujtuar as kush janë ata dhe as se ku ata e dhanë jetën, por për të na kujtuar xhestin e tyre sublim. Tashmë që shoqëria shqiptare vazhdon të ambientohet dita-ditës me shqiptarë të vrarë si viktima të thikës, sëpatës, hanxharit, të vrarë në prita e pusi, të fshehur dhe maskuar plot pabesi, mungesa e një memoriali të tillë duhet të na bëjë të skuqemi. A beson vërtet dikush se ka brenda nesh qytetarë si ata që i dolën tankut përpara dhe me flamur në dorë ranë për të mbrojtur demokracinë e tyre? A mundet dikush, prej të gjithë atyre që nuk kanë lënë fjalë pa shkruar kundër memorialit, ta bëjnë një xhest të tillë sakrifice sublime, si ai i 251 qytetarëve? Kam frikë se jo, por edhe nëse ka heronjtë e kanë gjithnjë momentin e sprovës së tyre…

Tags: armand boramemorialiopinion

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, plas bombola e gazit në katin e 13-të të një pallati

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, plas bombola e gazit në katin e 13-të të një pallati

Video/ Humbi djalin nga lëndët narkotike, thirrja e ndjerë e nënës

Video/ Humbi djalin nga lëndët narkotike, thirrja e ndjerë e nënës

Denaj pezullon gjobën prej 104 mln lekësh për ‘Bankers Petroleum’, ja arsyet

Denaj pezullon gjobën prej 104 mln lekësh për ‘Bankers Petroleum’, ja arsyet







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën
Aktualitet

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën

by mirseda
22:43 | 31/10/2025
0

Ish-truproja i Fatos Nanos, i ftuar në News24 ka treguar detaje nga jeta e ish-kryeministrit. Viktor Agolli...

Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

22:11 | 31/10/2025
Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

21:31 | 31/10/2025
FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

21:28 | 31/10/2025
Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

21:26 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com