Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese për padinë e gjyqtarëve ndaj Reformës në Drejtësi

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese për padinë e gjyqtarëve ndaj Reformës në Drejtësi

Ka nisur sot në Gjykatën Kushetuese shqyrtimi i padisë së gjyqtarëve për Vettingun.

Seanca me dhomë këshillimi u zhvillua pa praninë e palëve dhe medias, ndërsa gjyqtarët po shqyrtojnë padinë mbi bazën e dokumenteve.

Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim mbi padinë e përbashkët të Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, të cilët kërkojnë shfuqizimin e 25 neneve nga paketa e tre ligjeve kryesore të reformës në drejtësi.

Në prag të vendimit të Gjykatës së Kushtetuese për padinë e fundit të dy shoqatave të gjyqtarëve, ditën e djeshme Kuvendi i Shqipërisë argumenton se kërkuesve u mungon legjitimiteti dhe se procesi i kontrollit të pastërtisë së figurës është bazuar tek standardet ndërkombëtare.

Sipas padisë së dorëzuar më 1 qershor në Gjykatën Kushtetuese, dy shoqatat që përfaqësojnë interesat e lobit të gjyqtarëve kërkojnë të bëjnë nul një seri kriteresh që lidhen sistemin e ri të karrierës dhe atë të procedimeve disiplinore në gjyqësor, raporton BalkanWeb.

Në të njëjtën kohë, padia dominohet nga përpjekja për të shfuqizuar e një numër nenesh të ligjit të vettingut, të cilat rregullojnë kontrollin e pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve përsa i përket lidhjeve dhe përfshirjes së tyre me krimin e organizuar.

Më konkretisht, shoqatat kërkojnë shpalljen si antikushtetuese të pikave në ligj që legjitimojnë mbledhjen e informacioneve nga dëshmitarë të mbrojtur të prokurorisë, nga përgjimet telefonike të kryera nga agjencitë ligjzbatuese apo nga dëshmi konfidenciale që mund të mbërrijnë në institucionet e vettingut nga oficerë apo agjentë të policisë gjyqësore.

Shoqatat kërkojnë gjithashtu që gjyqtarët dhe prokurorët e përfshirë në procesin e vettingut të kenë të drejtën të japin dorëheqjen në çdo kohë, duke sjellë si rrjedhojë ndërprerjen e kontrollit. Sipas ligjit për “rivlerësimin kalimtar”, kjo e drejtë ka skaduar tre muaj pas hyrjes në fuqi të tij.

Tags: Gjykata KushtetuesegjyqtaretseancaVETTINGU

TË LIDHURA

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë
Aktualitet

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

17:50 | 06/03/2026
Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK heton trafik droge nga Kolumbia, 15 persona të identifikuar
Aktualitet

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK heton trafik droge nga Kolumbia, 15 persona të identifikuar

17:47 | 06/03/2026
Ambasadori i BE, Gonzato: Krimi i organizuar luftohet duke goditur financat e rrjeteve kriminale
Aktualitet

Ambasadori i BE, Gonzato: Krimi i organizuar luftohet duke goditur financat e rrjeteve kriminale

17:28 | 06/03/2026
Next Post
Demiraj njësoj si Rama, ja çfarë bëri një ditë pas porosisë së kryeministrit

Demiraj njësoj si Rama, ja çfarë bëri një ditë pas porosisë së kryeministrit

Shqiptaro-amerikani që hodhi poshtë teorinë e Darwinit, ja kush është Prof. Nelson Çabej

Shqiptaro-amerikani që hodhi poshtë teorinë e Darwinit, ja kush është Prof. Nelson Çabej

Prezantohet Panucci: Jam i nderuar, synimi i vetëm është të shkojmë në EURO 2020

Prezantohet Panucci: Jam i nderuar, synimi i vetëm është të shkojmë në EURO 2020







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Irani kërcënon hapur Europën: Nëse përfshiheni në sulme, do të hakmerremi
Bota

Irani kërcënon hapur Europën: Nëse përfshiheni në sulme, do të hakmerremi

by mirseda
20:43 | 06/03/2026
0

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Majid Takht-Ravanchi, ka kërcuar hapur Europën që të mos marrë pjesë në...

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Iran

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Iran

20:39 | 06/03/2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon bunkerin e Khameneit në Teheran

Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon bunkerin e Khameneit në Teheran

20:03 | 06/03/2026
“Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, Lapaj vendos çadrën kundër korrupsionit

“Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, Lapaj vendos çadrën kundër korrupsionit

20:02 | 06/03/2026
Gjermania tërheq personelin nga ambasada e saj në Bagdad, nis transferimi drejt Jordanisë

Gjermania tërheq personelin nga ambasada e saj në Bagdad, nis transferimi drejt Jordanisë

19:47 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com