Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Nishani: Mafia shqiptare më e rrezikshme se ajo kolumbiane dhe meksikane

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Presidenti Nishani uron Macron: Fitorja juaj inkurajon vendin tonë

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka reaguar për ngjarjet e fundit në Elbasan përmes një statusi të gjatë në “Facebook”. Nishani thotë se sulmi agresiv i bandës së Elbasanit mbi policinë konfirmoj faktin e dhimbshëm se krimi i organizuar në Shqipëri ka arritur formën më të lartë të organizimit. Ai shprehet se beteja e shtetit me Mafien nuk mund të ketë kthim pas. Në shkrim ai kujto mafien kolumbiane dhe atë meksikane duke bërë një krahasim me atë se çfarë ndodh në Shqipëri. Sipas tij banda e Elbasanit nuk është e vetmja që ka arritur formën e lartë të organizimit kriminal, atë mafioz, pasi banda të tilla ka edhe në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër.

 

Statusi i Bujar Nishanit:
Beteja me Mafien nuk mund të ketë kthim pas.
Sulmi agresiv i bandës së Elbasanit mbi policinë konfirmoj faktin e dhimbshëm se krimi i organizuar në Shqipëri ka arritur formën më të lartë të organizimit, Mafien. Në historinë botërore të këtij organizimi konfirmohen të njëjtat karakteristika. Pasuri miliardëshe nga trafiku i drogës, korruptimi i policisë, lidhjet me nivelet e larta politike përmes mbështetjes elektorale, marrja e aseteve dhe pasurive publike dhe kulmon me agresionin arrogant ndaj vetë shtetit. Në Shqipëri trafiku i drogës mori përmasat e bisnesit miliardësh gjatë dy viteve të fundit. Në 2016-2017 sasia e parave të përfituara nga kjo veprimtari kriminale e kalonte buxhetin vjetor të shtetit. Në vënde të tilla si Kolumbia, Meksika apo të tjera të Amerikës së Jugut të cilat kanë qenë dhe epiqendra botërore të trafikut të drogës ky bisnes kriminal kapte miliarda por jo tē tejkalonte buxhetin e vetë shtetit. Rasti ynë duket më i dhimbshëm.
Një nga trafikantët më të mëdhenj në Meksikë, Amado Carrillo Fuente, mori pseudonimin “Zoti i Qiejve” për shkak të transportit të drogës me avionë të mëdhenj. Në Shqipëri transporti i drogës me avionë u bë një fenomen masiv dhe përgjegjësit për luftën ndaj tyre talleshin “live” me shqiptarët duke ju treguar kaçatorrët që dezinfektonin mushkonjat.
Për Joauqin “El Chapo” Guzman kryetrafikant në Meksikë, tregohen shumë histori që ndihmonte të varfrit, apo paguante faturën e të gjithë personave që ndodheshin në restorantin ku ai hante. Në Shqipëri shëtitja e deputetëve nën shoqërinë e gangsterrëve gjatë fushatës elektorale, market më market duke paguar listat e gjata të borxheve të qytetarëve zëvendësoj pothuajse totalisht takimet elektorale me qytetarët ku të paraqiteshin apo diskutoheshin programet qeverisëse.
Pablo Escobar ne Kolumbi pasi korruptoj pa fund policë, prokurorë e politikanë, pasi provoj edhe vetë për një kohë të shkurtër karrrierën politike vendosi ti sulej me tank dhe blind stacioneve të policisë.
Në Elbasan mafia e drogës ju vërsul me makinë të blinduar forcave të policisë gjatë ushtrimit të detyrës prej tyre.
Krimi i rëndë i Elbasanit në vend që të nxirret më shumë në dritën e diellit që ti jepet shanc drejtësisë të bëhet po merr investim të madh që të fshihet dhe harrohet. Tentativa agresive e shumë operatorëve për ta transferuar ngjarjen nga sulmi mafioz ndaj shtetit në betejën mes grupeve kriminale është po ashtu investim i Mafias. Në Elbasan natën e 18 shtatorit nuk pati luftë midis bandave. Jo. Për fat atë e panë të filmuar të gjithë shqiptarët. Atë natë banda e Elbasanit ju vërsul me mjet të blinduar policisë. Ajo nuk guxoj të reagoj. Kaq e thjeshtë ishte ajo që ndodhi por shumë e thellë dhe komplikuar arsyeja dhe pasoja e saj.
Banda e Elbasanit nuk është e vetmja që ka arritur formën e lartë të organizimit kriminal, atë mafioz. Banda të tilla kemi parë në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër etj. Ky ishte dhe dështimi më i madh i shtetit. Shqipëria nuk mund të lejohet të kthehet përfundimisht në vendin ku anëtarët e klaneve mafioze të kapardisen rrugëve, restoranteve, kafeneve të qyteteve tona. Me armë në brez të gjobisin çdo bisnes dhe trafikojnë çdo vajzë që piketojnë. Të kryejmë egzekutime dhe përvetësojnë pasuritë publike. Jo ! Shqipëria duhet të jetë vendi i turistëve që mengjezi i gjen në Valbonë e mbrëmja në Llogara. E hëna në Berat dhe fundjava në bregun e Jonit. Ku shqiptarët e thjeshtë dhe jo mafia, të bëjnë bisnes me bukuritë që ofron Thethi e Boga, Voskopoja e Kelmendi, Tomorri dhe Butrinti. Shqipëria nuk mund të kthehet në hambarin e drogave drejt Evropës por në mundësinë e fermerëve që eksportojnë gjithë vitin. Këto janë plotësisht të mbërritshme. Por që të ndodhin duhet mundur mafia. Beteja me të tani është betejë që nuk mund të ketë kthim pas. Ajo nis e mbaron tek pasuritë e paligjshme të saj. Tek paratë e pista që lehtësisht sekuestrohen. Veç duhet vullnet politik që të bëhet ajo. Nëse nuk bëhet kjo atëhere nuk ka luftë kundër Mafies. Kush do ta ofrojë këtë vullnet politik, kush do godasë pasuritë e vëna përmes krimit dhe që vihen në shërbim të krimit do mund ta bëjë këtë betejë dhe do ta fitojë atë.

 

Tags: kolumbianemafiamë e rrezikshmemeksikaneNishanise ajoshqiptare

TË LIDHURA

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament
Politikë

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik
Aktualitet

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Next Post
Agolli: Ngremë nivelin e lojës dhe mundim Italinë

Agolli: Ngremë nivelin e lojës dhe mundim Italinë

Rama, ministrave: Të punojmë e të jemi gati që vitin tjetër të çelim negociatat

Rama, ministrave: Të punojmë e të jemi gati që vitin tjetër të çelim negociatat

Uganda-Ghana/ Arbitrimi skandaloz lë Ganën jashtë Botërorit (Video)

Uganda-Ghana/ Arbitrimi skandaloz lë Ganën jashtë Botërorit (Video)







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com