Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ngjela: Meta hyri në politikë me 2 xhaketa, sot ka pafund prona

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ngjela: Meta hyri në politikë me 2 xhaketa, sot ka pafund prona

Thirrjet që Presidenti i Republikës, Ilir Meta bën për popullin që të ngrihet sa më parë kundër qeverisë së PPP, avokati Spartak Ngjela i sheh si tentativa për të shpëtuar pasurinë. Ditët e fundit kanë qenë të shumta rastet kur Meta ka sulmuar qeverinë, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve të reflektojnë e të mos lejojnë instalimin e regjimit diktatorial. Por Spartak Ngjela deklaroi dje për gazetën “SOT” se kjo është një sjellje e dëshpëruar e presidentit.

Sipas tij, Meta trembet sepse e di që po i afron ora e llogaridhënies para drejtësisë së re për pasuritë e tij marramendëse. Ngjela shtoi se në vitet e tij të para në politikë, presidenti kishte vetëm një palë këpucë dhe dy xhaketa, ndërsa sot është i kamur. “Ai po i bën thirrje popullit të ngrihet. Po pse do të ngrihet populli? Që të shpëtojë pronat e Ilir Metës, i cili kur hyri në politikë ishte një njeri i thjeshtë i popullit?

Ai u fut me një palë këpucë, me 3 palë çorape dhe me 2 xhaketa. Ky ka qenë një shtet i pakontrolluar. Një shtet i pakontrolluar dhe një bankë e pakontrolluar vidhen. Ky shtet është vjedhur dhe këta janë abuzues të gjithë. Të gjithë kryeministrat që kanë qenë në Shqipëri janë të implikuar. Nuk mund të ketë korrupsion shtetëror po nuk do kryeministri. Por gjithë problemi është se viktimat në fillim do të jenë ministrat. Sepse ata e kanë bërë gjithë zallamahinë me urdhër të kryeministrave. Kjo do të jetë e ardhmja e reformës në drejtësi, e cila fillon që këtë muaj. Të gjitha të tjerat pastaj janë dëshpërim. Mos më pyesni mua për njeriun e dëshpëruar. Meta është i dëshpëruar, por nuk i ka njeri në faj”, tha Spartak Ngjela. Ai e akuzoi Metën se ka vjedhur pasuritë shtetërore. “Ka futur duart tek financa shtetërore. Do ta paguajë. Do të përplaset me gjykatat dhe le të marrë pafajësinë nëse e provon dot”, theksoi avokati.

Dorëheqja e Ilir Metës

Spartak Ngjela zbuloi edhe disa të fshehta sa i takon procedurës së nisur nga mazhoranca për shkarkimin e Ilir Metës. Duke theksuar se opinioni i Komisionit të Venecias do të rrëzojë pretendimet e presidentit, Ngjela tha se në këtë moment Meta do të japë dorëheqjen. Sipas tij, ai do ta ndërmarrë një hap të tillë për të shpëtuar nga akuza e shkeljes së Kushtetutës dhe për të mos u përballur me Gjykatën Kushtetuese.

“Presidenti është nën akuzë. Njeriu nën akuzë humbet ekuilibrin. Nuk e shtyu njeri të shkelte Kushtetutën. Ai e shkeli Kushtetutën me shpresën se duke e bërë këtë akt do t’iu jepte një dekret të pavlefshëm kundërshtarëve, pra Partisë Demokratike në protestë. Ai kërkonte ta ngrinte më tepër tempin e protestës. Protestën e PD, të Saliut dhe të Bashës, e goditi politika amerikane në mënyrë drastike. Ky është fakt. Dhe nuk pipëtiu gjë dhe as nuk do të pipëtijë gjë se janë njerëz me rekorde ndërkombëtare. Presidenti meqë e shikon që Basha nuk ka fuqi, mendon se ka ky fuqi për ta shpëtuar veten nga akuza. Por nuk shpëton dot. Çështja është se po pritet mendimi i Komisionit të Venecias. Komisioni i Venecias do të thotë që është akt administrativ ose akt juridik absolutisht i pavlefshëm. Për këtë jam i sigurt. Meta pastaj do të japë dorëheqjen”, tha ai.

Dorëheqja e Metës shihet nga avokati si një hap që do të afrojë përballjen e tij me drejtësinë sepse në këtë mënyrë nuk do të ketë imunitet. “Në momentin që do të japë dorëheqjen, nuk është më president, bie çështja sepse nuk shkon dot më në Kuvend për të shkarkuar presidentin. Po nuk shkoi dot në Kuvend, nuk shkon dot as në Gjykatën Kushtetuese. Ky tërhiqet dhe bie akuza që ta gjykojë Gjykata Kushtetuese, por ama nuk është më president pas dorëheqjes dhe kjo ka shumë rëndësi. Pastaj do të fillojë kalvari i reformës në drejtësi që të tregojë ku i ka gjetur pronat”, deklaroi Spartak Ngjela.

 

Tags: MetaNgjelapasuria

TË LIDHURA

Berisha sfidon Ramën: Po je burrë qëndro në zyrë në datën 24. Po të vjen populli!
Politikë

Berisha sfidon Ramën: Po je burrë qëndro në zyrë në datën 24. Po të vjen populli!

16:14 | 22/01/2026
110 vota pro, asnjë kundër! Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” së Trump
Aktualitet

110 vota pro, asnjë kundër! Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” së Trump

15:51 | 22/01/2026
Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

15:17 | 22/01/2026
Next Post
Shqipëria s’gjen qetësi/ Gruaja hidhet nga ballkoni me fëmijët: S’kemi vënë gjumë në sy  

Shqipëria s’gjen qetësi/ Gruaja hidhet nga ballkoni me fëmijët: S’kemi vënë gjumë në sy  

E shkundi sërish, sa ballësh ishte tërmeti i fundit

E shkundi sërish, sa ballësh ishte tërmeti i fundit

Pasojat e tërmetit, 10 qytetarë ndodhen ende në spital (foto)

Pasojat e tërmetit, 10 qytetarë ndodhen ende në spital (foto)







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Berisha sfidon Ramën: Po je burrë qëndro në zyrë në datën 24. Po të vjen populli!
Politikë

Berisha sfidon Ramën: Po je burrë qëndro në zyrë në datën 24. Po të vjen populli!

by mirseda
16:14 | 22/01/2026
0

Kryetari i PD, Sali Berisha sfidoi kryeministrin Edi Rama duke i kërkuar të qëndrojë në zyrë të...

110 vota pro, asnjë kundër! Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” së Trump

110 vota pro, asnjë kundër! Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” së Trump

15:51 | 22/01/2026
Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

15:17 | 22/01/2026
Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

14:26 | 22/01/2026
Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

14:21 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com