E martë, 20 Tetor, 2020
7 C
Tirana

Ngjarjet e vërteta që janë huazuar nga seriali i famshëm “Games of the Thrones”

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

Stinët e gjata në serial, reflektojnë modelet e çuditshme të motit gjatë Periudhës së Ngrohtë Mesjetare, dhe Epokës së Vogël Akullnajore, që ndikuan shumë botën e njohur gjatë Mesjetës.

Edhe pse gjeografikisht pasqyrojnë botën tonë, me Uesterosin që ngjan dukshëm me Ishullin Britanik, moti në “Game of Thrones” duket të jetë në pamje të parë thjesht fantastike. Në vend të viteve tona, të përbëra nga 4 stinë të barabarta, bota e Martinit gëzon një cikël të dukshëm të ndryshëm sezonal.

Ndërsa zonat më veriore të botës janë më të ftohta se sa ato në jug, duke reflektuar modelet tona të motit, në vend se të zgjasin në kohë përafërsisht të qëndrueshme, bota në serial ka stinë me gjatësi të ndryshme. Në fillim të shfaqjes, bota është duke shijuar një verë 9-vjeçare, e cila është në fundin e saj.

Përderisa ka shumë spekulime, ky model ciklik nuk është i natyrshëm, por një mbetje e qëndrueshme e Natës së Gjatë që pretendohet se ka ndodhur 8 mijë vjet para ngjarjeve të filmit, modelet e motit në “Game of Thrones”, pavarësisht nga elementet e tyre fantastike, pasqyrojnë çuditërisht ato të Evropës mesjetare.

Duke zgjatur midis viteve 950–1250 të Erës Sonë, Periudha e Ngrohtë Mesjetare, kishte temperaturat më të nxehta të regjistruara ndonjëherë në epokën moderne. Pas asaj “vere të gjatë”, bota u zhyt në Epokën e Vogël Akullnajore. Ajo zgjati përafërsisht gjatë viteve 1300– 1850, temperaturat ranë ndjeshëm dhe bota hyri në një “dimër të gjatë”.

Huazimi ndoshta më i qartë nga historia, Lufta e Pesë Mbretërve, është një riprodhim fantazioz i Luftës së Trandafilave në Angli.

Një përbërës thelbësor i narrativës së filmit midis episodeve të fundit të sezonit të parë dhe të fundit të sezonit të katërt, dhe me pasojat e konfliktit që rezonon gjatë gjithë sezoneve pasuese, Lufta e Pesë Mbretërve është një luftë civile e zgjatur në Shtatë Mbretëritë e Uesteros.

E shkaktuar nga vdekja e Mbretit Robert I, lufta zhvillohet midis 3 luftëtarëve që synojnë Fronin e Hekurt – Xhefri Barateon, Stanis Baratheon dhe Renli Barateon – si dhe përfshinë dy lëvizjet përpavarësi të udhëhequra nga Rob Stark, Mbreti i Veriut, dhe Balon Grejxhio, Mbreti i Ishujve të Hekurt.

Megjithëse e kondensuar vetëm në një periudhë 5-vjeçare nga Martin, Lufta e Pesë Mbretërve,është frymëzuar dukshëm nga Luftërat e Trëndafilave më Angli. Një konflikt i gjatë brezash, që zgjati 32 vite, nga viti 1455 deri më 1487–ën, degët rivale të Shtëpisë Mbretërore të Plantagjëntëve, Dhoma e Lankasterit dhe Shtëpisë së Jorkëve, morën pjesë në një luftë të përgjakshme për fronin.

Në përfundim, ashtu si tek “Game of Thrones”, me vdekjen e të gjithë linjës mbretërore mashkullore, froni i kaloi përfundimisht një të afërmi të largët, Henri Tudor. Përfshirja e nënave që sundojnë në emër të djalit të tyre, pretendentët e fronit që rriten në mërgim në territore të largëta, dhe një familje e pasur jo–mbretërore që vepron si fuqia e vërtetë pas fronit, paralelet janë të shumta.

Një frymëzim tjetër nga Epoka Romake, “Muri” është një version i ekzagjeruar fantazi i Murit të vërtetë të Hadrianit, i ndërtuar në Britaninë Romake. Një fortesë e madhe, që shtrihet për 300 milje përgjatë kufirit verior të Shtatë Mbretërive të Uesteros, Muri ndan mbretërinë jugore nga tokat përtej saj. I ndërtua me një lloj akulli të fortë nën drejtimin e Bran Ndërtuesit, duke përdorur mjete të panjohura, por që supozohet se përfshijnë edhe magjinë, pengesa 700 metra e lartë besohet të jetë ndërtuar rreth 8 mijë vjet para ngjarjeve në film.

I harruar nga shumica, synimi origjinal i murit ishte të mbronte mbretëritë e njerëzve nga Shëtitësit e Bardhë, por Lufta e Pesë Mbretërve u la në hije nga roli i fortifikimit në ndalimin e pushtimit nga banorët indigjentë nga përtej murit: të egrit. Megjithëse nuk është ndërtuar prej akulli apo të jetë700 metra i lartë, Muri ka shumë ngjashmëri me Murin e Hadrianit.

I ndërtuar në provincën romake të Britanisë, me ndërtimet që nisën në vitin 122 të Erës Sonë, gjatë sundimit të perandorit me të njëjtin emër, Muri i Hadrianit përfshin gjerësinë e Anglisë veriore midis lumit Tajn dhe Soluje Fërth.

Duke mos qenë e vetmja strukturë gjigante mbrojtëse, Muri Antonin, i ndërtuar 20 vjet pas murit tjetër më të famshëm, shënoi kufijtë më veriorë të Britanisë Romake. Duke kaluar 63 milje nëpër Rripin Qendror të Skocisë, muri prej 3 metrash i lartë, u braktis më pak se një dekadë pas përfundimit të tij. / bota.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Milo: Greqia nuk mund të zgjerojë ujërat pa marrëveshje me Shqipërinë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias pritet të vizitojë sot Tiranën. Në takimet me krerët  epolitikës shqiptare, temë diskutimi, mes të tjerash do jetë edhe...

PD lëshon ‘bombën’: Ka një hetim ndërkombëtar për çështjen e inceneratorëve

Partia Demokratike e dërgoi çështjen e inceneratorëve dje në SPAK, por hetimi i saj duket se ka “thyer” edhe kufijtë e Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm...

Meta: Rritja e borxhit publik po thellon papunësinë dhe varfërinë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta duke iu referuar parashikimeve të FMN për muajin tetor, shprehet se situata ekonomika në vend është shqetësuese. Meta shprehet se...

Akuzat e Metës, Rama: E turpshme të kemi një president të tillë

Kryeministri Edi Rama, e cilëson të turpshme faktin që Ilir Meta ndodhet në zyrën e Presidentit të Republikës. Pasi kreu i shtetit tha se qeveria...

Gratë naftëtare nuk dorëzohen: Nuk dalim nga greva pa marrë pagat

Gratë naftëtare në Ballsh, kanë hyrë në ditën e 6-të të grevës së urisë. Gjendja e tyre sa vjen dhe përkeqësohet, teksa njëraprej tyre është...