Kryesore

Meta i ashpër: Nuk ndryshohen kufijtë Kosovë-Serbi! Politikanët shmangin përgjegjësitë

               Publikuar në : 11:08 - 22/05/19 S.N

Presidenti Ilir Meta është treguar mjaft i prerë në fjalën e tij në konferencën “Sfidat e sigurisë në Ballkan”.

Duke iu referuar historisë, Meta tha se nuk mundet në asnjë mënyrë të ndryshohen kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë, çështje kjo mjaft delikate, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes edhe në samitin e Berlinit.

Presidenti pati një mesazh edhe për politikanët në Shqipëri, ku tha se cdo ndërhyrje cenon sovranitetin e Republikës se Kosovës dhe se Shqipëria duhet të luajë vetëm rol unifikimi ne procesin e dialogut mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Fjala e Metës:

Në më pak se 30 e ca vite, shohim ndryshimin e madh që ka ndodhur në vendin tonë.

Pse mos të bashkohen të gjithë shqiptarët, po natyrshëm pse mos të bashkohen të gjithë serbët, kroatët, boshnjakët?

Këto delirime, gjoja patriotike, janë diabolizëm i gjallë. Përpjekje e politikanëve autoritarë për t’u shmangur nga përgjegjësitë e tyre, dhe shpesh e bëjnë në mënyrë të koordinuar. Çfarë ndodh? Ikin të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, ikin kudo dhe na ftojnë për të parë një film që e kemi parë shpesh në Ballkan. Dhe bëhet fjalë për një rajon në Ballkanin Perëndimor, 20 e ca milion banorë.

Ne thellojmë ndarjet për arsye më shumë do thosha personale. Dëgjojmë që serbët dhe shqiptarët janë dy popujt kryesorë të rajonit dhe kanë përgjegjësinë më të madhe si gjermania me Francën. Në Ballkan çdo popull është më i madhi në botë, shikoni këngët, shikoni historitë, asnjë nuk pranon që tjetri është më i madh.

Ne e dimë shumë mirë çfarë ndodhi, sa njerëz u vranë, asnjë cm nuk u lëviz në kufi. Nuk rivizatohen kufijtë as kollaj.

E dimë sa vëllazërore janë marrëdhëniet Kosove-Mal i Zi. E dimë shumë mirë se çfarë ndodhi për një marrëveshje demarkacioni, kur erdhi puna për ta zbatuar, një pakicë e vogël e bllokoi dhe për çfarë bëhet fjalë, për disa pyje ku as qentë nuk rrinë.

Ne mund të çojmë më shumë trupa në Afganistan, apo letoni, por kontributi ynë është si faktor stabiliteti në rajon, çdo devijim tjetër nuk i shërben Shqipërisë.

I kemi mundësitë të jemi si faktor stabilizues në rajon. Që nga viti 2002-2003 gjysma e marrëveshjeve nuk janë firmosur me Serbinë, dhe nuk ka asnjë kufizim për marrëveshjet me ta. Në dialogun Kosovë-serbi, Shqipëria është thjesht mbështetëse e këtij dialogu, në momentin që ndërhyn, cenon sovranitetin e republikës së Kosovës. Ne duhet të respektojmë institucionet, nuk duhet të zbehim atë rol konstruktiv pozitiv që ka patur, ka e duhet të ketë Shqipëria. Detyra jona është të nxisim unifikimin për një konsensus mes rajoneve. Nëse dikush mendon që duhet të angazhohet më shumë Amerika, apo Evropa, mendoj se kjo është shumë e gabuar. Kjo lidhje për ne është shumë e çmuar. Kjo nuk mjafton, kërkohen liderë të përgjegjshëm./ Tirana Today

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT