Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu reagoi pas votimit të KLGJ-së dhe KLP-së në seancën e sotme parlamentare. Donald Lu e kritikoi sërish klasën politike për këtë gjë, por u shpreh gjithsesi i kënaqur se reforma në drejtësi ka bërë një hap përpara.
“Politikanët, në të majtë dhe në të djathtë kanë frikë nga reforma në drejtësi. Mos u përqendroni në lajmin e keq se politikanët dështuan sërish të bashkëpunojnë në zgjedhjen e anëtarëve KLP-së dhe KLGJ-së. Përqendrohuni në lajmin e mirë se Kushtetuta e kishte parashikuar këtë gjë dhe sot i përzgjodhi anëtarët në mënyrë rastësore. Unë kam më shumë besim në një përzgjedhje të rastit sesa një përzgjedhje nga politikanët. Reforma në drejtësi ka hedhur një hap përpara” deklaron ambasadori Lu.
Pak më parë lista për anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së, pati 72 vota pro në Kuvend të cilat ishin të mjaftueshme për t’i miratuar, por në bazë të Kushtetutës ajo ka kaluar automatikisht me raundin e parë.