E shtunë, 12 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

Nishani- Bashkëqeverisja PS-PD, tentativë për asgjësimin e PD-së

“Do ishte thika pas shpine më e helmatisur që mund ti jepej PD-së!”. Ky ishte komenti i kreut të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani rreth ftesës së kryeministrit Edi Rama dhe aludimeve rreth një bashkëqeverisje mes PD-së dhe Partisë Socialiste. Në një konferencë për mediat, i shoqëruar edhe nga ish anëtarja e Këshillit Kombëtar, Edith Harxhi,  Nishani tha se nëse kjo do të ndodhte, do të ishte sipas tij asgjësimi i alternativës qeverisëse në Shqipëri dhe një “tradhëti e madhe dhe tentativë për të asgjësuar PD”.

Pyetje: A keni informacion për negociata që po zhvillohen mes PS-PD për një bashkëqeverisje?

Bujar Nishani: Personalisht s’kam informacion por me sa duket sot kanë qarkulluar disa lajme e normale kur ka kulisa është e pamundur të marrësh informacion. Media është e vetmja mekanizëm që mund të zbardhë këto kulisa.

Nëse ka një tentativë të tillë është një tentativë që do realizonte mesa duket atë që është droja më e madhe e opinionit publik, që ka ekzistuar dhe brenda PD, synimi për ta ktheyr PD në një aneks të projektit të Ramës, të atyre që kanë kryer masakra elektorale, e ky do ishte asgjësimi përfundimtar i PD.

Edhe nëse ndodh kjo tradhti e madhe, tentativë për ta asgjësuar PD, për ta kthyer aneks të padobishëm për qytetarët, por për asgjësimin përfundimtar të alternativës qeverisëse ne Shqipëiri, atëherë demokracia reale nuk ekziston. Nëse kjo do ekzistojë, do ishte thika pas shpine më e helmatisur që mund ti jepej PD.

Pyetje: “Me çfarë morali kërkoni dorëheqjen e Bashës kur nuk kontribuat në fushatë?”

Nishani: Në rradhë të parë fushatën e projekton kandidati. Kam qenë i pranishëm gjatë fushatës të mbajtur nga të gjithë kandidatët e PD në zona të ndryshme të Tiranës. Kam qenë i angazhuar në Kombinat, në zonën e banimit tim. Kam bërë jo vetëm aq sa më është kërkuar por edhe më tej . Angazhimi ynë ka qenë i vazhdueshëm përmes mendimeve intelektuale, qytetare të cilat në fund rezultuan të ishin të drejta.

Lexo edhe :   Kadilli: Synoj shndrrimin e PD në një lëvizje popullore
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vlorë/ Po ndiqej nga policia, automjeti përplaset dhe përmbyset

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se një automjet nuk ndaloi gjatë postbllokut të policisë, dhe shoferi,  në...

Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

Nga: Preç Zogaj Drejtësia e re me bashkautorësi amerikane dhe europiane, në konceptim dhe zbatim, të cilën unë e kam mbështetur e do të vazhdoj...

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...