E shtunë, 4 Prill, 2020
20 C
Tirana

Koronavirusi/ Basha prezanton paketën e PD: Është e përballueshme nga shteti

Lexo edhe ...

Basha: I bëj thirrje qeverisë që të shtojë urgjentisht numrin e testimeve

Kryetari i PD-së Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka bërë thirrje qeverisë që të shtojë urgjentisht numrin e testimeve...

Zgjatje e fashës orare dhe hapje e dyqaneve, Rama prezanton planin e ri

Në Shqipëri deri më tani kanë ndërruar jetë 18 persona nga koronavirusi, si dhe janë regjistruar 333 raste pozitive. Ndërkohë kryeministri Edi Rama përmes një...

“Lus Zotin mos të sjellë morti-mort”/ Rama: Më e keqja mund të na ndodhë

Kryeministri Edi Rama përmes një video-mesazhi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve të pabindur që mos të rrezikojnë gjithë shqiptarët me veprimet e...

Humb papritur jetën aktori i “The Flash”, Logan Williams

Aktori Logan Williams vdiq në moshën 16 vjeç. Shkaqet e vdekjes së interpretuesit të ri 'Barry Allen' në serialin 'The Flash' nuk janë bërë...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bën thirrje qeverisë që të rishikojë buxhetin për vitin 2020.

Në një prononcim për News24, Basha theksoi se duhet të alokohen fonde për shëndetësinë dhe shtresat në nevojë. Gjithashtu ai prezantoi paketën e PD-së e cila sipas tij është tërësisht e përballueshme nga buxheti i shtetit.

Kryeopozitari theksoi se në paketën e PD-së ka edhe një ligj për emergjencat sipas të cilit tregohet se si duhet të veprohet në kësi lloj rastesh.

“Parimet tona janë të transparencës dhe zbatueshmërisë. Nuk do të kursejmë asgjë për të zbatuar ato që mund të zbatohet dhe plani jonë është tërësisht i zbatueshëm nëse paratë çohen aty ku duhen. Tani është koha, koha ishte dje në fakt, ishte pardje, të rishikohet buxheti i shtetit 2020, të shikohet pa vonesa, të alokohen këto fonde te shëndetësia, shtresat në nevojë dhe masat lehtësuese ekonomike. Po mbetemi mbrapa vendeve të tjera që i kanë marrë këto hapa”, tha ai.

A ka një faturë finale plani juaj?

“Siç e kuptoni, kjo është diçka që varet dhe nga skenarët me të cilët do të përballemi. Shpresoj ta kalojmë me pasoja sa më të lehta dhe masat e marra tashmë kanë një rol shumë të rëndësishëm në këtë kuadër, ndonëse disa prej tyre u morën me vonesë, që do të diskutohen në një moment tjetër. Ka një ligj për emergjencat, fatkeqësitë natyrore, që janë mbështetur në legjislacionin shqiptar dhe këto duhet të trajtohen në mënyrë qeveritare dhe jo spontane. Janë marrë shumë masa, i kam mbështetur dhe i mbështes dhe përsëris thirrje për qytetarët që të tregojnë kujdes në distancimin social sepse bëhet fjalë për shëndetin e të gjithëve. Por kur i kërkon qytetarëve këto masa dhe kufizime ekstreme duhet të kemi dhe masa mbështetëse për qytetarët dhe ekonominë.

Dje kryeministri dhe Guvernatori firmosën urdhrin për shtyrjen me tre muaj të këstit të kredive … do të jetë e mjaftueshme një masë e tillë?

“Është një nga masat që kemi propozuar, por nuk është e mjaftueshme. Sektori më i goditur është biznesi i vogël, me një numër shumë të madh punonjësish. Paketa jonë tenton t’i japë një frymëmarrje këtij biznesi. Sektori më i goditur është biznesi i vogël, këta kanë një numër të madh punonjësish, prandaj paketa jonë synon t’ju japë frymë këtij sektori. Bankat të vetëdijesohen. Pa ekonomi kombëtare nuk mund të ketë benefite e stabilitet për bankat, prandaj dua t’ju bëj thirrje bankave të nivelit të dytë se një pjesë e mirë e stabilitet e sigurisë të sipërmarrësve është në dorën e tyre dhe duhet të sillen me përgjegjësi. Tani është koha, koha ishte dje në fakt, ishte pardje, të rishikohet buxheti i shtetit 2020, të shikohet pa vonesa, të alokohen këto fonde te shëndetësia, shtresat në nevojë dhe masat lehtësuese ekonomike.. Po mbetemi mbrapa vendeve të tjera që i kanë marrë këto hapa”.

 

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Basha: I bëj thirrje qeverisë që të shtojë urgjentisht numrin e testimeve

Kryetari i PD-së Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka bërë thirrje qeverisë që të shtojë urgjentisht numrin e testimeve...

Zgjatje e fashës orare dhe hapje e dyqaneve, Rama prezanton planin e ri

Në Shqipëri deri më tani kanë ndërruar jetë 18 persona nga koronavirusi, si dhe janë regjistruar 333 raste pozitive. Ndërkohë kryeministri Edi Rama përmes një...

“Lus Zotin mos të sjellë morti-mort”/ Rama: Më e keqja mund të na ndodhë

Kryeministri Edi Rama përmes një video-mesazhi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve të pabindur që mos të rrezikojnë gjithë shqiptarët me veprimet e...

Humb papritur jetën aktori i “The Flash”, Logan Williams

Aktori Logan Williams vdiq në moshën 16 vjeç. Shkaqet e vdekjes së interpretuesit të ri 'Barry Allen' në serialin 'The Flash' nuk janë bërë...

Manastirliu: Koronavirusi është i frikshëm, por e ka një dobësi

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përgjatë një video-mesazhi u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të përgjegjshëm. Në kohën kur në Shqipëri janë shënuar...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT