Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një kryeministër dhe një guvernator bëjnë një hiç

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një kryeministër dhe një guvernator bëjnë një hiç

Nga Klodian Tomorri

A munden dy burra shteti të mblidhen bashkë dhe të bëjnë një hiç? Përgjigja është po. Madje jo vetëm kaq. Por dy burra shteti mund të bëjnë edhe një hiç me zarar. Prova është urdhri i përbashkët i Kryeministrit dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Urdhri për pezullimin e pagesës së kredive i firmosur nga Edi Rama dhe Gent Sejko është një nul juridik. Për ta thënë shkurt, ai urdhër nuk ka asnjë fuqi ligjore për të pezulluar kreditë. Nëse bankat nuk janë dakord të shtyjnë apo pezullojnë kreditë e qytetarëve dhe bizneseve të prekur nga karantina, atëherë kreditë nuk shtyhen. Të paktën ligjërisht.

Përveç kësaj urdhri ka dhe një ngërç të madh praktik. Për të shtyrë kreditë bankat duhet të amendojnë marrëveshjet me klientët, jo vetëm marrëveshjet e kredive, por edhe ato të kolateraleve. Bëhet fjalë për 1 milionë kontrata, të cilat më pas duhet të regjistrohen në hipotekë. Kjo është praktikisht e pamundur.

Kjo është pjesa e nulit. Tani pjesa e zararit. Ky është rasti i parë në botë, kur kryeministri dhe guvernatori i Bankës Qendrore të një vendi nxjerrin një urdhër të përbashkët. Dhe ka një arsye se pse kryeministrat dhe guvernatorët nuk mund të firmosin dot në vendime të përbashkëta; bankat qendrore janë të pavarura nga qeveria. Banka e Shqipërisë është një institucion kushtetues i pavarur. Çdo vendim i përbashkët i kryeministrit me guvernatorin cenon direkt pavarësinë e Bankës se Shqipërisë.

Por le të kthehemi tek pezullimi i kredive. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Deri tani ka vetëm një akt të vlefshëm ligjor që e prek këtë çështje. Ai është vendimi qarkullues i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në datën 12 mars, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të shfuqizojë provigjonet për kredite joperformuese gjatë periudhës mars- maj 2020. Çfarë do të thotë ky vendim? Kur një biznes apo qytetar nuk paguan këstin e kredisë në kohë, bankat janë të detyruara ta provigjonojnë atë. Pra të heqin fonde mënjanë në formën e rezervës për të mbuluar humbjet që vijnë nga mos shlyerja e kredisë. Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë i çliron bankat private nga ky detyrim. Pra për çdo kredi që nuk paguhet në kohë, për periudhën mars-maj 2020 bankat private nuk ka detyrimin të heqin mënjanë fonde rezerve. Kaq mund të bëjë Banka e Shqipërisë, asgjë më tepër. Shtyrja apo jo e kredisë me klientin është tërësisht në dorën e bankës private, sepse është një marrëveshje mes palëve.

Ka vetëm një mënyrë se si kreditë mund të pezullohen në mënyrë ligjore. Ajo është përmes një ligji të veçantë. Sepse ligji qëndron mbi marrëveshjen mes dy palëve.

Kryeministri mund ta kishte pezulluar pagesën e kredive përmes një akti normativ. Për ta bërë procesin sa më serioz, ky akt duhej diskutuar më parë me Presidentin, që presidenti të mos e kthente dhe më pas të mirarohej në Parlament. Vetëm kështu qytetarët dhe biznesi do të lehtësoheshin.

Çfarë duhej bërë më pas. Vendimi duhej të shoqërohej me masa ekonomike. Qeveria dhe Banka e Shqipërisë duhet të garantonin se sistemi bankar do të mbetej likuid. Shtyrja e kredive me 3 muaj nënkupton se bankat nuk do të arkëtojnë 250 milionë euro nga pagesat e principalëve dhe interesave të kredive gjatë kësaj periudhe. Për të mos krijuar probleme likuiditeti, qeveria mund të merrte disa masa për të mos lejuar dalje depozitash, ndërkohë që Banka e Shqipërisë mund të përdorte të gjithë instrumentet e saj për injektim likuiditeti në sistemin bankar, përfshirë blerjen e bonove të thesarit, që mbahen nga bankat.

Kjo ishte mënyra e vetme për të bërë ligjërisht shtyrjen e kredive. Tashmë shtyrja apo pezullimi i tyre mbetet në dorën e bankave private, ndërkohë që pavarësia e Bankës së Shqipërisë është cenuar rëndë. Për shkak të hiçit me zarar që bënë kryeministri dhe guvernatori me firmat e tyre.

Tags: edi ramagent sejkoklodian tomorriKreditë

TË LIDHURA

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Next Post
Koronavirusi/ Edhe Britania e Madhe shënon rritje në numrin e viktimave

Koronavirusi/ Edhe Britania e Madhe shënon rritje në numrin e viktimave

Pas shkarkimit të ministrit Veliu, LDK del nga koalicioni me Albin Kurtin

Pas shkarkimit të ministrit Veliu, LDK del nga koalicioni me Albin Kurtin

Koronavirusi/ Basha prezanton paketën e PD: Është e përballueshme nga shteti

Koronavirusi/ Basha prezanton paketën e PD: Është e përballueshme nga shteti







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë
Kosovo

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

by mirseda
17:42 | 26/01/2026
0

Gjykata ka shpallur sot aktgjykimin ndaj Labeat Kastratit, ish-truprojës së presidentit historik Ibrahim Rugova, duke e dënuar...

Rogerti i përmend vdekjen e vëllait të Gjestit, Dj Gimbo i kthehet ashpër

Rogerti i përmend vdekjen e vëllait të Gjestit, Dj Gimbo i kthehet ashpër

17:25 | 26/01/2026
Rama në Parlamentin izraelit: Tradhtia ndaj mikut është krimi më i pafalshëm

Rama në Parlamentin izraelit: Tradhtia ndaj mikut është krimi më i pafalshëm

16:48 | 26/01/2026
Ish-konkurrenti i “Për’puthen”: Mateo i dashur nga publiku, por s’e shoh fitues

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”: Mateo i dashur nga publiku, por s’e shoh fitues

16:32 | 26/01/2026
“Jam i dyti pas Trump që flet këtu” -Rama në Knesset: Xhelati në Gaza është Hamasi, duhet çarmatosje

“Jam i dyti pas Trump që flet këtu” -Rama në Knesset: Xhelati në Gaza është Hamasi, duhet çarmatosje

16:28 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com