Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka folur rreth ngritjes së SPAK-ut dhe goditjen e korrupsionit në nivele të larta, teksa deklaron se janë mbledhur dosjet dhe ka nisur hetimi i tyre nga ekspertët e SHBA-së, BE-së dhe FBI-së.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Ngjela thotë se ekspertët kanë marrë të dhënat nga të gjitha bankat e botës dhe kanë gjetur shuma të mëdha parash, madje edhe në Gjibraltar.
“Kam parë ligjin. Reforma ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, e drejtojnë ata. Liderët e opozitës dhe të mazhorancës janë të kërcënuar. Dosjet janë marrë, kanë filluar. Ata e kanë marrë shumë seriozisht, kanë qenë ekspertët e tyre këtu, janë edhe ekspertët e FBI.
Kanë marrë të dhënat nga të gjitha bankat e botës, kanë gjetur pare shumë të madhe, edhe në Gjibraltar kanë gjetur. Madje, dikush më tha që ato para do iu kthehen të gjitha shqiptarëve. Ky ishte një shtet i pakontrolluar, sigurisht që është vjedhur. Shqipëria është një hap larg shpëtimit”, tha Ngjela.fg