Këngëtarja me famë botërore, Nicole Scherzinger ka përshëndetur Shqipërinë me anë të një videoje selfie.
Në fakt, ajo është takuar me blogeren Armina Mevlani, në javën e modës në Paris, ndërsa kjo e fundit ka përfituar për të bërë një video me Scherzinger.
Ndërsa në pasarelë prezantoheshin koleksionet e reja, e gjithë vëmendja ishte tek bukuroshja Nicole, e cila ishte e ulur në rreshtin e parë të sallës, mjaft elegante dhe me stil në të veshur si gjithmonë.