Richard Grenell, i dërguari i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se i japin përkrahje të plotë Samitit të Parisit. Me anë të një postimi në Twitter, ai ka paralajmëruar se aty do të mbyllet çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Ne jemi të kënaqur të shohim që evropianët do të mblidhen për të vazhduar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne ofrojmë mbështetjen tonë…”, shkruan Grenell.
“Ne shpresojmë çështja e rëndësishme e liberalizimit të vizave do të përfundojë në këtë takim”, shkruan më tej përfaqësuesi i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai thotë se Shtetet e Bashkuara kanë punuar shumë për të theksuar normalizimin ekonomik midis palëve, sepse besojnë se është hapi i parë thelbësor për mosmarrëveshje politike afatgjatë.
Më herët, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka deklaruar se dialogu me Serbinë nuk ka shanse të arrijë në një pikë përfundimtare, ne rast se nuk arrihet njohja reciproke. Hoti siguroi se njohja reciproke është qëllimi kryesor i dialogut, dhe se normalizimi i marrëdhënieve mes të dy shteteve është pasojë e saj.