Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Një grup republikanësh po punojnë për largimin e Presidentit Trump

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Një grup republikanësh po punojnë për largimin e Presidentit Trump

Disa republikanë të njohur kanë formuar komitete të veprimit politik, qëllimi i të cilave është të mposhtin Presidentin republikan Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.

Por çfarë qëndron në themelet e kësaj revolte të rrallë kundër udhëheqësit të një partie?

Kjo mund të duket se është një reklamë e prodhuar nga demokratët për të sulmuar Presidentin Republikan Donald Trump.

Por Projekti Lincoln është një komitet veprimi politik i themeluar nga një grup republikanësh të njohur, të cilët po punojnë për të mposhtur një anëtar të partisë së tyre, Presidentin Trump.

Në mesin e tyre është edhe avokati George Conway, bashkshorti i zonjës Kellyanne Conway, një nga këshilltaret më të afërta të Presidentit.

“Unë nuk e njoh atë. Ai është i paqëndrueshëm, nuk ka dyshim për këtë. Por vërtet nuk e njoh atë. Unë mendoj se ai po dëmton jashtëzakonisht bashkëshorten e tij të mrekullueshme. Kellyanne është një grua e mrekullueshme, dhe unë e quaj bashkshortin saj zoti Kellyanne”, tha Presidenti Trump.

Videot e Projektit Lincoln kanë në shënjestër politikat, prononcimet dhe temperamentin e Presidentit Trump. Jimmy Tosh, Drejtor ekzekutiv i kompanisë Tosh Farms.

“Ata po e beszdisin Presidentin Donald Trump, që unë mendoj se është një gjë e mirë”.

Jimmy Tosh është drejtor ekzekutiv i një prej prodhuesve më të mëdhenj të mishit të derrit në Amerikë. Ky republikan po jep para për Projektin Lincoln për të mposhtur Presidentin Trump.

“Unë ndoshta jam dakord me rreth 80 për qind të gjërave që ai bën, por nga pikëpamja e moralit nuk mund të durojë një gënjeshtar, ose një individ hakmarrës”, tha ai.

“Projekti i Lincoln është plotësisht i parëndësishëm.”

Chris Wilson është Drejtor Ekzekutiv i WPA Intelligence, një firmë republikane për sondazhet dhe analizimin e të dhënave.

Ai është i shqetësuar se Projekti Lincoln po kritikon jo vetëm presidentin, por edhe republikanët e Senatit, të cilët rrezikojnë të humbin shumicën.

“Nëse ndërgjegja e tyre u thotë se duhet të kundërshtojnë (Presidentin) Donald Trump, në rregull. Mund ta respektoj këtë. Por fakti, mënyra në të cilën ata tani po përqendrohen në vendet e Senatit për mua është një tregues se kjo lëvizje nuk është e një natyre ideologjike. Më shumë ka të bëjë me egon dhe paratë”, tha Chris Wilson nga firma WPA Intelligence.

Projekti Lincoln mblodhi afro 20 milionë dollarë deri në fund të qershorit. Fermeri i derrave nga Tenesi, Jimmy Tosh dëshiron të mposhtë Presidentin Trump dhe aleatët e tij në partinë republikane.

“Unë jam pak i zhgënjyer në partinë republikane për numrin e njerëzve që mbështesin Trumpizmin. Unë nuk do të mbështes asnjë kandidat republikan në nivelin kombëtar këtë vit.”

“Sa i përket politikave, unë jam shumë më i qetë me një shumicë republikane në Senat.”

Rob Stutzman është konsulent politik republikan nga Kalifornia. Ai në shkrimet e tij ka thënë se Trump duhet të mposhtet. Sipas tij, komitetet si Votuesit Republikanë kundër Presidentit Trump janë të përqëndruar në këtë qëllim.

“Ata pak a shumë po krijojnë këtë mundësi për republikanët që të ndjehen mirë për vendimin për të mos votuar kandidatin republikan për president, duke u treguar votuesve normalë republikanë se ata nuk do të votojnë përsëri për zotin Donald Trump edhe pse mund ta kenë bërë këtë në vitin 2016.”

Qindra njerëz që punuan për presidentin e 43-të të Shteteve të Bashkuara, republikanin George W. Bush, kanë formuar një organizatë të veprimit politik për të mbështetur kandidatin e pritshëm të partisë demokrate, Joe Biden.

Ish nënpresidenti do të marrë një mbështetje tjetër nga republikanët kur ish guvernatori i Ohajos dhe kandidati presidencial republikan John Kasich do të mbajë fjalim në mbështetje të tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokrate në gusht. /Voa

Tags: gruprepublikaneTrump

TË LIDHURA

Kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht
Bota

Kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht

14:51 | 23/09/2025
Palestina fiton mbështetje globale/ Pse SHBA, Gjermania dhe Italia po qëndrojnë kundër
Bota

Palestina fiton mbështetje globale/ Pse SHBA, Gjermania dhe Italia po qëndrojnë kundër

13:48 | 23/09/2025
Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump, Macron telefonon presidentin: Merreni me mend, po pres në rrugë sepse po kaloni ju
Bota

Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump, Macron telefonon presidentin: Merreni me mend, po pres në rrugë sepse po kaloni ju

12:07 | 23/09/2025
Next Post
Zbulohet arsyeja e shpërthimit në Bejrut, raportohen të paktën 10 viktima

Zbulohet arsyeja e shpërthimit në Bejrut, raportohen të paktën 10 viktima

“Franca mund ta humbë kontrollin mbi pandeminë në çdo moment”

“Franca mund ta humbë kontrollin mbi pandeminë në çdo moment”

Karantinë dhe masa të reja për ata që hyjnë në Greqi nga Shqipëria

Karantinë dhe masa të reja për ata që hyjnë në Greqi nga Shqipëria

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

12:25 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës
Aktualitet

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës

by mirseda
15:02 | 23/09/2025
0

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka zgjedhur kryetar të ri. Pas transferimit të ish-kryetarit Enkel...

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht

Kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht

14:51 | 23/09/2025
U plagos me thikë nga mjeku në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ja si paraqitet gjendja e infermierit

U plagos me thikë nga mjeku në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ja si paraqitet gjendja e infermierit

14:47 | 23/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com