E hënë, 19 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Nis zbatimi i formulës së re të taksës së pronës, në prill u pagua 73% më shumë

Më të lexuarat

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

Nga Butani tek Armenia: Kush janë 5 vendet më të çuditshme në botë

Çdo vend ka gjërat e tij të çuditshme. Dhe ndërsa nuk ka ndonjë parametër për të matur çuditshmërinë e një vendi, është e sigurt...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

E FUNDIT/ Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, viktima ende në rrugë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Tiranë-Durrës, pranë Maminasit. Viktima ndodhet ende në rrugë. Durrës/Informacion paraprak Më datë 18.10.2020,...

Taksa e ndërtesës e cila vitin e shkuar iu nënshtrua reformimit në metodologji duke pasur si bazë vlerën e truallit dhe sipërfaqen e ndërtimit, ka nisur të japë efektet e saj të para. Të ardhurat në zërin e taksës së pasurisë që nënkupton atë mbi ndërtesën në 4 mujorin e parë të vitit shënuan nivelin 2.27 miliardë lekë, me një rritje prej 37% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Efekti erdhi kryesisht nga muaji prill, ku arkëtimet nga taksa e pasurisë ishin gati 1.5 miliardë lekë, me një rritje prej 73% në raport me prillin 2018.

Ecuria ka qenë edhe më pozitive sesa vetë parashikimi i qeverisë për arkëtimet nga kjo taksë dhe diferenca e faktit me planin vetëm për këtë taksë është 1 miliardë lekë më shumë në favor të të parit për 4 mujorin.

Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë arkëtuar 612 milionë lekë më shumë çka reflekton qartë se taksa e re i ka marrë më shumë para biznesit dhe individëve sesa taksa e vjetër. Sot shkalla e taksimit me metodologjinë e reformuar është 0,05% e vlerës për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për banim dhe 0,2% e vlerës për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike.

Por cilat janë arsyet e “kërcimit” të zërit të të ardhurave në taksën e pasurisë në muajin prill ndërkohë që gjatë tre muajve të parë të vitit ishin mbledhur në total 847 milionë lekë?

Burime pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë sqaruan për “Monitor” se kjo lidhet me dy aspekte. E para ka të bëjë zbatimin konkret të formulës së re të taksimit, e cila në vetvete kishte si qëllim pikërisht rritjen e të ardhurave që vijnë nga kjo taksë duke vendosur një raport të drejtë mes zonës ku banohet dhe taksës që duhet të paguhet. Në 5 nëntor të vitit të shkuar gjithë bashkive iu dha akses në sistemin informatik të kadastrës për të bërë korrigjimet e nevojshme. Kjo do të thotë se Bashkitë që vitin e shkuar kaluan pjesën më të madhe të kohës në terren, për verifikimin e sipërfaqeve, kanë bërë edhe korrigjimet e nevojshme në bazën e të dhënave duke nxjerrë detyrimin e saktë për një pjesë të mirë të adresave.

Arsyeja e dytë për rritjen e dukshme të nivelit të të ardhurave në prill në raport me muajt e mëparshëm, ka të bëjë me arkëtimin e taksave lokale që paguan biznesi pranë drejtorive vendore të taksave dhe tarifave në bashki. Bashkitë në gjithë vendin kanë si praktikë që deri në 20 prill të bëjnë pagesat për disa taksa apo tarifa specifike siç është tarifa e Pastrimit, taksa e Infrastrukturës Arsimore dhe taksa e Tabelës. Këto taksa paguhen menjëherë ndërkohë që taksa mbi ndërtesën, truallin apo tokën bujqësore mund të paguhet në dy këste Kësti 1: (50% e vlerës) brenda datës 20 Prill 2019. Kësti 2: (50% e vlerës) brenda datës 30 Qershor 2019.

Aktualisht taksa mbi ndërtesën ende është në proces tranzitor pasi Kadastra Fiskale e plotë me të gjitha të dhënat e sakta dhe integrimin e plotë të sistemit përfundon në vitin 2021.

Për gjithë vitin 2019, në buxhet është parashikuar që të arkëtohen 6.9 miliardë lekë nga taksa e pasurisë, nga 5.2 miliardë lekë, që ishte fakti 2018, me një rritje prej 33%.

Deri në vitin 2021, sipas të dhënave në projektbuxhet, nga kjo taksë pritet të arkëtohen 7.9 miliardë lekë në vit, ose rreth 50% më shumë se fakti i vitit 2018, përpara se të fillonte mbledhja e taksës së pasurisë në bazë të formulës së re.

Taksa e re, vlera ndryshon sipas zonës

Një qytetar që jeton në zonën e “Ali Demit” në një apartament me të njëjtën sipërfaqe dhe me të njëjtat karakteristika nuk do të paguajë njëlloj me qytetarin në ish-Bllok sikurse ndodhte deri dje. Apartamenti i tij me sipërfaqe 100 metra katrorë i pas vitit 1993 ka në bazë një çmim reference të ndryshëm prej 97.7 mijë lekësh për metër/katror. Vlera e tregut për këtë apartament është 9.77 milionë lekë. Taksa që ai do të paguajë është sa 0.05% e vlerës së apartamentit apo 4885 lekë në vit, çka në bazë mujore është 407 lekë. Këtij qytetari i është rritur taksa e pronës me 63% në raport me taksën e mëparshme që kishte metodologji tjetër. (MONITOR)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...