E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

Elbasan / Pas seancës së divorcit, Buzo vr*t gruan dhe plagos tre persona

Një viktimë dhe tre të plagosur pas vendimit të gjykatës për një urdhër mbrojtjeje. Krim i rëndë ndodhin sot në mesditën e së enjtes në Elbasan, pranë gjykatës së këtij qyteti! Autori mësohet se është ish-polici Koço Buzo, i cili ka qëlluar për vdekje gruan e tij, ndërkohë që nga të shtënat janë plagosur edhe tri persona të tjerë, njuëri prej të cilëve punonjës police.

Ish polici  Buzo, 58 vjeç, ish-efektiv policie qëlloi me mbi 11 plumba ish-bashkëshorten e tij, Liljana Buzo, 54 vjeçe e cila për fat të keq nuk mundi që t’ju shpëtojë plagëve të marra. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë. Nga të qëlluarit me breshëri prej Buzos u plagos një kalimtar, avokati i bashkëshortes së tij, Gëzim Toçila, dhe efektivi i policisë që po kalonte aty pranë.

Shkaku

58-vjeçari Buzo është prangosur në flagrancë nga efektivët dhe është nisur menjëherë për në Komisariat, ku edhe pritet që të tregojë shkakun që e shtyu t’i merrte jetën bashkëshortes. Nga hetimet e para mësohet se burrë e grua sapo kishin dalë nga ambientet e gjykatës së Elbasanit ku ndodheshin për një seancë gjyqësore, ku Koço Buzo akuzohej për dhunë në familje. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të xhelozisë që ish-burri kishte për të shoqen.

Njoftimi i Policisë
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës, shtetasi K. B., 58 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, shtetases L. B., 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. T., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu është paraqitur në spital, i dëmtuar në dorë, edhe shtetasi A. K., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dritë jeshile për shqiptarët/ BE heq kufizimet, çfarë duhet të dini

Rënia e shifrave të infektimit si rezultat i vaksinimit, i ka dhënë dritën jeshile shqiptarëve që të udhëtojnë në vendet e BE-së. Vendimi është...

Euro 2020/ Turqi-Uells 18:00, Turqia pret reagim, ndeshja e fundit mes tyre 6-4

18:00: Turqi - Uells (Grupi A, Baku) Turqia u shkërmoq nga Italia në Romë të premten, për një pjesë të madhe të ndeshjes e mbyllur...

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut/KPK shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e shkarkimit nga detyra për prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar...

‘Basha vodhi zgjedhjet’, grupimi ‘Për PD’-në zbardh shkeljet

Grupimi 'Për PD-në' ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar arsyet pse Basha fitoi një mandat të tretë në krye të...

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...