Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Një këshillë shumë e rëndësishme”/ Meta: Të nisë urgjentisht testimi i godinave

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Një këshillë shumë e rëndësishme”/ Meta: Të nisë urgjentisht testimi i godinave

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në faqen e tij të “Facebook”-ut një këshillë të Zef Mazit, ish-ambasador pranë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.

Sipas tij, testimi i godinave në vendin tonë është një nevojë urgjente, pas tërmetit më magnitudë 6.4 ballë të shkallë Rihter që tronditi vendin.

“Dëmtimet e godinave, plasaritjet që pësojnë muret e shtëpive nga tërmetet, nuk janë vetëm ato që duken me sy. Ato që nuk duken, që janë të fshehura në thellësitë e mureve, nga themelet e lart, janë mjaft më të rrezikshme”, shkruan eksperti.

Ndërkohë, kreu i shtetit ka postuar thirrjen e tij, ndërsa shkruan: “Një këshillë shumë e rëndësishme, që urgjentisht duhet vlerësuar”.

Nga Zef Mazi:

Tërmeti që goditi vendin tonë para dy ditesh është një fatkeqësi e madhe natyrore, një tragjedi, që mori mjaft jetë njerëzish dhe bëri dëme të medha materiale. Para dy muajsh, në shtator, pati goditje të forta tërmeti, dëme të mëdha materiale, panik në popullsi. U tha se do të verifikioheshin të gjitha dëmtimet, do të riparoheshin ato dhe njerëzit do të rinisnin jetën normale të pashqetësuar. Tërmeti para dy ditësh demonstroi se nuk ishte bërë gje, ose fare pak.

Dëmtimet e godinave, plasaritjet që pësojnë muret e shtëpive nga tërmetet, nuk janë vetëm ato që duken me sy.  Ato që nuk duken, që jane të fshehura në thellësite e mureve, nga themelet e lart, janë mjaft më të rrezikshme. Një tërmet i dytë, pasi një i mëparshëm i ka bërë gati përmes dëmtimeve e plasaritjeve qe nuk duken, i rrëzon godinat. Sot ka teknologji, pajisje të posacme dhe njerëz të specializuar që i njohin mirë ato teknologji, që përdorin pajisjet e posacme dhe dine t’i interpretojnë të dhënat që merren nga këto teknologji. Ekspertët e sizmologjisë, profesorët në këtë fushë, ndonëse të paktë në numër, profesorët e inxhinjerisë të ndërtimit, e njohin egzistencën dhe përdorimin e atyre teknologjive. Ata duhen pyetur për cdo gjë. Ky mekanizëm duhej vënë në lëvizje menjëherë që në shtator. Më kujtohet se Presidenti i Republikës e ngriti cështjen dhe kërkoi të lëvizej ky mekanizëm. Ajo që nuk u bë atëhere duhet bërë urgjent tani, pa humbur fare kohe.

Konkretisht e kam fjalën për përdorimin e teknikave rrezatuese përmes të ashtu-quajturave Testime Jo Shkaterruese (Non-Destructive Testing – NDT).  Këto teknika e teknolopgji përdoren gjatë ndërtimit të godinave, urave, tubacioneve të ujrave, etj., dhe ato minimizojnë ndjeshëm dëmin që mund të shkaktohet nga fatkeqësitë natyrore dhe shpëtojne jetë njerëzish. Janë të shumta përdorimet e kësaj teknologjie (NDT) në lidhje me manazhimin e fatkeqesive të tilla natyrore.

Agjensia Nderkombëtare e Energjisë Bërthamore është organizata unikale ndërkombëtare e specializuar për cështjen e rrezatimeve. Ajo ka ndihmuar qeveri e vende të ndryshme për të përdorur këto teknoklogji që bëjnë vlerësimin e integritetit të strukturave, ndërtesave, etj.  Ato teknologji janë përdorur, për shembull, pas tërmeteve në Meksike, Nepal, Ekuador, etj. Në muajt e parë të këtij viti, Agjensia Bërthamore i dërgoi pajisje NDT Meksikës dhe Ekuadorit pas tërmeteve të fortë që ranë atje. Keto pajisje do të ndihmojnë hapjen e një qendre rajonale në Meksike për të ofruar ndihmë emergjente në rast fatkeqie natyrore që mund të godasi Ameriken Latine.

Teknika më e përdorur zakonisht është radiografia industriale që perdor valet e rrezeve gama, x dhe neutrone për të testuar integritetin e strukturave civile duke mos i shkaktuar atyre as edhe një dëmtim. Ekspertët theksojne se ato përdoren para tërmeteve për të parandaluar shëmbjen e mundëshme ne rast tërmeti, gjatë emergjencave të shkaktuara nga tërmeti për të vlerësuar shkallën e dëmtimit dhe përdorshmërine e godinave të dëmtuara, dhe pas tërmetit në projektimin e ndërhyrjeve për rikonstruktim. Ekspertët janë gjithashtu të mendimit se kontrolli i rregullt i cilesisë të godinave me teknikat e NDT-se, gjatë gjithe jetës te tyre, përfshirë gjatë ndërtimit, ndihmon të evitosh shëmbjet e papritura.

Kur ndodhin fatkeqësi të tilla natyrore mund të demtohen rëndë qendrat historike, godinat cilvile/pallatet ku banojnë njerezit, shtëpitë, godinat publike, rrjetet e shpërndarjes të ujit, etj. Megjithëse disa struktura mund të qëndrojnë në këmbë pas një tërmeti, ato mund të kenë marrë të krisura apo të cara që mund të mbarsin rreziqe të tjera të mëdha në rast se nuk zbulohen herët, me kohe dhe në rast se nuk riparohen shpejt. Me sy të lirë, pa aparatura dhe teknologji të specializuara, npa njerëa të trajnuar mirë, pa ekspertize, jë gjë e tillë nuk mund të bëhet si duhet dhe e plotë. Përdorimi i këtyre teknologjive (Teste NDT) është mjaft kritik për të zbuluar difektet e fshehura në godina dhe për të ofruar mbështetje për riparimin e tyre si duhet.

Agjensia Bërthamore, në kuadrin e një numër projektesh të bashkëpunimit teknik, trajnon profesionistë në këtë fushë, ofron edhe pajisje. Ajo aktualisht ndihmon që të ngrihen rrjete, si në Ameriken Latine, ne Azi dhe Paqësor, për të shkëmbyer përvoja, ekspertizë dhe pajisje kur ndodhin fatkeqësi të tilla.

Ngritja dhe pasja kurdoherë e kapaciteteve të forta kombëtare për emergjencat, përfshirë ato të përdorimit të NDT, si dhe bashkëpunimi rajonal, mund ta përmirësojnë ndjeshëm qëndrueshmërine e strukturave civile të prekura nga tërmeti apo nga fatkeqësi të tjera natyrore. Ato teknika ndihmojnë për të gjetur dhe adresuar pasojat dhe për të mbështetur me të dhëna të sakta riparimin e pasojave. Teknikat berthamore mund të luajne rol thelbësor në parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe të manazhimit të tyre.

Shqipëria është anëtare e IAEA që nga themelimi i saj para 63 vitesh. Shqipëria ka të drejtë dhe duhet të kërkojë ndihmë urgjente, të specializuar për testet NDT nga Agjensia Bërthamore në këtë rast emergjence dhe fatkeqësie të madhe natyrore dhe tragjedie kombëtare shkaktuar nga dy tërmete të mëdha radhazi. Solidariteti i jashtëzakonshëm kombëtar i popullit tonë në këto ditë fatkeqësie të madhe, si dhe ai I specialzuar ndërkombëtar, duhet të pasohen urgjentisht nga hapa të mencur, profesioniste, nga shteti për të adresuar urgjent, sic duhet, me teknologji dhe mjete moderne, pasojat e këtij tërmeti të egër. Mundësitë janë, duhen përdorur të gjitha.

*Ish Ambasador i RSh prane Agjensise Nderkombetare te Energjise Berthamore dhe ish-Asistent Special per Strategjine i Drejtorit te Pergjithshen te kesaj agjensie.

Tags: 6.4 ballegodinatilir metatermetZef Mazi

TË LIDHURA

I gjenden në banesë mbi 160 mijë euro të falsifikuara, municion dhe lëndë djegëse,
Aktualitet

I gjenden në banesë mbi 160 mijë euro të falsifikuara, municion dhe lëndë djegëse,

10:22 | 06/02/2026
Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal
Aktualitet

Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

09:52 | 06/02/2026
Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan
Aktualitet

Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

09:41 | 06/02/2026
Next Post
“Më ra një copë betoni në kokë”/Rrëfimi i të mbijetuarës nga tërmeti në Spitallë

“Më ra një copë betoni në kokë”/Rrëfimi i të mbijetuarës nga tërmeti në Spitallë

Solidarizim emocionues, Inva Mula nismë humanitare në Durrës

Solidarizim emocionues, Inva Mula nismë humanitare në Durrës

Evakuohen 80 familje në Kavajë, disa pallate në Kavajë shpallen të pabanueshëm

Evakuohen 80 familje në Kavajë, disa pallate në Kavajë shpallen të pabanueshëm







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

I gjenden në banesë mbi 160 mijë euro të falsifikuara, municion dhe lëndë djegëse,
Aktualitet

I gjenden në banesë mbi 160 mijë euro të falsifikuara, municion dhe lëndë djegëse,

by mirseda
10:22 | 06/02/2026
0

Një 19-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Shkodër pasi në banesë iu gjendën mbi 160...

Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

09:52 | 06/02/2026
Moti i keq pezullon fluturimet në aeroportin e Berlinit

Moti i keq pezullon fluturimet në aeroportin e Berlinit

09:45 | 06/02/2026
Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

09:41 | 06/02/2026
Lënda sillej nga Italia, detaje nga arrestimi i dy kushërinjve që shisnin ekstazi në Tiranë

Lënda sillej nga Italia, detaje nga arrestimi i dy kushërinjve që shisnin ekstazi në Tiranë

09:10 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com